Edhe Babaramo kundër Vllahutin: Çupa nga Kroacia shtoi firmat nga Zagrebi në tenderat e Tiranës

December 28, 2015 20:41

Edhe Babaramo kundër Vllahutin: Çupa nga Kroacia shtoi firmat nga Zagrebi në tenderat e Tiranës

Drejtuesi i emisionit të njohur televiziv “5 pyetje nga Babaramo” në një shkrim në të përditshmen “Shqiptarja” shkruan se “reforma në drejtësi është e domosdoshme për t’i dhënë fund korrupsionit endemik në drejtësi, por duhet transparencë dhe rregulla të qarta loje”.

“Procesi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë i gjatë dhe i thellë duke ruajtur gjithë ekulibrat që bëjnë të funskionojë një shtet normal të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” – shkruan gazetari i njohur.

Babaramo ironizon Spartak Ngjelën për krahasimin e ambasadorit amerikan Lu me ish-presidentët Uillson dhe Klinton.

“Fantazia e avokat Ngjelës kaloi çdo kufi kur krahasoi ambasadorin Lu me dy nga presidentët më të famshëm të Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht vullnetit të mirë për Reformën në Drejtësi të banorit aktual të Rrugës së Elbasanit, ai kurrë nuk mund të krahasohet me dy burrat e shtetit: Uillsonin dhe Klintonin, të cilëve shqiptarët nga të dyja anët e Drinit u detyrohen për ekzistencën e tyre si entitete të së drejtës ndërkombëtare – shkruan Babaramo.

Ai thotë se disa nga ambasadorët ameriaknë në Tiranë kanëq enë “yje të diplomacies” por kjo nuk mund të thuhet për të gjithë:

Ilir Babaramo

Ilir Babaramo

“Por ndërkohë kanë kaluar dhe ambasadorë që janë tashmë objekt barcoletash në trupin diplomatik , të cilët pasi janë larguar nga Tirana , Departamaneti i Shtetit i ka nxjerrë në pensionin të parakohshshëm. Një prej tyre është ai i fundit, i cili 24 orë pasi garda e republikës vrau me gjakftohtësi katër qytetarë të pafajshëm e konsideroi Berishën si burrë shteti dhe sikur të mos mjaftonte kjo pak muaj më pas u bë i padëshirueshëm dhe për vetë Berishën – shkruan analisti.

Ai shtyhet edhe më tej kur vjen fjala tek ambasadorja Vllahutin, madje aludon për përfshirjen e saj në tendera:

“Në këto rrethana nuk duhet e marrë si e vërtetë hyjnore gjithcka që thotë ose bën një ambassador në Tiranë, ca më tepër ajo çupa nga Kroacia, ardhja e të cilës në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e madh të firmave nga Zagrebi që marrin pjesë në tenderat publikë.” – thotë Babaramo. / Dita /

December 28, 2015 20:41
Komento

8 Komente

  1. elio December 28, 21:06

    Respekt per gazetaret por ky eshte larva e gazetarise…

    Reply to this comment
    • Kuakuarakua December 28, 23:42

      Jo larve gazetarie por zagar pa bisht qe qendron krenarisht ?

      Reply to this comment
      • Mentor Rakia December 29, 00:51

        Cfare te keqe ka bere Babaramo more burra anonime qe hidhni gurin e fshihni duart??
        Thoni nje gje t vetme te padrejte.
        Pse u turreni njerzve keshtu kot m kot?
        U bete si Saliu
        Kush e shan asht komunist
        Ene ju
        Kush shan ambasadoret na qeka zagar dhe hajdut.
        Po.mjaft ore se late nam me ket adhurimin per cilindo qe nuk flet shqip

        Reply to this comment
  2. . December 28, 21:46

    Secili qesen e vet shikon.
    Perfshire kete vajzen kroate.
    As une nuk jam q t genjehemi si indigjenet dhe te vijne te na bejne te huajt ate qe nuk e bejme dot vete.
    Por si duhet vepruar?
    Si ta clirojme vendin nga korrupsioni?
    Kjo eshte pyetja ime per analistet

    Reply to this comment
  3. kanina December 28, 21:56

    Edhe ky trapi Babaramo e paska sulmuar ambasadoren e BE? Se kjo ambasadore, apo ambasadoret e huaj, e paskan fajin, sipas ketij trapit, qe Shqiperia eshte ne kete dite te zeze. Pse ne vende ballkanike me te vogla se Athdeu yne nuk komentohen fjalet e ambasadoreve te huaj, as nga shypi, as nga politikanet? Keto zhelet tona nuk kane çfare te thone per vjedhjet, dallaveret dhe poshtersite e tyre, bashke me kurvat-babaramot e shtypit dhe nuk bejne gje tjeter veçse merren me te huajt, sikur ata e kane fajin per deshtimet tone… Neveri…Pse nuk merret ta zeme me Ilir Meten, qe edhe Monika e tij e di se çfare ndyresire eshte, apo ka frike…

    Reply to this comment
  4. Orient express December 28, 23:28

    Luja eshte njeriu i Podestes.
    Per te rendesi nuk ka reformimi i drejtesise por permbysja e te majtes nga pushteti.
    Duan “yllin e ri ne ngjitje” aty.
    Ketu do jemi kur Ps dhe Pd te behen bashke nen bekimin nderkombetar si tallja me e madhe e 25 viteve te fundit

    Reply to this comment
  5. Drini December 29, 00:33

    Laviret shqipetare Po é kuptojne sé laviret é huaj duan pjesen é vet qe ta mbyllin gojen,populli i mjere shqipetare dhe shume i prapambetur ka dhe shume per te paguar derisa klasa inteligjente te bohet patriote,Jo lavire sic eshte sot.

    Reply to this comment
  6. Wow December 29, 04:10

    I MEDHI GERI KOKOLARI NA PREZANTONE ME LU-ne,

    Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
    Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
    Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*