Eca nëpër lule, edhe Ty të gjeta

January 12, 2017 10:38

Eca nëpër lule, edhe Ty të gjeta

1. Uji dhe zjarri

O vashë e bukur,
margaritari,
ti je si lumi,
unë jam si zjarri.

Lumi me zjarrin,
u dashuruan,
Ti-lumi i vetëm,
që zjarrin shuan.

Se po të ishim,
të dy si zjarr,
puna do ishte,
pak me zarar.

Puna do ishte,
pak me zarar,
se zjarri-jo,
s’shuhet me zjarr.

Ti je si lulja,
unë jam si bleta,
për njëri-tjetrin,
na bëri jeta.

Për njëri-tjetrin,
lindën së pari,
lulja dhe bleta,
uji dhe zjarri…

2. Sekreti i bukurisë

Zoti të bëri për vete,
të hodhi në sy dy dete,
dhe në gushë e kraharorë,
nja dy male me dëborë.

Në Botë mos ishe Tinë,
s’do ta njihnim bukurinë,
s’di si do ta mbyllnim synë,
pa mësuar historinë.

Historinë e Bukurisë,
qëndisur prej Perëndisë,
në flori e jo në letër,
bëri Ty e s’bëri tjetër.

Se dhe Zoti që është Zot,
si Ti tjetër nuk bën dot,
se tek ty u sos magjia,
mori vulën bukuria.

3. Eca nëpër lule

Eca-mike-eca,
gjurmëve të tua,
erdha-mike-erdha,
erdha gjer në krua.

Po ti kishe ikur,
o moj bukuri,
ndaj putha burimin,
ku kishe pirë Ti.

Mërzia më kapi,
më kapi-të shkretin,
thashë mos kishe lënë,
në ujë portretin.

Po uji kish rrjedhur,
uji s’rri në vend,
dhe kish marrë me vete,
dhe portretin tënd.

Sa u silloisa,
në ato pezule,
në gjurmët e tua,
kishin çelur lule.

Kishin çelur lule,
me lastar e fleta,
eca nëpër lule,
edhe Ty të gjeta.

Shënim i autorit: Ndalohet kategorikisht muzikimi i këtyre vargjeve pa lejen me shkrim të autorit

Arben Duka

January 12, 2017 10:38
Komento

7 Komente

  1. Mikonjani January 12, 14:35

    Arbeni i Madh .Pene e pashtershme

    Reply to this comment
  2. MH January 12, 15:36

    Mendim i merituar per te mos muzikuar leje me shkrim vargjet mjafte te bukura te krijimtarise te Autorit.

    Reply to this comment
  3. Mark uk January 12, 16:26

    Ju lumt dora! Po mos i perziej te tjerat me politik se ul vlerat vetit.

    Reply to this comment
  4. ETHEM January 14, 10:56

    MA KENAQE SHPIRTIN,
    O I MADHI A.DUKA,
    POEZIT E TUA,
    ME JANE BERE SI BUKA !

    DHE KUR QESH ME GRIP,
    DITEN E LEXOVA,
    TE KJOSKA ME VRAP,
    DERGOVA E MIRA !

    JEMI MOSHATAR,
    TE DY ISH- USHTARAK,
    DHE KEMI NJE BINDJE,
    TE DJATHTES DAJAK !

    TE DJATHTES SALISTE,
    SE KANE VJEDHE E VRARE,
    SE NENAT SHAMIZEZA,
    NGELEN DUKE QARE !

    KUR KUJTOJ GERDECIN,
    DHE 21 JANARE,
    NUK ME DHIMSET JRTA !
    VEÇ SALINE NE LITARE !

    O ARBEN I DASHUR,
    SHKRUAJ DHE PER DASHURINE,
    POR TE LUTEM SHUME,
    MOS NA E HARRO SALINE !

    SE SIVJET KY VITE,
    DO KETE SHUME PROBLEME,
    DHE KA DEKLARUARE,
    PER NGJARJE EKSTREME !

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit January 14, 12:37

    Keto vjersha kaq te bukura eshte gjynah te behen kenge. Edhe 1 milion te te jape Sinan Hoxha mos ia shit, se nuk te flas me me goje.

    Kush ka pare nje lule
    Me flatra si flutur
    Qe s’ulet gjekund
    Si yll i keputur.

    Kush s’te pa moj lule
    Dhe s’u dashurua.
    Dhe s’te ndoqi pas
    Ne vijat e tua.

    Dhe i ndjekim prore,
    Me shpresen tek vrapi…
    Pa ditur se bota
    Eshte bere per se prapi.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit January 14, 12:39

    Keto vjersha kaq te bukura eshte gjynah te behen kenge. Edhe 1 milion te te jape Sinan Hoxha mos ia shit, se nuk te flas me me goje.

    Kush ka pare nje lule
    Me flatra si flutur
    Qe s’ulet gjekund
    Si yll i keputur.

    Kush s’te pa moj lule
    Dhe s’u dashurua.
    Dhe s’te ndoqi pas
    Ne vijat e tua.

    Dhe te ndjekim prore,
    Me shpresen tek vrapi…
    Pa ditur se bota
    Eshte bere per se prapi.

    Reply to this comment
  7. Guri Naimit D(Dh.Xh) January 14, 15:08

    Me Ty POET i kaloj DHIMBIET
    !
    Thone;
    Jo gjithe mizat bejne Mjalte
    Te drejte kane
    Dhe poetet Keshtu jane.

    Si une..
    Rreken shume mjerane
    Harojne
    Se zbejne te gjitha mizat mjalte.

    Mize luaneshe
    Ke degjuar nonje here
    Jo,
    Sot e gjeta tek kjo vjershe.

    Arben Duka
    Jo mize po lluan i vyer
    Ai sot,
    Mendje POEZI-sjelle.

    Vitin e Ri
    I mencmi po na e sjell
    “Uji e zjari”
    Per njeri tjetrin Jane.

    Njeriu harron
    Zoti gjithcka ka bere,
    Unitet
    Me njeri tjetrin te kene.

    Mes tyre
    Vete njeriu, djallin lind
    Harron
    Vete te keqen sjelle.

    Prandaj:
    Thirri mendies o njeri
    Ti;
    Mos ju bej maja,sjalllit.

    Dukw!
    Sot Arben Duka POET
    Melheme,
    Per njeriun ne poezi sjelle.

    E pacim!
    Dhe mathimat tia degjojme
    shoqerine
    Si “uji me zjarrin” ta kene.
    **
    Me fal POET
    Zeri dhimbies te flet.
    Tej oqeanit
    Me ty i kalon dhimbjet;

    Guri Naimit D;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*