E vranë dy bashkëmoshatarë për motive të dobëta, zbardhet vrasja e të riut në Fier

August 13, 2019 08:49

E vranë dy bashkëmoshatarë për motive të dobëta, zbardhet vrasja e të riut në Fier

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimit në fshatin Hamil, i cili u gjet ne kanal i pajetë, pasi e kishin prerë me thikë.

Policia bën me dije se ka arrestuar dy te rinj, S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues ne te njëjtin fshat.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”- thotë policia.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

b.b/dita

August 13, 2019 08:49
Komento

2 Komente

  1. Hosteni August 13, 09:03

    … kane vrare me mjet preres… i cili ka nderruar jete..
    Analfabetizem gjithandej. Prandaj bejne palle politikanet, gjysma analfabet por te “zgjuar” me kete popull.

    Reply to this comment
    • mirel August 13, 17:30

      Shume dakort me ty Hosteni! Injorancia eshte ulur kembekryq dhe Sazexhiu i Rilindjes tallet. Imagjino cbehet me te tjeret kur niveli i gazetareve eshte pertoke.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin