E zhytur në borxhe për drogë, nëna shet djalin 2500 dollarë

April 9, 2019 15:24

E zhytur në borxhe për drogë, nëna shet djalin  2500 dollarë

Esmeralda Garza, një grua në Teksas ka shitur djalin e saj për 2500 dollarë për të shlyer një borxh që kishte për blerje droge.

Gjykata e ka e ka dënuar gruan nga Teksasi me 6 vite burg. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se Garza kishte planifikuar të shiste dhe edhe dy vajzat, të moshës 2 dhe 3-vjeçare.

Policia arriti të gjejë djalin e shitur nga nëna e tij në një banesë ku po ushtrohej kontroll për lëndë narkotike.

Sipas “USA Today”, një grua e cila ndodhej në banesë është shprehur se e kishte blerë djalin për 2500 dollarë.

Esmeralda Garza  në dëshminë e saj e dhënë për policinë është shprehur se ajo dhe i dashuri i saj kishin marrë drogë te gruaja, por nuk mund ta paguanin dhe për këtë arsye i kanë dhënë djalin e tyre.

Ndërkohë, babi i djalit 7-vjeçar nuk kishte dijeni për fatin e të miturit, ai është shprehur se ishte gjëja e fundit që ish-gruaja e tij mund të bënte.

 

b.b/dita

April 9, 2019 15:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim