Thirrja e Ambasadës italiane: Shmangni zonën e protestës

May 12, 2017 17:26

Thirrja e Ambasadës italiane: Shmangni zonën e protestës

Nje dite pas deklarates se ambasades amerikane ne Tirane, edhe ajo e Italisë përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare paralajmëron të gjithë qytetarët e saj që janë rezidentë në Shqipëri, që të tregohen sa më të kujdesshëm ditën e shtunë dhe të shmangin lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të protestës së opozitës.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS ITALIANE:

Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit.

Sa për ata që do të marrin pjesë në paradën “Gay(P)ride Parade”, që organizohet në një vend aty pranë në të njëjtën ditë, këshillohen që të shmangin çdo kontakt me mitingun e opozitës.

Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard.

May 12, 2017 17:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim