Edhe Jakup Krasniqi merr fletë-thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë

July 20, 2019 12:08

Edhe Jakup Krasniqi merr fletë-thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë

Është thirrur nga Gjykata Speciale edhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Deklarata e tij e plotë:

Pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi. Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike.

Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete.

Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale.

Nuk do të jetë hera e parë që dal para hetuesve për të dhënë përgjigje për çështje të sajuara nga pushteti i Serbisë. Ia kam dalë në proceset e hetuesisë jugosllave të viteve tetëdhjetë, siç ia kam dalë me përgjegjësi edhe kur jam ftuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, për rastet e kurdisura në bazë të dosjeve të dorëzuara nga Serbia kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Në të dy rastet kam dhënë deklarata në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, përfaqësuesit të saj politik dhe anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999. Deklaratat e mia në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi janë publike, siç është publik edhe verdikti i kësaj gjykate kur i hodhi si të pabaza të gjitha akuzat kundër Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, duke shpallur pafajësinë e tyre.

As kësaj radhe nuk mund të jetë ndryshe.

Jakup Krasniqi, anëtar i SHP të UÇK-së dhe zëdhënës i tij.

l.h/ dita

July 20, 2019 12:08
Komento

8 Komente

  1. hahahah BE STAPO akuzon viktimat perse jane ala Gjalle ?! July 20, 12:19

    Deri kuu i ka kufoojte kjo Cmenduri e Hipokrizi Europiane ?
    POshte represioni e Diktati Fashiste qe paska shtrire ne

    gjithe institucionet Europiane .

    Bota perball nji rreziku te ringjallur te Monstres Fashiste

    Reply to this comment
  2. hahahah BE STAPO akuzon viktimat perse jane ala Gjalle ?! July 20, 12:20

    Deri kuu i ka kufijte kjo Cmenduri e Hipokrizi Europiane ?
    POshte represioni e Diktati Fashiste qe paska shtrire ne

    gjithe institucionet Europiane .

    Bota perball nji rreziku te ringjallur te Monstres Fashiste

    Reply to this comment
  3. ligjin ne kosove, atribuojani...NATO-S . do zoti e ka pa te ...futme . July 20, 12:47

    e verteta; s’pati uck . pati perplasje civile pas vrasjes se dy ushtarve serb . dhe serbet iu pergjigjen si izraeli palestinezeve . kishin aq organizim e force sa i prune trecerekun e kasovareve ne shqiperi . te rinjte dhe vecanerishte anetaret kosovare te forcave te armatosura dhe milicise te ish jugosllavise, vepruan instiktivisht po themi dhe ne menyre te organizuar, kunderpergjigjen ne forme aksionesh guerrile . por keto ishin te pa ndjeshme dhe te pa efekteshme, per mposhtjen e pushtetit serb mbi kosoven . madje, mund dhe kaluan terror per terror, midis dy popullsive dhe rezultati do te ishte …zero . nato mundi serbine dhe diktoi kushtet qe deshi, pa vetedijen e kosovareve, se po i jepte, pavaresine kosoves . me qe pushteti serb ra ne kosove, pse te mos ushtrojme ne pushtetin edhe duke e interpretuar renjen e serbise, si te na doje qejfi, thane lidershipi i vetekrijuar kosovar ??? dhe tani mburremi, tjerim genjejme e shpartallojme njeri tjetrin, me sherre e genjeshtra, sa s’ dihet se kure do arrije stabiliteti i plote e prosperteti, aq i pritur per kete vend .

    Reply to this comment
  4. BE -ja vazhdon Politikat e Gjenocidit vs popullit shqiptare ,Perse ??? July 20, 12:50

    ???

    gjenocid i urdheruar e mebshtetur nga Politika Europiane

    ne Grqi i qujatur Gjenocidi Camerise

    Gjenocidi Serb kunder shqiptarreve ne Kosvove

    qe vaozhdon te ushtroje Europa kunder shqiptareve ala sot kur

    therret gjasme per Bashkim Europian e Demokraci ,

    nderkohe qe shtyp me te duja kembet hapur para gjithe Botes
    te Drejtat Nderkombetare te Njeriut ,

    te jetuarit te lire te Popupujve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. Ujku Plak July 20, 13:30

    USA e çliroi Kosoven qe ta kete si Resto ne Xhep ne pazaret qe USA do te beje me Ruset .
    Te burgosesh Viktimen dhe te Hymnizosh Kriminelin siç ka bere , ben dhe do te beje Europa , kjo Kurve e Motit ne bashkepunim dhe nen regjine e Daje Samit eshte Kriminale .
    Kosova ka Burra por ne Shqiperi qan Vendi per Zot ..
    Rusia nepermjet te Serbise e do nje dalje ne Adriatik te gjere dhe avanguardi eshte qe Mallrat Serbe te hyjne ne Kosove per te cilat Ramushi nuk pranoi derisa e detyruan te jepte Dorheqjen.
    Edhe thirrja e Krasniqit eshte nen ate okejo :
    Per te trembur Lideret e Kosoves qe bene luften dhe ti zevendesojne me Tradhtare dhe Frilacaker ALLA Ibrahim Rugover .

