Edhe HEC-t e reja shkatërruan pyjet

January 19, 2016 16:38

Edhe HEC-t e reja shkatërruan pyjet

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka prezantuar sot përpara deputetëve moratoriumin për pyjet, duke theksuar se është një vendim historik, por shumë i vështirë për t’u zbatuar.

Ai tha se që prej vitit 1965, sasia e drurëve të prerë është tre herë më e lartë se sa rritja vjetore.

“Nga viti 2004 deri në 2015 raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vit. Vetëm për periudhën 2007-2013 rezulton të kemi pasur një katastrofë të vërtetë mjedisore në sektorin e pyjeve. Janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor”, sqaroi.

Duket se edhe hidrocentralet e reja kanë dhënë ndikim negativ në këtë drejtim. Ministri sqaroi se dhënia e lejeve për ndërtimin e 435 HEC-ve ka shpyllëzuar sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh.

Nga ana tjetër, sipërfaqja e pyllëzimit ka qenë tejet e vogël me rreth 2,678 ha pyllëzim. “Impakti në mjedis është pothuajse ZERO”, sqaroi Koka.

Në 10 vite tha ai, mbulesa e tokës në Shqipëri është ulur me 7 për qind. “Sipërfaqja e pyjeve në rang vend në 10 vite nga 2002 deri në 2012 ka pësuar një rënie drastike me më shumë se 14%”, tha kreu i Ministrisë.

Dy janë synimet kryesore të moratoriumit; pezullimin 10 vjeçar të shfrytëzimit të pyjeve publik/privat dhe tregtimit të produkteve të saj si dhe ndalon eksportin e lëndës drusore për t’u përpunuar. /Dita/

 

January 19, 2016 16:38
Komento

1 Koment

  1. tepelenasi January 19, 17:02

    Nderkohe qe ju po “qani” hipokritisht,ne pyje, kudo, ne te gjithe Shqiperine, vrapohet me prerje pa pushim, edhe naten!!! Ju duket, e me nje hipokritizi te peshtire jepni ca shifra ne perqindje sa te frikeshme, po aq edhe te pakonceptueshme per ata prane te cileve kane qene e jane pyjet.Ata per nje cope buke jane punesuar, ndersa masakruesit e vertete te pyjev kane qene e endodhen aty midis jush,ne tavolinen “e punes” tuaj; pa asnje vlere e pa “bereqet”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*