E vrau burri me thikë, kjo është shqiptarja që humbi jetën

May 29, 2018 10:36

E vrau burri me thikë, kjo është shqiptarja që humbi jetën

Elca Tereziu u vra me thikë nga bashkëshorti i saj ditën e dielë, në sy të djalit të tyre 17-vjeçar.

Krimi ka ndodhur në banesën  e çiftit, në Piacenza të Italisë.

Ajo u godit tre herë me thikën e kuzhinës nga 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër, e cila më pas përfundoi me një fund tragjik.

Thuhet se 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe më parë, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici.

                                                               Elca Tereziu

s.a/dita

May 29, 2018 10:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*