E vetmja shpresë për PD-në, Fatos Nano

Nga Bardhyl Ermini September 24, 2014 12:43

E vetmja shpresë për PD-në, Fatos Nano

Pena e nderuar e krejt intelekt e zotit Bedri Islami, di bukur fort të ndalet aty ku duhet. “Çfarë do të ndodh tani me këtë monstër”, pyeti tre ditë më parë. Natyrisht që është një pyetje retorike e që e ka përgjigjen brenda, megjithëse gazetari fjalërëndë na e lehtëson së tepërmi pozitën, “Ai…një ditë do të përbuzet nga të vetët”. Vini re, ndonëse nuk kam përmendur ende emër, edhe bufi e kupton se për
cilin bëhet fjalë. Nuk e besoj se ka një qenie më të përshtatshme për ta fituar nofkën e monstrës se sa krijesa e lindur në ajrin e Tropojës, i shkolluar në ajrin e Tiranës, i plakur në ajrin e nën bishtit të kalit të Don Kishotit, shpirti katran i të cilit rri brënda një trupi zgërdallë, bashkësinë e të cilave e quajnë Sali Berisha. Se si do të shkojë fati i kësaj monstre, le ta lëmë në rrjedhën e qelbësirës të brendisë të vet. Pasi, mendoj se pas intervistave të realizuara nga ish trup roja e tij Izet Haxhia, gjendja politike e
grupimit të djathtë, apo e të ashtuquajturës opozitë, ndodhet tamam në udhëkryq. Ose do të largohen me shpejtësi e zyrtarisht nga hija kriminale e mafioze e këtij njeriu, ose nuk do të arrijnë të reagojnë dhe balta, balta e antishqiptarisë do t’i llangosë ata dhe veprën e tyre tashmë të kompromentuar. Natyrisht që nuk pritet që nga drejtësia, ajo që është kunguar me duart prej intriganti të monstrës, të mund t’i tregojë vendin që meriton këtij viktime të poshtërsisë të vet. Drejtësia ndofta buron nga qielli, por vjen nëpërmjet njerëzve, e njerëzit jemi ne, ne dëshmitarët e krimeve të këtij matrapazi të demokracisë shqiptare, i cili na vrau pa ju dridhur fare ajo dora e tij e helmët, katër varfanjakët e bulevardit të janarit të 2011-ës, që ende vazhdojnë e kërkojnë atë për të cilën u vranë, barazi e drejtësi.
Opozita nuk e ka më të drejtën të bëjë të paditurin. Ajo ose nuk i di ato që thuhen apo deklarohen nga njerëz krejtësisht të besueshëm si Haxhia, protagonist i drejtpërdrejtë i atyre që denoncon, e me këtë rast e ka mundësinë e reflektimit, ose i di dhe kjo është një fatkeqësi e madhe, pasi nënkuptohet drejtpërsëdrejti bashkëfajësia me monstrën, me gjithçka për të cilën ai akuzohet, me mashtruesin, me intrigantin, grabitësin, e me vrasësin. Por, reflekset që duken herëpashere nga ky krah politik, të bëjnë pesimist. Pasi është e pamundur të imagjinohet se si kur brenda vorbullës të opozitës vazhdon e rrëmon njësoj si në vitet e rinisë të tij politike brejtësi kriminel, përfaqësuesit më të lartë të saj, shpifin, akuzojnë pa pikën e përgjegjësisë, gënjejnë e kërcënojnë, pikërisht në adresë të kundërt të asaj nga duhet të drejtohen. Flasin për Edi Ramën, emri i të cilit ju krijon alergjinë e mjeranit, të cilit kërkojnë t’i rrëmbejnë pushtetin me të gjitha format e mundshme, me përjashtim të njërës, asaj demokratike e në rrugë kushtetuese. I atribuojnë atij prapambetje ekonomike, kur brenda tyre rri e vigjilon prapambetja më e madhe që mund të imagjinohet, arkitekti i piramidave financiare, efekti kapitullues i të cilave ende vazhdon. E akuzojnë për korrupsion, kur ndërkohë në krye të tyre e pranuan Berishën junior, atë që prokuroria e akuzoi për shpërdorimin e 250 milionë eurove të “Rrugës të Kombit”, të cilës ju largua si një frikacak i paskrupullt. E akuzojnë si nostalgjik, kur në krye vazhdojnë të mbajnë ende kryenostalgjikun, atë që nuk heq dot dorë nga nostalgjia e luftës të klasave, nga ndjenja e hakmarrjes proletare.
E keqja më e madhe është se grupi udhëheqës i opozitës të sotme, nuk jep aspak shpresë. Pasi ata janë kompromentuar, janë “bashkëpronarë” në lugën e çorbës, të cilën ju a kanë racionuar nga e njëjta garuzhde, nga ajo e skuadroneve kamikaze të gatuara nga monstra për ditë të zeza, pikërisht për këto ditë. Aktualisht, PD-ja ndodhet pothuajse në pozitat e PPSH.-së në mesin e viteve 80-të, atëherë kur, megjithëse koha ju impononte ndryshim, anëtarët e intelektualët e saj rrinin si hunj gardhi e shihnin nga yjet (Ramizi), derisa u atrofizuan aq sa që edhe transformimi që morën përsipër në vitin 1991 ende edhe sot vuan legalizimin real. Historia tashmë është përsëritur dhe ashtu siç thuhet, Partia Demokratike sot jeton farsën, apo komedinë vulgare, pjesën e dytë të dramës që pësoi Partia e Punës,
krijuesja e vet “per forza”. Anëtarët e saj tani nuk bëjnë asgjë tjetër, vetëm i kanë kthyer edhe ata sytë nga Ramizi i vet, ai kokë ziu e i krehuri për qamet e që nuk është në gjendje të mbahet më, pasi pas shpine i rri edhe atij ai Enveri i tij, ai që e thyen në kryq nëse i shkon në mendje të mendojë me kokën e vet. Grupi opozitar, me ata 4-5 politikanë të shpëlarë që ka në krye, e ato 3-4 gra burra që dinë të
bëjnë vetëm tualet politik sipas modelit të monstrës, nuk janë në gjendje të bëjnë më asgjë. Nuk ka dyshim se, në formë krejt demokratike, atyre u duhet treguar vëndi.

