Këngëtari që qëndron në krye të klasifikimeve tha se dëshiron të marrë kohën për të udhëtuar, shkruar dhe lexur, duke shtuar se do kthehet me muzikë të re.
Sheeran tha se ka punuar pa pushim që nga viti 2007 dhe është koha për të parë më shumë botën.
Ndërsa premtoi se do kthehej kur të ketë jetuar pak më shumë për të pasur diçka për të shkruar.
Ai ndryshoi edhe foton e profilit duke vendosur një imazh bardh e zi me shkrimin “BRB”, që do të thotë do kthehem.
Deklarata e Sheeran pasoi edhe një vit tjetër suksesi që arriti kulmin kur ai u emërua artist i dekadës në Mbretërinë e Bashkuar nga Official Charts Company.
Javën e kaluar publikoi këngën “Put It All On Me” në bashkëpunim me Ella Mai, ku shihet duke vallëzuar në kuzhinë me gruan e tij Cherry Seaborn.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento