E vogla Shqipëri, me super qeveri!

Arben Duka September 5, 2015 17:24

E vogla Shqipëri, me super qeveri!

Ndryshim kabineti,
s’besoj se ja vlen,
se asnjë ministër,
këtu nuk shkëlqen!

Mendoj-një orkestër,
është qeveria,
aty çdo ministër,
ka veglën e tija!

Nëse muzikantët,
janë pa talent,
nuk ka se ç’tu bëjë,
asnjë dirigjent!

Harmoninë dhe ritmin,
s’e kapin dot kurrë,
ndaj çdo melodi,
do jetë stonaturë!

Ka disa ministra,
tek kjo qeveri,
që dhe të mos ishin,
s’do binin në sy!

Them se kaq ministra,
s’i ka asnjë vend,
sa nuk ka shqiptar,
t’i mbajë të gjithë mend!

Unë do t’i hiqja,
pa një e pa dy,
ata tri ministra,
që s’kanë ministri!

Me ndarjen e re,
territoriale,
del tepër ministrja,
e punëve rurale!

Meqë gati-gati,
kanë të njëjtën linjë,
do shkrija financat,
me ekonominë!

Atë që sot Gjosha,
e ka ministri,
mund ta kish Bushati,
veç një Drejtori!

Kulturën do shtoja,
aty ku janë sportet,
dhe energjitikën,
bashkë me transportet!

Punës do t’i shtoja,
dhe emigracionin,
nëse këtë punë,
do të ma besonin!

Zëvendësin e Ramës,
s’do ta lija fri,
po do t’i ngarkoja,
dhe një ministri!

Janë një barrë e madhe,
për këtë lloj shteti,
zëvendës ministra,
drejtorë kabineti!

Shkrova ditë përpara,
dhe jo për shaka,
se kaq shumë ministra,
as Kina s’i ka!

Këtë që e quajmë,
super qeveri,
e diktoi martesa,
PS-LSI!

Pesë i mori Meta,
aq sa i takonte,
po Rama për vete,
dhe pesë do shtonte!

Më shumë ministra,
sot s’ka asnjë vend,
sa dhe Rama vetë,
vështirë t’i mbajë mend!

Ca thonë -kabineti,
të ripërtëritet,
po unë do të thosha,
mjafton të krasitet!

Mjafton të krasitet,
në kohën e vet,
dhe gjithë të paaftët,
i heq me lezet!

Është shumë e vogël,
Shqipëri e ngratë,
keq po i zë frymën,
kjo administratë!

Arben Duka September 5, 2015 17:24
Komento

5 Komente

  1. lato September 5, 20:28

    Shqiptaret moren ne qafe perandorine Osmane,jo te mos fundosin Shqiperine!

    Reply to this comment
  2. Paralele pa meridiane September 6, 03:07

    Vete nga vete
    dhe beni ben qeverrine e enverinos
    qe nuk e qas Sokaku i Te Marreve
    dhe nuk e lane dot Drinos!

    Reply to this comment
  3. Mali September 6, 07:10

    Ministrit u shtuan per tu plotesuar qejfin dhe interesat e militanteve.Po per keto arsye u nda dhe poati ministrit nga i deputetit.Kusuret dihet kush i paguan.

    Reply to this comment
  4. titi September 6, 07:37

    O Arben! vjershat i qan,njeher kunder Rames ,njehere pro Rames.
    Me vendimet e Erionit je dakord per lirimin e trotuareve,por ato kolltuqet ku ulesh ti tek caffe glam na ze komplet trotuarin dhe nuk lini njerezit te kalojne.kujdes se do ju derdhin kafen kalimtaret.
    Caffe glam e liroi trotuarin 2 dite dhe tani eshte gati te nxjere karriket edhe ne mes te rruges,apo 3 dite e ka cudia ne kete vend.
    Kam qef te lexoj dhe ta shikoj Erioni kete se ata te policise kalojne cdo dite aty dhe e pijne nje kafe qyl.

    Reply to this comment
  5. titi September 6, 07:40

    He here tjeter do sjell nje foto tenden dhe te trotuarit qe zini ju ne ate rrug dhe ne duhe te kapercejme tavolinat si ata te cirkut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*