    Reply to this comment
  6. Sot perkujtohet ne Gjermani me ceremoni Kujtimi i te exzekutuarve qe i ben Atentat Hitlerit ! July 20, 14:16

    Nderkohe Hipokrizia geni Fashistt qit Bythen Opinionit

    dhe xjerr Flet Arretse per Shqiptaret qe mbrojten femijet

    grate nenat e tyre ,nga USHTRIA TERRORISTE SERBE

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Pra akuzohet shqiptari nga Europa ,;

    Perse u mbrojt kundwer Krimineleve te Ushtrise Serbe !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ——–

    Sot nji popull qe ka dinjitet dhe e do Lirine do Drejjtesi

    dhe te frenpje politikat e Gjenocidit qe ushtrohet ndaj tij ,
    ne Sheekuj ,

    duhet te kishte mbushur Rruget e Shqiperise e Kosoves

    ne Pankarta ne duar kunder ktsaj Politike diskriminuese

    Europiane ku i kerkohet llogari e i behet Presion Viktimes

    dhe jo Krimineit qe shkaktoj Gjenocid !!!!!!!!!!!!!!

    Ku janee Shoqeria Civile ,

    ku jane Politikanet qe duan te shkojne ne Europe ,

    ku jane qytetaret qe kerkojne Rrespekt /Dinjitet e jo poshterim

    qe e duan Shqiperine si Europa ????

    kuuuuuuuuuuuuu ??????????????????

    Dhe Protestat duhet te ishin madjheshtore
    e trasmetoheshin ne te gjitha TV DUKE U SHOQERUAR ME fJALIME KUNDER

    TERRORIZMIT SHTETROR
    E POLITIKAVE FASHISTE TE BE-se

    POSHTE FASHIZMI duhet te shkruhej ne gjithe rrhjete civile e gjithcka kunder politikave te Djallit .!

    jo per Ramushin e Krasniqin joooooo …

    Por per Princip , per Dinjitet e kunder ringjalljes

    se ksaj Monstre Fashiste ne EUROPE ;

    qe mesa duket e paska te nevojeshme te perseritet disaher 44 – dryshe krimat ngjalle e shdrohen e Gjarprije Gjigand e fillojne

    te gelletisin popuj si edhe me pare !!!!!!!!!!!

    Cohuni e Protesta nqs doni Lirine e Drejtesi

    perndryshe prisni nji Gjenocid te dyte nga Sebie me urdher te Europes

    dhe ksaj radhe sdo kete me asnji shanc shpeitimi .

    Reply to this comment
  7. Ujku Plak July 20, 22:06

    Nuk eshte vetem 75 Vjetori i Atentatit te Hitlerit ne Prusine Lindore ne 20.7.1944 te cilin e kreu Kreu i Komandes se Larte Naziste Claus Staunffenberg ne bashkepunim me FeldMareshallin Keitel .
    Bomba u leviz pa dashur me kembe dhe Fyhreri ja hodhi paq .
    Teorite konspiracioniste do te thonin se Fyhreri ja mbathi per ne Argjentine duke dale nga Azoret ku me pare kishte bere Magelanin Berlin-Oslo per te shkuar ne Azore dhe me Nendetse shkoi ne Buenos Aires .
    Perndryshe Führeri u tha se kreu vetvrasje ne Bunkerin e tij se bashku me Eva Braunin ne 30.4.1945 .
    Nje tjeter ngjarje u shenua si sot plot 50 Vite me pare kur Neil Arm Strong dhe Akdrin Buzz se bashku me nje tjeter Kozmanaut Zbarkuan ne .. NEVADA .
    Edhe ketu konspiracionistet jane ne te drejten e tyre derisa Amerikanet punuan me Aksion me goditje te Perqendruar per 4-5 vite sepse BRSS-ja ja kishte dale qe heret ne 1961 ta dergonte ne Hapesire Heroin e Popujve Sovjetike Jury Gagarin i cili me mbas pati nje aksident dhe vdiq kur nuk ju hap Parashuta ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*