Edhe Dule pret reagimin e presidentit për reformën territoriale

August 2, 2014 15:39

Edhe Dule pret reagimin e presidentit për reformën territoriale

Referendumi, Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese dhe kontaktet me ndërkombëtarët janë tashmë në qendër të aksionit politik të PBDNJ-së, partisë aleate në qeverisje që kundërshtoi fort ndarjen territoriale për Bashkinë e Himarës.

“Duhet pritur reagimet e Presidentit, nëse do ta dekretojë apo do t’ia rikthejë Parlamentit ligjin konkret dhe vetëm pas kësaj ne mund të vazhdojmë me hapa të tjerë që janë së pari mbledhja e firmave për adresimin e çështjes në referendum, për t’i kërkuar një gjë të tillë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë edhe Gjykata Kushtetuese”, është shprehur sot Dule.

Në vija të përgjithshme, aksioni politik i paralajmëruar nga Dule ngjason me atë të njoftuar një ditë më parë nga Partia Demokratike. A do të thotë kjo që PBDNJ është në opozitë tashmë?

“Nuk bëhet fjalë për aleanca apo prishje aleancash, por për bashkërendim veprimesh”, u përgjigj Dule.

A do të dalë Vangjel Dule nga koalicioni apo do të pritet vendimi i Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese?

“Janë dy elemente që duhen marrë parasysh, por dëshiroj të theksoj se deklarata që ne kemi bërë është po aq aktuale sa në momentet që e kemi bërë veçse duhet të kalojë nëpërmjet rrugëve institucionale të PBDNJ, por edhe tek partnerët tanë strategjikë siç është Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik grek, Omonia”, theksoi Dule.

Kreu i PBDNJ nuk pohoi dhe as mohoi nëse ministri i Jashtëm grek ka kontaktuar me Kryeministrin Rama ditën e votimit të ligjit në parlament, siç u raportua në media. Por ai kundërshton qëndrimin e Tiranës zyrtare se interesimi i Athinës është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Greqia ka të drejtën legjitime të interesohet për fatet e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në vendin tonë, aq më tepër kur këto të drejta cenohen”, u shpreh Dule.

Kreu i PBDNJ i mbetet akuzave se bashkimi i Himarës me Vranishtin i shërben interesave klienteliste të deputetit socialist të zonës i njohur, sipas tij nga banorët e Himarës se ndër vite është përpjekur të ndërtojë në zonën bregdetare.

“Kjo nuk e nderon Kryeministrin dhe jo deputetin e tij mik, i cili ka një qëllim të vetëm që t’i shkojë deri në fund ëndrrës së tij për të zaptuar, për të nëpërkëmbur, për të shëmtuar Himarën për interesat e tij ilegjitime”, u shpreh Dule. / TCH

August 2, 2014 15:39
Komento

3 Komente

  1. E VERTETA August 2, 16:03

    S’po e marrim vesh: Si eshte puna me kete Dulen?! Cfare halli ka ky, shume po na del ne media audiovizive dhe press …

    Reply to this comment
  2. Djali111 August 2, 16:10

    Po e shkruaj me shkronja latine pasi me ato greke nuk di e nuk e kam marr kurr mundimin me i msu: Hade ke gamisu bre scato malaga.

    Reply to this comment
  3. njelloj August 5, 06:41

    -Po e beri kete presidenti do te jete me grek se ju.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*