Kush është armiku ynë më i madh

July 19, 2016 10:35

Kush është armiku ynë më i madh

Arben Meçaj

Duke dëgjuar deklarimet e fundit percepton sa vulgare, primitive, dhe mediokre, është politika shqiptare. Ky është imazhi i parë i vëzhgimit të përciptë të asaj që lexojmë, dëgjojmë e shohim.

Palët tashmë janë bërë evidente. Fushë-beteja është e qartë. Nervozizmi mbarë popullor konstatohet kudo. “Çfarë dreqin kanë që me argumente vulgare dhe prepotente prodhojnë artifica që dukshëm tregojnë se: Janë absolutisht kundër SPASTRIMIT “

Të jetë frika ndaj “BURGUT”. Jooo! Nëse dikush (dukshëm që ai “DIKUSHI” është Amerika dhe BE ) i do në burg këta horra, e bën , fare thjeshtë. Dosjet  e tyre janë aq të mbushura me fakte, nuk do të ketë prokuror që do t’i mbulojë.

Por këta HORRA që  kanë “Kurajo” të sfidojnë Amerikën dhe BE, që kanë “Trimërinë” e prepotencës kërcënuese ndaj partnerëve tanë strategjikë, nuk janë individë.

Ata janë STRUKTURË. Për 25 vite , veçanërisht 10 vitet e fundit, është investuar jashtëzakonisht për konsolidimin institucional të Saj.

Ata janë Militarë ( Kuptoje mirë këtë term i dashur ) të instaluar në çdë hallkë të shtetit shqiptar, Politikë, Presidencë, Gjyqësor, Administratë. Kudo. Ata nuk kanë ndërgjegje, nuk kane ndjeshmëri nacionale, nuk kanë  përgjegjshmëri. Ata kane detyrim ndaj hierarkisë Urdhërdhënëse.

Është e kotë të bindesh në bisedime “Atë”. “Ai” si individ pavarësisht pozicionit hierarkik në politikën shqiptare ish apo në krye, praktikisht nuk është askushi . “Ai” është thjesht  një Urdhërmarrës. Atij i duhen tre ditë për të marrë Urdhërin dhe dhënë përgjigjen mbi Propozimin për kompromis, atij i duhet urdhëri për të vepruar në kohen dhe momentin e “Duhur”. Dhe Urdhëri vjen nga LARG.

STRUKTURA së bashku me Urdhërdhënësin, tashmë kur Vendimmarrja do të ndajë përfundimisht “Shapin nga Sheqeri” është pozicionur në vend luftimi. Ajo është në betejën finale për “jete a vdekje” në Shqipëri .

Ajo është gatshme të shkatërrojë çdo gjë në Shqipëri vetëm që Reforma SHFAROSËSE të mos Ligjërohet. Ajo do të hedhë në skenë gjithë arsenalin e saj të kamufluar apo të  dukshëm , në politike dhe media.

Është LUFTËE. Palët në llogore janë evidente Ne, USA & BE në një krah dhe ….STRUKTURA  me Urdhërdhënësin në krahun tjetër!

Natyrisht për mua është e qartë kush është STRUKTURA dhe Urdhërdhënësi. Për ty qytetar, patriot i vendit tim STRUKTURA dhe Urdhërdhënëësi duhet të fiksohet mirë. Ditët që do të vinë do të jenë të vështira për ty dhe për mua. STRUKTURA dhe Urdhërdhënësi posedon gjithë arsenalin për të prodhuar SITUATA në Shqipëri.

Por ne finale çfarëdo gjë që të ndodhë ( dhe me e pa parashikuara SOT) ti Patrioti im që e do Vendin dhe Atdheun duhet ta dish se vendimmarrjen e ke ti dhe unë në dorë.

Analizo dhe Gjyko!

Armiku më i madh i Yni i të ardhmes së sigurt të vendit tonë është STRUKTURA. Ti ke vetëm një detyrë. Me ndërgjegje IDENTIFIKOJE.

Armiku më i madh i saj je Ti dhe Unë!  Si asnjëherë në historinë e vendit Tonë të dashur, në krah kemi miq që na duan dhe do të dine si të jenë në krahun tonë.

Çfarëdo që STRUKTURA dhe Urdhërdhënësi të ketë projektuar për të Sotmen dhe Nesërmen tonë, dhe sikur Reforma të mos miratohet, një gjë është e sigurt. Kësaj here ajo do të dështojë! Kësaj here Ajo është përfundimisht në SHËNJESTËR !

