Edhe aktorët e rinj u bashkohen kolosëve të skenës shqiptare në peticion “Duam Teatrin e Ri”

July 26, 2018 18:44

Edhe aktorët e rinj u bashkohen kolosëve të skenës shqiptare në peticion “Duam Teatrin e Ri”

Krahas emrave me peshë të skenës shqiptare, si: Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja apo Todi Llupi, peticionin, drejtuar krerëve më të lartë të shtetit në mbështetje të ndërtimit të një teatri të ri, e kanë firmosur edhe dhjetëra përfaqësues të brezit të ri të aktorëve dhe regjisorëve.

Ndonëse të rinj në moshë, ata kanë mundur që me talentin e tyre të bëjnë për vete publikun artdashës shqiptar, qoftë duke luajtur në skenën e teatrit ashtu edhe në programet humoristike televizive që shfaqen çdo javë në ekranet televizive, si “Portokalli”, “AlPazar” etj. Bien në sy, në listën e firmëtarëve të peticionit, emra të njohur Gazmend Paja, Erion Isai, Ledio Lako, Genti Deçka, Jorke Broka, Olsi Bylyku, Albana Perhati, e shumë emra të tjerë, të cilët çdo javë me lojën dhe batutat e tyre bëjnë për të qeshur shumë shqiptarë.

Këtë të enjte, një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare si Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja etj, iu drejtuan me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern.

Lista e aktorëve të rinj që kanë firmosur peticionin:

Genti Deçka

Paola Kodra

Blerta Belliu

Erion Isai

Gazmend Paja

Jorke Broka

Erblin Bajko

Olsi Bylyku

Ledio Lako

Irgen Çela

Klesta Shero

Miola Sitaj

Albana Perhati

Engjell Hoxha

Armela Demaj

Besart Cani

Danier Shkurti

l.h/ dita

July 26, 2018 18:44
Komento

3 Komente

  1. intelektuali July 27, 06:13

    ME URDHER PARTIE

    dhe:

    Te yshtur nga “Gebelsi” i Edvin Droges, Lali Eri

    Artistet e Realizmit Socialist kane dale me kazma dhe lopata per te prishur Teatrin e Bosios

    njesoj:

    SIC PRISHEN DO KOHE ME PARE ME URDHER PARTIE KISHAT DHE XHAMIJAT NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

    Reply to this comment
    • Flamur July 27, 16:44

      Intelektual ???????!!!!!!!!
      Nqse rri ne Tirane beje një gjiro nga Teatri Kombetare dhe shife në çfar gjendje të mjerueshme ndodhet. Po të perdoresh intelektin tend pre intelektuari ??????, hyre ne internet dhe lexo te dhenat, se kur është ndertu kjo godine, dhe per sa vjet mund të qendroje. Nqse nuk e ke intelektin e duhur po ta shpiegoj me pak fjale. Kjo godin u ndertua gjate pushtimit Italian dhe jete gjatesija e saj ishte maksimumi 60-70 vjet. Pra kjo godine duhej prishur para 10-15 vitesh. Por ti dhe partija jote (nuk duhen shumë mend per ta kuptuar se e ciles ane je) e kishit mendjen vetem per të vjedhur. Boll me vrerin tend.

      Reply to this comment
      • intelektuali July 27, 22:59

        O Flamuri i Enverit

        Po teatri La Skala e Milanos kur eshte ndertuar o BOLE fanatike? Qe para disa vjetesh e riparuan ashtu sic ishte projektuar ne vitin 1776?

        Po teatri Balshoj ne Mosken e Stalinit dhe te Putinit kur eshte ndertuar o KOQE budallaqe?

        Po pse me ju injorantet e Edvin Droges do te meret intelektuali? Po keshtu i prishet Kishat e Zotit ju o bythmuter te Enverit se ju nuk keni Atdhe nuk njihni Memedhe dhe dini te perdorni vetem kazmat dhe lopatat bashke me tritolin, ju jeni racee poshter delenxhinjsh shkaterruesish anadollake, shikoni si e keni bere Tiranen, por edhe Durrsin dhe Saranden o te mjere po pse nuk ndertoni nje fabrike apo te hapni kanale kulluese, por i jeni sulur Teatrit dhe Stadiumit kur mjerimi po ben kerdine dhe kur shqyptaret po largohen si cifutet ne shkretetire te lemerisur nga Rilindja hajdute per te shpetuar koken dhe familjet

        KU E GJETE TI O BOLE AFATIN 60 -70 VJET TE TEATRIT?

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*