Ebola po përhapet në mënyrë të shfrenuar

DW August 1, 2014 12:19

Ebola po përhapet në mënyrë të shfrenuar

Virusi Ebola po vazhdon të përhapet në mënyrë të shfrenuar në Afrikën Perëndimore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi në Gjenevë se që nga e diela e javës së kaluar janë raportuar 57 raste të reja vdekjeje. Po ashtu OBSH-ja njoftoi se deri tani me virusin vdekjeprurës janë infektuar gjithësej 1.323 vetë dhe 729 prej tyre kanë vdekur. Duke pasur parasysh rastet e reja të infeksioneve të vazhdueshme situata në vendet e prekura, Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, vazhdon të jetë “e mprehtë”, tha OBSH.

Pavarësisht përhapjes së rasteve të sëmundjes OBSH-ja theksoi në të njëjtën kohë që për momentin nuk rekomandon kufizime për udhëtime në shtetet e prekura, ose kufizime në tregtinë me këto shtete.

Sierra Leone shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Nisur nga përhapja e vazhdueshme e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore edhe Sierra Leone shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në nivel kombëtar. Presidenti Ernest Bai Koroma synon një paketë masash për të penguar përhapjen e epidemisë. Kështu zona të tëra në lindje të vendit pritet të shpallen zona karantine. “Gjendja ka dalë jashtë kontrollit”, thotë Mariano Lugli, koordinator i Mjekëve pa Kufij në Gjenevë. Virusi nuk mund të ndalet dhe autoritetet shëndetësore lokale janë të krejt të mbingarkuar.

Vendi fqinjë i Sierra Leones, Liberia e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që fundjavën e kaluar.

Thirrje për ndihmë ndërkombëtare

Pas sëmundjes së rëndë të mjekut amerikan Kent Brantly dhe asistentes së tij Nancy Writebol organizatës e krishterë humanitare Samaritan’s Purseka tërhoqi stafin e saj dhe familjet e tyre nga Liberia. Organizata e saj partnere “Dhurata Shprese” njoftoi se në Liberi do të qëndrojë vetëm personeli bazë më i nevojshëm, që është ndër të tjera përgjegjës edhe për kujdesin ndaj të sëmurëve me Ebola. Aty ku është e mundur, puna do të vazhdojë, por nga personeli lokal.

Drejtuesi i projekteve ndërkombëtare pranë organizatës humanitare “Dhurata Shprese”, Reinhard Scheumann, i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar që të bashkojë forcat për të përballuar krizën e kësaj sëmundjeje. “Përgjegjësia për të kapërcyer këtë katastrofë nuk mund t’u lihet vetëm disa OJQ-ve të pakëta,” tha Scheumann.

DW August 1, 2014 12:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*