Po kush se, kush? Një propozim : Zoti Kastriot Islami ka kohë që militon në drejtimin e kësaj partie. E nuk i duhet ngrënë haku. Ai është një politikan pa karakter, por një burrë i ditur. PD-ja nga ky, realisht ka vetëm fitim, e sidomos tani që ai e ka lëshuar plugun e vet në këtë parti. Anëtarësia e kësaj partie le t’i shtrëngojë dhëmbët e të dëgjojë. Ata e kanë të lirë shefin real të zotit Islami, Fatos Nanon, i cili në se do të integrohej në këtë parti, do ta bënte këtë të fundit të arrinte maksimumin që mund t’i kërkohet, qëndrimin në opozitë si parti parlamentare e jo si e listës “na ishte njëherë”. Me këtë rast korrigjohet edhe radhitja e parë politike e gabuar që është bërë në Shqipërinë e viteve 90-të. Elektorati më i emancipuar i të majtës, në krizën e vet më të madhe ftoi brenda tij një përfaqësues të djathtë si zoti Rama (e ç’të djathti se…), e sot mund të thotë se ajo e ka realizuar misionin që i ngarkoi vetes. E vetmja mundësi që i ka mbetur sot të djathtës, është pikërisht thirrja “nën armë” e një të majti si zoti Nano (e ç’të majti se…), në mënyrë që t’ja shtojë vetes shanset e riafirmimit e të mos-shuarjes. Natyrisht që vendi do të çalojë, por më mirë kështu se sa me një këmbë. Të paktën do të ecë!

Nga Bardhyl Ermini September 24, 2014 12:43
Komento

25 Komente

  1. Pirro September 24, 13:30

    Duket si nje shkrim naiv, por ne fakt po paralajmeron mbylljen e rrethit te Katovices.

    Reply to this comment
    • xhonson September 25, 01:45

      PD-ja dhe Sali Berisha e kane mbyllur misionin e tyre qe u caktoi UDB-ja ish jugosllave:-SHKATERRIMIN E SHQIPERISE DHE PERCARJEN E POPULLIT SHQIPTAR!!!
      PER 1 MIJE VJET NUK MUND TE NDREQET DOT SITUATA E KRIJUAR NGA ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE NDER SHEKUJ,KRIMINELI Sali Berisha!!
      Mallkuar qofte dita kur lindi kjo MONSTER E KEQE!!!

