Edhe Arbri bëhet me shtëpi në Vlorë

May 14, 2019 19:42

Edhe Arbri bëhet me shtëpi në Vlorë

Arbri, një inxhinier 27-vjeçar që banon në Vlorë, kishte kohë që ëndërron një shtëpi të tijën dhe tashmë që do të finalizojë raportin e tij të dashurisë në martesë, është pikërisht momenti të veprojë për të realizuar ëndrrën e tij.

Në mungesë të shumës së plotë të parave për shtëpinë që Arbri kishte përzgjedhur të blinte, së bashku me familjen, që në fakt janë garantorët e kredisë së tij, ata kërkuan në treg, për formën më të mirë të kredisë, me interesat më të përshtatshme!

Për ta ishte e rëndësishme që kësti mujor të ishte thuajse i njëjtë me qiranë mujore. Nëna e Arbrit, Gerantina, ka këmbëngulur dhe ndihmuar që Arbri të investojë që tani për të patur banesën e tij.

Ajo konfirmoi se: Kësti mujor, i përshtatshëm për të ardhurat e tyre, mirësjellja e stafit, përkushtimi dhe sqarimi me detaje i ofertës, i bindën të zgjedhin Tirana Bank mes shumë të tjerash.

Si u informuat për kredinë që ofron TIRANA BANK?

Të bindur se Arbri duhet të kishte banesën e tij, për të filluar jetën me familjen e re, kishim përzgjedhur një shtëpi të përshtatshme. Zona ishte e mirë, në qendër të qytetit.  Ndërkohë që mendonim për kredinë, na tërhoqi vëmendjen reklama e “Benit”.

Dukej sikur na dilte ngado Beni, në televizor, në rrugë, në rrjetet sociale, madje dhe në radio, e na e thotë : “Bëhu si unë, merr kredi në Tirana Bank” (qesh).

Morëm dhe më shumë vrull nga reklama dhe vizituam gjithë bankat e qytetit dhe kërkuam ofertat për kredi për shtëpi. Por që në momentin që hymë në Tirana Bank, mirësjellja dhe gatishmëria i stafit na bindën.

Kishte shumë përkushtim, diskutim në detaje dhe mbi të gjitha interesa fantastike. Ishte ajo çfarë kërkonim. Me kënaqësi dola garant për kredinë e djalit! Jam e lumtur qe mund ta ndihmoj te krijoj , me se miri , te ardhmen e tij.

A është kësti mujor i përballueshëm për të ardhurat tuaja mujore?

Paga mujore e Arbrit është e kënaqshme, me të cilën mund ta përballojë këstin mujor. Pagesa e këstit nuk shkon më shumë se 22.600 mijë në muaj dhe shtëpia është 2 dhoma gjumi, kuzhinë dhe dy ballkone që kanë pamje nga qyteti.

Cilat janë përfitimet sipas jush, të të blerit një banesë nëpërmjet kredisë?

Banesa është fillimi i mbarë e sigurt për çdo familje të re. Sigurisht, që për të blerë një shtëpi duhet të kursesh prej vitesh, por në mungesë të të pasurit të shumës së plotë, kredia është mënyra më e mirë për të pasur një banesë.

Ju jetoni në shtëpinë tuaj, duke paguar thuajse sa qiraja mujore. Ju e arredoni ashtu si dëshironi dhe ndiheni shumë më mirë, se në shtëpinë e tjetrit. Për të gjitha këto arsye , këmbëngula që Arbri të kishte shtëpinë e tij që në fillim të jetës bashkëshortore! Për këdo, kjo do ishte zgjidhja më e mirë!

Ua sugjeroj të gjithëve!

Mendoni se është marrë vendimi i duhur apo në ndonjë moment, Arbri ose ju si garantuese, keni hasur pendesë dhe keni menduar se do të ishte më mirë të vijonit të qëndronit në shtëpi me qira?

Shtëpia merr formë çdo ditë ndërkohe që çifti po e arredon atë, sipas shijes dhe dëshirave të tyre. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë vlerësohet nga djali dhe nusja, zgjidhja e sugjeruar. Kësti është i mirë dhe i përballueshëm. Ndaj investojmë sot, që kur Arbri të krijojë familje, ajo, të jetë mbi baza të sigurta. Shtëpia është investim për të ardhmen.

A mendoni se ishte kjo zgjedhja e duhur për nevojat tuaja financiare?

Të shpenzosh 1/5 e pagës në muaj për të blerë shtëpi, është një kompromis i
mirë!

Çfarë do të këshillonit familjet e reja në kërkim të mundësive për blerjen e një
banese?

Unë jam nënë dhe këshilloj, jo vetëm të rinjtë por edhe të gjithë prindërit,që të investojnë në asete dhe t’i ndihmojnë fëmijët e tyre, të ndërtojnë të ardhmen. Çdo investim mujor sot, siguron bazat e së ardhmes nesër. Arbri edhe pse ka pak vite punë, tashmë ka nisur të investojë.

b.b/dita

May 14, 2019 19:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*