E vrau dhe e ndau në pjesë me thikë kuzhine, rrëfehet shqiptari që masakroi gruan në Itali

January 9, 2018 12:38

E vrau dhe e ndau në pjesë me thikë kuzhine, rrëfehet shqiptari që masakroi gruan në Itali

 

Një ditë pasi pranoi vrasjen e partneres së tij Khadija Bencheickh, mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e Agim Ajdinajt.

51-vjeçari nga Fieri ka pranuar se e ka vrarë gruan marokene, me të cilën bashkëjetonte në një apartament në Verona, në kulmin e një zënke.

Para hetuesve, Ajdinaj ka thënë se e ka vrarë 46-vjeçaren në dhomën e ndenjes, duke e goditur disa herë në kokë me një çekiç për mishin, pasi ajo e kishte kërcënuar me thikë.

Khadija ra në tokë dhe ndërroi jetë menjëherë për shkak të goditjeve. Pasi e vrau, 51-vjeçari e tërhoqi trupin e saj në banjë dhe me anë të një thike të madhe kuzhine e ndau trupin në më shumë se 10 pjesë.

Më pas doli nga banesa me qese në dorë, moment ky gjithashtu i regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e transportoi trupin e saj në fushat e Valeggio, një vend i zgjedhur rastësisht, pa një arsye të caktuar.

Shqiptari mësohet se ishte kapur nga kamerat e sigurisë në zonën e banimit të Piaccale Olimpia, ku jetonte me gruan 46-vjeçare edhe kur ishin futur bashkë në ndërtesë, mbrëmjen e 29 Dhjetorit, por Khadija nuk kishte dalë më.

Ai e kishte transportuar pjesët e trupit të gruas me makinën e nipit të tij 27-vjeçar Lisand Ruzhdija.

Kjo ishte edhe arsyeja përse u ndalua fillimisht edhe ky i fundit.

Megjithatë dëshmia e dhënë nga Ajdinaj ka bërë që autoritetet ta lënë të lirë nipin e tij.

January 9, 2018 12:38
Komento

1 Koment

  1. nje lexues shqiptar January 9, 14:12

    SUNIT . E ç’mund te presesh tjeter nga nje i tille ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*