Edhe Daçiç i thotë “Po” Thaçit për korrigjim kufijsh

August 10, 2018 12:47

Edhe Daçiç i thotë “Po” Thaçit për korrigjim kufijsh

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç thotë se mbështet propozimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili një ditë më parë u deklarua pro idesë së homologut kosovar Thaçi, për korrigjim kufijsh. Vuçiç e promovoi idenë e me togfjalëshin “demarkacion me shqiptarët”.

“Unë kam qenë avokat i kësaj për një kohë të gjatë, mendoj se është e vetmja zgjidhje e mundshme”, tha Daçiç për mediat e Beogradit.

Por kreu i diplomacisë së Beogradit bëri një diversion kur tha gjithashtu se pozicioni i SHBA për çështjen e Kosovës ka ndryshuar, pasi sipas tij, tani të gjithë e shohin palën kosovare si një faktor përçarës që refuzon të bëjë kompromis.

“Ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, ku më parë besohej se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se ne duhet vetëm duhet ta njohim atë dhe kështu mbyllet ajo temë. Me administratën e re, ka angazhime për të parë të gjitha propozimet për zgjidhje më kreative dhe fleksibile. Kjo është ajo çfarë ne jemi duke kërkuar. Ndaj unë e mbështes këtë propozim, sepse është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe shpejtë e cila largon problemin aktual akut”, tha Daçiç.

“Ne kemi një situatë që Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca janë etura për të gjetur një kompromis në dialogun që po modern BE-ja, por Gjermania dhe të tjerët thonë se nuk ka nevojë për të kryer një ndryshim të kufijve. Së pari ata e ndryshuan kufijtë e Serbisë …, e tani nuk mund të thonë se nuk duhet hapur Kutia e Pandorës, të cilën ata vetë e hapën me rastin e Serbisë”, theksoi Daçiç, duke u investuar kështu të bëjë viktimën në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ndihmë ndërkombëtare.

Daçiç shton se ende nuk është e qartë se do të jetë e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Tashmë dhe më këtë qëndrim të fundit nga Beogradi, po kristalizohet dhe më tej ajo që nuhatet; që Thaçi nuk e ka krejt nga vetja promovimin e idesë së korrigjimit të kufijve. Diku është bërë një kompromis, që tashmë po nis të zbatohet në terren.

o.j/dita

August 10, 2018 12:47
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 August 10, 14:21

    “që Thaçi nuk e ka krejt nga vetja promovimin e idesë së korrigjimit të kufijve. Diku është bërë një kompromis, që tashmë po nis të zbatohet në terren.”
    ju jeni idiotë apo bëni sikur jeni!!
    që ai flet me gojën e tij fjalët e dikujt tjetër,koj dihet,POR që kjo nuk e bën më pak tadhëtar!të flasësh me gojën tënde fjalët e tjetrit,fjalë që janë në kundërshtim me interesat e kombit,popullit shtetit tënd!?ka vetëm një emër!
    tradhëtar!!
    një gjë të tillë hunderi thaçi duhet ta bisedojë me tërë sferën politike dhe intelektuale të kosovës para se të dalë e të këndojë si gjel i tredhur majë plehut!!
    “ideja e korigjimit të kufijve” që u quajt dhe “ska ndarje të kosovës”,është thjesht një manovër e ndyrë që në momentin të e njëjta gjë cilësohet me një emër tjetër!!
    që këtu qëndron pisllëku!
    pisllëku i dytë është se si ka mundësi që sërbët,dhe për këthimin e tjupave të shqiptarëve të masakruar gjat ’99ës,nuk janë dakord,për këtë “propozim” të thaçit,fluturokan nga gëzimi!!janë më dakord me armikun e tyre se mes veti!!
    pisllëk politik,idiotësi mediatike!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*