      Reply to this comment
    • Bureto September 25, 15:38

      Ka te ngjare qe te ndodhe edhe keshtu. Nuk duhet ndonje sforco e madhe, sepse me ne krye Berishen keto 23 vjet PD, nuk ka qene mirefilli nje parti e djathte dhe s’kishte si te ishte kur, realisht ajo doli nga dyert e PPSH. Mire e ka thene ‘patriarku’ i PPSh, alias PS, Dritero Agolli, ne ndonje rast sinqeriteti qe: “PD dhe PS jane dy gjysmat e bajges PPSH, te ndara ne mes nga rrota e qeres se historise.” E nderkohe qe PS po jep shenja se po reformohet ne kahjen e duhur, pra te dale nga tortura e te qenit gjysem bajge, PD nuk e ka kuptuar akoma kete dhe leshon ende eren e bajges. Kur ta kuptoje dhe, per kete duhet te pastroje me pare stallen e Berishes, atehere le te zgjedhe vete se ç’ngjyre do te marre, te majte apo te djathte. Derime tani nuk e ka patur ate ngjyre qe mban ne logon e saj, perveçse ate ngjyren dhe eren e bajges qe u ka gatuar Ramizi dhe Saliu. Ligji i inercise i Njutonit, ndoshta nuk i lejon hëpërhë, por edhe nga kjo gjendje dilet kur dalin forcat e duhura progresiste dhe auropianiste, brenda saj. Me kufoma politike, era do te vazhdoje t’i vije gjate asaj partie, Ky do te jete fati me i madh i PS, e cila keshtu do te rrije gjate ne pushtet, sigurisht nese edhe ate, nuk e deh pushteti dhe shkon edhe ajo per lesh. Atehere gjerat do te fillojne nga e para dhe ndoshta kete here më persembari. Shqiperia do te hyje realisht ne nje faze te re zhvillimi si nje vend me te vertete demokratik perendimor europian.

      Reply to this comment
  2. Nikolaj September 24, 14:14

    Po qe se kthehet Fatos Nano tek Partia Demokratike,atèhere jam i sigurt qè do i ndèrrohet Emri duke e quajtur PKSH.(Partia e Kumarxhinjve Shqipètar).Sot pèr sot,pèrjashto Mostrèn Sali (sepse nuk ka mèsuar akoma biçkèletèn dhe jo tè luaj Poker) dhe tè gjith luajnè Kumar.

    Reply to this comment
  3. Tartufi September 24, 14:17

    @Pirro
    Pirro, nuk kane te mbaruar legenet e ketij populli.Ky popull nuk ron dot pa legener,
    motoja e ketij populli eshte { ne mjerim me ne krye legenet per qeverisje }. Ki qe derdellis
    na derdellis per gjysmen e legeneve? Pirro na duhen dhe 24 vjet te tjera ,qe te pastrohet
    legenerija qe lulezon,mos haro se e kan nisur me rilindje e ringritje .

    Reply to this comment
  4. Kris 1 September 24, 14:23

    Po nanua eshte idhulli I Lsi-se ,Ka llafe kafeneje se dhe Saliu me Kacin kane paraqitur kerkese per te kaluar ne partine e Metes

    Reply to this comment
  5. gent September 24, 14:42

    cfar ironie

    Reply to this comment
  6. Kris September 24, 18:26

    Great !

    Reply to this comment
  7. naim September 24, 19:29

    gjetje gazatareske e mrekullushme,,Nje te lumte te madheeeeeee,analize qe te bene te mendohesh se paska pena qe do te shkelqejne dhe jo lebel qe jane atashuar studieve dhe sipas mesazheve qe ju dergojne neverisin shikusin…………..

    Reply to this comment
  8. labinot September 24, 19:44

    Kesaj partie i ben derman vetem Jari me musteqe!

    Reply to this comment
  9. xhateli September 24, 21:00

    O Nikolaj, jo e Kumarxhinjve Shqiptare, por e Kurvareve Shqiptare, se pervec kumarit, tipa si ata luajne edhe kurvarce, se, pasi ndajne grate per zocka te reja, mbajne ne krah punonjes te bordellove te Holandes.

    Reply to this comment
  10. M.Çomo September 24, 21:01

    RILINDJE INFORMACIONI! Ne kete shkrim pas 24 vitesh perblidhet informacioni i pa varur e i lire,profesionist qe nuk e shet penen tek padroni si deri me sot fevzinjte e ballinjte e kombit nga e mengjera e hudhres tek e djathta e qepes.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit September 24, 21:42

    Lereni Nanon rehat,se po e pa ne ènderr te keqe Sala duke rreshkitur nga tuneli i Krrabes do akuzohet Dita pse i ngjalli shejtanin ne mendje.