 

July 19, 2016 10:35
Komento

9 Komente

  1. sinan hibro July 19, 13:46

    Pershendetje dhe respekt per kurajon dhe parimesine qe shfaq z. Arben Mece. Por ….por ,kjo nuk mjafton . Une do pelqeja qe z. Mece t’i drejtohej personalisht cdo deputeti . Nuk e kam fjalen per deputete ” lamashe ” si K. Islami, A. Imami,T. Shehu, G. Pollo , F. Mediu etj. apo te tjere ” kamikaze ” si J. Topalli, L.Boci, G. Strazimiri, O. Bylykbashi , E. Halimi , L. Elmazi e sa femra te tjera etj. Kam parasysh deputete te tille si Dashamir Shehu apo Agron Duka apo ndonje tjeter te ngjashem…A mund te analizosh dhe t’u besh atyre pyetje : Pse nuk u dashka votuar prej tyre reforma ne drejtesi ? Dhe mbasi t’u behet kjo pyetje , te analizohet cfare pozicioni kane apo deshirojne te ruajne ata ne kete strukturen e shtetit tone te kalbur !

    Reply to this comment
  2. s.h. July 19, 14:31

    Me ndodh shpesh qe komentet e mia nuk percillen…Cudi, se ka edhe ka rruge te tjera permes fb…!?

    Reply to this comment
  3. reformatori July 19, 15:11

    Beni te pershendes Jam nje koleg i juaji dhe kam mbaruar fakultetin me ty.Keta jane me te vertete vemje. per shkak te tyre jemi ne kete deregje,Shiko si bejne presion ,kurv jane ne siklet.ora e fundit te tyre po troket. perveq miratimit te reforms,duhet pa tjeter qe ilir meta te zhduket nga skena politike eshte kanceri i keti vendi.qofsha i gabuar

    Reply to this comment
  4. reformatori July 19, 15:14

    fitore

    Reply to this comment
  5. Ekzemplar July 19, 15:18

    A e kuptoni tani se pse ENVER HOXHA i pushkatoi deputetet opozitare pas clirimit?
    A nuk e meritojne pushkatimin edhe Salih Berisha me zagaret e tij ndonese kane nje popull te tere kunder bashke me SHBA DHE BE ?
    Per cfare u kerkoni konsensusin ketyre krimineleve kur ata e dine se pas kesaj do vene ne GIJOTINE?
    A e shikoni tmerrin qe shfaq Ilir Meta kur kujton burgun?

    Reply to this comment
  6. Toto July 19, 15:19

    Hajde per hajer qofte. Ne do Perendimi qe te behet ky vend , kesaj rradhe do behet.

    Reply to this comment
  7. Arber Iliri July 19, 23:31

    Dash Shehun e kam pare gjithmone si nje politikan te pakorruptuar dhe me integritet, nese ket loje e ka deri diten e votimit dhe ate dite voton reformen eshte ne rregul por nqs del kunder, qenkam gabu, qeka koti fare.

    Reply to this comment
  8. R July 20, 09:46

    Lexojme – ” Eshte lufte. Palet ne llogore jane evidente. Ne USA&BE ne nje krah dhe STRUKTURA ne krahun tjeter”
    Ha ha ha qeshi babai yne!
    Ky Mecaj po me kujton kohen e zborit ne komunizem.
    ” Ne kodren perballe jane forcat e NATO+Traktatit Varshaves, Ne me nje Urra te forte do ti sulemi e do ti shfarosim “!
    Asgje nuk ka ndryshuar baba – i thame ne – prap me llogore po vazhdohet!
    Dashte zoti nuk jemi ne llogoren e gabuar – tha babai ne fund me qesendi!

    Reply to this comment
  9. logjika July 20, 10:33

    Arber, e ke degjuar Dashamir Shehun “babaxhan”? Thote une do votoj si opozita, pavaresisht se e kritikon opoziten! Pra, keta nuk jane deputet, ne radhe te pare njerez, por jane llogaristes se nga duhet te shkoje kandari interesave te tyre dhe jo te Shqiperise. Ta quaj me mend Dash Shehin ! larg qofte; eshte nje “babaxhan” denglaxhi qe nuk do ta dije per vendin, pavaresisht se flet aq shume. Si ore Dash-dele do votosh si opozita, ti je deputet per interesat e popullit shqiptar apo te opozites apo dhe te pozites? ! Ti ke mendje apo je robot si te kurdis opozita, ti ke shkuar deputet per numrat e opozites vetem apo per te dhene kontribut per vendin e shoqerine…. Dhe Dashi-dele na dalka i mençur. Arber, e di ti se çfare bente Dashi kur ishte zv/kryeminister i Meksit? Pinte tere diten neper lokale dhe bodigardet e tij rrihnin qytetaret qe ndodheshin aty e ky zgerdhihej. Keta jane mostrat e Sali Berishes dhe nuk ndryshojne. Keta jutojne se ne kete bote kane ardhe vetem keta dhe eshte e gjitha e tyre. Me ze e nen ze thone: tani, tani e kemi radhen ne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*