Zbardhet krimi në Durrës / Vrau gjyshen sepse nuk i dha lekë për hashash

September 28, 2018 08:50

Zbardhet krimi në Durrës / Vrau gjyshen sepse nuk i dha lekë për hashash

Një ditë pas ngjarjes në Durrës, ku një 81-vjeçare u gjet e vdekur në banesë, është arrestuar nipi, si autor i vrasjes së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Mësohet se Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, ndërsa afër trupit të viktimës kishte njolla gjaku. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe trupit të viktimës, u verifikua se ajo kishte plagë të mëdha në kokë.

Pas disa orësh marrje në pyetje nipi 21 vjeçar ka pranuar se ai është autori i vrasjes së gjyshes së tij.

Për grupin hetimor ka treguar se ka qenë vetëm në banesë me të moshuarën në momentin e krimit. Më pas ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur.

Burimet nga grupi hetimor i thanë Ora News djali ka treguar se shkaku që ka ndërmarrë këtë krim ka qenë fakti që gjyshja nuk i kishte dhënë lekët për hashash.

Redmon Gruda, qe është djali i djalit të viktimës, së bashku me të ëmën jetonte në një apartament me gjyshen e tij, Floresha Shkurti (mbiemri i vajzërisë). Ndërkohë babai i Redmondit ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

o.j/dita

September 28, 2018 08:50
Komento

2 Komente

  1. Perkthyesi September 28, 09:38

    Imagjinoni ku ishim e ku jemi! C’eshte kjo metamorfoze e jashtezakonshme qe ka pllakosur shoqerine? Asnje pergjigje, pasi ata qe duhet te pergjigjen jane jo vetem injorante, analfabete, por hajdute me damke dhe mashtrues proverbiale!

    Reply to this comment
  2. Adih September 28, 22:31

    Kjo eshte tragjedi , dhe pa dyshim eshte vetem fillimi. . Me kalimin e kohes ,prej droges do shtohen vrasjet ,ja kerkon trupi . (e verteton edhe kjo per perdoruesit e droges ,ku ne burgjet e perendimit ,mbasi ja nxjerin analizat e mjekut ,vete shteti , ja jep drogen ne burg me parate e shtetit).I kemi pare, ,ne kohen e diktatures ne filmat Italiane .Tani po i shohime perjetojme te gjithe .Bile personalisht di vete, nena shqiptare ,ndonese te moshuara ,kane hikur nga vellezerit ose motrat e tyre jashte shtetit ,duke mos i duruar presionet deri ne rrafje nga femijet e tyre ,dhe i kane lene vetem ne shqiperi ..E kush eshte fajtori i vetem e kryesor ,kush e perkrahu dhe bekoi kete hashash ne Shqiperi ,e kush po e perkrah ,Rinia sa vjen dhe po behet perdoruese e ketij hashashi qe ne tetvjecare ,me keqeardhje .Prandaj mos u trondisni ,me keqeardhje vrasjet do jene ne malore .E tmer.se bashku.
    PRISNI SE SKENI PARE AS EDHE NJE GJE AKOMA:.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*