    Reply to this comment
  12. bbb September 24, 22:25

    Fatosi qe te behet kruetar i PeDeSe duhe ta nderroje mbiemrin ne Fatos Berisha

    Reply to this comment
  13. Noli September 24, 23:12

    Nano eshte nje kufome politike si Sala e te dy nuk i duhet me as dreqit jo PD.

    Reply to this comment
  14. Onkezmi September 25, 01:12

    Nano eshte Nano.Nuk mund te anashkalohet me logje fjalesh.Te pakten ne vitet e tij ne Shqiperi u vendos qetesi.Ministrat e tij engren si miu e jo si Berishet qe hengren si ariu.

    Reply to this comment
  15. Ericson September 25, 03:10

    Ngrihuni e cmontoini juridikisht e futini ne burg te dy keta qafire, kriminele e hajdute politiko-ordinere!

    Kujtoni se mediat e “pavarura” botonin cdo dite okelion :

    “Qerrohuni nga skena politike shqiptare ,Salih Berisha e Fatos Nano, pjelle e sistemit enverist, hajdute , kriminele, kryetare horrash qe kane ushtruar dhune ndaj qytetareve shqiptare ne kohen e zgjedhjeve , (ne kete rast jo F.Nano)”

    Keta muter politike me ndihmen e “nderkombetareve” e lane papritur sidomos popullin punetor proletar te qytetit e ate fshatar te varfer pa pune, ne mes te kater rrugeve , mes sistemit te perenduar komunist, dhe nje kapitalizmi kanibal e te pashpirt, ne nje kohe kur ne Europen Perendimore ,lulezonte mireqenia e ekonomise se tregut, dhe Bashkimi Sovjetik nuk ishte me tmerri i sistemit kapitalist!

    Ishte vete populli i thjeshte e i varfer shqiptar ,me fshataret e vet qe punuan tokat e “afendikonjve ” greke e “sinjoreve” italiane, perpos gangove te sapo shpikur nga “demokracia” qe siguruan mbijetesen e tij mes fyerjeve te pashembullta e dhunes raciste te ushtruar nga autoritetet shteterore perkatese dhe popullata qe ishin mbushur me nje urrejtje raciste ,
    ndaj shqiptareve ,si njerez te eger e te pakulturuar, nderkohe qe shqiptaret njihnin e dinin me mire se ata Dante Alighierin , Leonardo Shashen ,Pirandelon e ne Greqi njihnin shume me mire se bakallet greke ,Homerin, Aristotelin,Platonin ,Perikliun ,Demostenin e Demokriitin, te parin atomist te botes!

    Ne fakt duhet ditur se keta greket e sotem ,nuk perfaqesojne hic trashegimine e botes antike te Eladhes se lashte te Homerit , me Akilin ,Agamemnonin, Menelaun , Helenen e bukur, Uliksin , Ajaksin trim qe e mposhti me grushte vetem Enea i Trojes!

    Pas pushtimit romak ,perfundoi plejada e shkelqyer e qyteterimit antik grek , trualli i lashte antik i rralluar e i merguar nga luftrat u popullua me kolone te ardhur nga Egjypti e Azia e Vogel,dhe pas renies se Perandorise Romane te Perendimit ra nen sundimin e Perandorise Bizantine, nje nga me obskurantistet e mizoret e historise se njerezimit qe u shemb nga pushtuesit otomane me 1453 nga sulltan Mehmeti i II-e .Ballaban Pashe Badhera ,jenicer shqiptar hipi i pari ne muret e Kostandinopojes.

    Gjergj Kastrioti , shqiptar ,i biri i Gjonit i quajtur Iskander ,ne nder te Aleksandrit te Madh, nje nga gjashte kapitenet me te medhenj te Mesjetes, krahas Huniadit ,Belisarit, Newport ,etj. per 25 vjet derrmoi ushtrite otomane qe donin t’i vinin callmen muslimane Papes se Vatikanit dhe te cillin e mposhti vetem vdekja natyrale!

    Ja kush jane te paret e shqiptareve te sotem, ndersa greket e sotem trasheguan vetem truallin antik dhe gjuhen greke dhe veset e fene e Bizantit ortodoks, duke mbetur nje popull i prapambetur i Ballkanit ,te cillet u cliruan ne saje te ndihmes morale e ushtarake te despotit shqiptar te Janines ,Ali Pashe Tepelena!

