“E vrava, jam penduar, po tani s’kam çfarë të bëj!”
Nga Arkiva
Pak ditë më parë vrau me thikë vajzën 17 vjeçare, ndërsa plagosi tjetrën më të madhe në moshë.
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ashtu sikurse pritej, shtetasit Kujtim Ibraj nga Puka.
Në sallën e gjyqit, i pandehuri nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Më pas tha shkurt se ishte penduar.
“Jam penduar, por nuk ka çfarë bëj tani”, ka thënë ai. Në momentin që kreu krimin e rëndë, burri ishte në gjendje të dehur.
Ai prej vitesh konsumonte alkool, ndërsa ishte ndarë me gruan, por që jetonin në të njëjtën shtëpi.
Prokuroria ka marrë në pyetje nënën e viktimës si dhe vajzën 23 vjeçare që mbeti e plagosur natën e krimit.
“Babai ishte i dehur, si gjithmonë. Por të dielën ishte shumë keq.
Nuk dinte ç’bënte e ç’thoshte. Kur kapi thikën në dorë u tmerruam. Ndërhyra kur ai iu drejtua mamit.
Pashë edhe Elidonën që ishte pranë saj dhe u futa ta shpëtoj. Por ai e goditi. Më goditi dhe mua”, ka dëshmuar vajza 23-vjeçare. /Dita/
Kjo eshte pasqyra sociale, sa poshte ka arritur shoqeria shqiptare, mosvleresimi, mosrespektimi i te drejteva te njeriut, kur ne nje vend(popull, etni), nuk zbatohen te drejtat e njeriut, shume mire e kishte Enveri qe e komandonte vendin vetem, nuk degjoheshin vrasje, apo njerez me arme ne makina. Nuk eshte dehja e ketij personi qe e coi ne ate lajthitje, krim, por kultura qe edukohet, qe rritet, qe sherbehet ne Shqiperi(mosrespektimi i te drejtave te njeriut) , ndarja e nje familjeje eshte e dhimshme, por jeta e tjetrit eshte e tjetrit, mua me duket se mesuesit ne shkolle nuk i mesojne e edukojne me femijet me vlera, por shkojne vetem per parate
Puka po nxjerr trima keto vite.
Vellezerit kriminele Arben Frroku me vellane, ky tipi qe vret femijen e vet.