Edhe Iraku kërkon mbështetjen e Rusisë në luftën kundër ISIS

October 1, 2015 20:15 Updated

Edhe Iraku kërkon mbështetjen e Rusisë në luftën kundër ISIS

Kryeministri irakian, Haidar al Abadi, pohoi dje se do të mirëpriste bombardimet ruse kundër Shtetit Islamik në vendin e tij. Deklaratat e tij vijnë një ditë pas fillimit të bombardimeve të Moskës për të mbështetur regjimin e presidentit sirian, Bashar Asad.

Abadi pohoi në deklarata për televizionin France 24 se ende nuk e ka diskutuar me Moskën mundësinë për nisjen e bombardimeve kundër bazave të Shtetit Islamik në territorin e tij. “Është një mundësi , nëse kemi një ofertë do ta marrim në konsideratë dhe do ta mirëpresim”, tha ai. Nga ana tjetër, kryeministri pohoi se Bagdad ka marrë informacion masiv nga Siria dhe Rusia mbi Shtetin Islamik.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov pohoi dje se merr në konsideratë çdo kërkesë nga ana e qeverisë irakiane për ekzekutimin e sulmeve ajrore kundër grupit xhihadist brenda Irakut edhe pse ka siguruar se ende nuk ka marrë një kërkesë të tillë.

Sipas tij Rusia do të presë që kërkesa të formalizohet. “Nuk kemi ndërmend të zgjerojmë sulmet tona në Irak, jemi njerëz me edukatë dhe nuk shkojmë nëse nuk na ftojnë”.Për të marrë një vendim të tillë Kremlini do të vlerësonte logjistikën ushtarake dhe politike nëse kjo kërkesë formalizohet.

Pavarësisht ndjeshmërisë së Abadi dhe fjalëve të Lavrovit dje, zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov pohoi të mërkurën se bombardimet ruse kundër Shtetit Islamik në Siri nuk do të zgjerohen në Irak dhe pohoi se avionët e tij nuk po përdorin hapësirën ajrore irakiane për të realizuar këto sulme.

Ndërkohë SHBA dhe Rusia kanë filluar dje kontaktet ushtarake për të evituar përplasje dhe incidente të padëshiruara në Siri, ku dy vendet po zhvillojnë sulme ajrore. Zëdhënësi i misionit ushtarak amerikan në Irak kundër Shtetit Islamik, Steve Ëarren konfirmoi se kontaktet kanë filluar dhe siguroi se operacionet amerikane në Siri dhe në Irak nuk janë ndikuar nga fillimi i bombardimeve ruse në Siri.

Uashingtoni prej një viti po realizon sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak por ndërhyrja e tyre nuk ka arritur të përmbajë zgjerimin e grupit xhihadist.

“Na intereson të ndajmë informacion me Rusinë, Rusia ka shumë informacion dhe sa më shumë të dhëna të mbledhim, aq më mirë mund ta mbrojmë popullin irakian”, tha Abad. Edhe pse kjo shihet si një farë zhgënjimi i Irakut nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në luftën e tyre kundër ISIS, sipas burimeve irakiane, kjo nuk do të thotë se SHBA do të humbasë ndikimin mbi Bagdadin.  /DITA

October 1, 2015 20:15 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*