    Per fat te keq, sot ka vdekun trimnia proverbiale e shqiptareve, dhe perndryshe kane lulezuar lloj lloj mysybetesh , si me qene cifute , qe per nje cope dyqani a rryp toke vriten e priten si mos me keq!

    Ju lutem ,mos u merrni me llafe pazari, por kini parasysh ,pervec interesit primar ,mbijeteses, edhe detyrimin po aq primar, luften shoqnore e shporrjen perfundimtare te nje fare Salih Berisha, Fatos Nano e mjaft zorzopeve te tjere te ketij kallepi, e sojit e sorollopit te tyre partiake e familjare ,kllaposjes ne teqe e sekuestrimin e pasurive!

    ,

    Reply to this comment
  16. adriatik xhafa September 25, 05:01

    nano mendonse eshte politikan njisoj si saliu eshte po saliu ka njdy gjera mete dobishme 1 eshte familjar dhe e 2 ta eshteshume ilire ne veprimit te tregut te lire ne shqiperi psh.. sepse punesimi i individave qe punojne privat eshte mundesia enjeriut qe puneson si ne te zeze si me regulla dhe arin nji shkalle ekonomie jo shume te sigurte por mbane njeriun me shpresa dhe ne jeten eperditshme cdo njeri ka idealet etij si te punes dhe jetes se tij keto dy rruge jane hapat epara te nji njeriu qe krijon jeten me forcat etij sepse tani jemi nji shtet grabitqar pa kontroll pa nji stabilitet vetem meremi me prekurorin me gjykaten me nji president me sali apo berish basta keto emra nano perseritet si pd nji hajdut ivendit qe skalene kriminele apo … ecfare do presim nga nano apo sali berisha prandaj keto emra mos te degjohen me siper mire apo per keqe sepse hiritojne gjithe popullin shqiptar dhe na injorojne ne mbare boten qe shume mire edime te gjithe pradaj jemi dishmitare te ketij vendi mos ubeni servile te nanos apo te salihut shikoni brezin eri qe eshte eardhmja eketij vendi

    Reply to this comment
  17. realisti September 25, 05:49

    Vertet keq, shume keq, eshte katandisur PD-ja. Gjithe ai besim i madh shprese i viteve 90 kur te gjthe e votuan ne menyre masive, Vite kur Maks Kroqi fitonte kunder Ramiz Alise ne zgjedhje. Vite kur PD-ja ngjallte shprese. Dhe ja tani ngjall vetem meshire.

    Reply to this comment
  18. 2+2=5 ESHTE E VERTET. September 25, 09:56

    MJERIMI,CKA ESHTE MJERIMI…DO THOSHTE I MADHI MIGJEN,,,MJERIMI ASHT KAFSHAT QE S’KAPERDIHET,E KESHTU ESHTE DHE ME KLASEN TONE POLITIKE.KAFSHATE QE BOLL NA E ZURI GRYKEN,TANI DUHET TA VJELLIM NE HALE E TA DEZIFEKTOJME MIRE,KETE HALE TE PISET 24 VJECARE,QE NA LANE KOPILAT ME PARDESY….PER MUA MJERE AI QE GENJEHET NGA KUSHDO QE ISHTE E QE ESHTE NE PUSHTE,,,DERRRRRAT NJE TURI KANE JANE NGA E NJEJTA FABRIKE,THJESHTE AMBALLAZHI NDRYSHON…

    Reply to this comment
  19. bilishti September 25, 11:52

    PYT GENT MEMETLLARIN SE AI E DI CAR ESHTE MJERIMI….

    DHE ARENC MYRTEZANIN KRYESPIUNI I DOGANAVE…

    Reply to this comment
  20. orienti September 25, 13:53

    -..talluni me bute…,se te gjithe ata{ne PD} Nano i selekton per nje minute.

    Reply to this comment
  21. PalokCuca September 25, 19:09

    E gjetur ! Vetem Tos Nano (trapi) i duhet trapave te PD-s!!

    Reply to this comment
  22. Llazi September 25, 20:43

    Hahahahahhahahahaha….ky shkrim ka sens po te ndjekesh rrjedhen llogjike te zhvillimit te gjerave..

    Reply to this comment
  23. M A R K O September 25, 22:30

    Ha ha Nano pijaneci ne krye te PD. Une them me mira Kaqi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*