e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Edhe këtu ka jetë!

0
Ing. Kristaq Luarasi
Postuar më: 13 Qershor, 2013 tek Letrat e Lexuesve

Përshëndetje DITA. Jam inxhinjer ndertimi,tani ne pension,qe kam punuar ne veprat e medha te hidroenergjitikes shqiptare, Aerodrome e Porte detare dhe se fundi,megjithese ne pension kam punuar kryesisht per ndertimin e banesave  shumekateshe te Tiranes.Pata fatin te punoj per disa vjet edhe ne lagjen e re te  komunes se Kasharit qe sot them me bindje qe eshte nje nga lagjet me te mira dhe me te lakmuara,sic ka thene edhe Kryeministri,nga banoret e Tiranes apo edhe te Shqiperise.

Dhe une ne vitin 2007 vendosa dhe erdha te banoj ne kete lagje nga nje l lagje zhurmemadhe e Tiranes, gjithmone duke patur idene e mire qe nje dite kjo do behej nje zone e preferuar e Tiranes por ama e paisur me gjithcka cfare  i duhet popullit te jetoje,femijeve te luajne,pleqve te pushojne,makinate te parkohen,rrugeve me asfalt e pa gropa e shume e shume gjera te tjera qe ti japin jete normale nje zone banimi.

Kjo lagje e re ka filluar te ndertohet ne vitin 2005 dhe shtrihet kryesisht ne perendim te rruges Besim Alla ,dhe ne dy anet e rruges se re Thoma Koxhaj.Ndertimi I pallateve 12 kateshe vazhdon edhe sot. Por fatkeqesisht mungojne shume gjera: Se pari konstatojme se Komuna e Kasharit deri me sot nuk ka asnje plan urbanistik.Mungon planizimi I kerkesave per dyqane dhe apriori ne te gjitha pallatet katet e para jane vetem me dyqane te cila sot shumica jane bosh.

U bene 8 vjet qe ka filluar ndertimi i kesaj lagjeje por ama akoma nuk po shohim asnje lulishte ku te mund te luajne femijet tane apo te shlodhen pensionistet e lagjes.Nuk ka asnje park me lojera per femijet.Deri me sot  akoma rruget sekondare qe lidhin rrugen Thoma Koxhaj me rrugen e Kavajes jane te pa asfaltuara, vete rruga Thoma Koxhaj ka humbur  emrin e te qenit rruge sepse ajo eshte e tera e prishur dhe me gropa te pa kalueshme.Akoma rruget sekondare nuk jane emertuar po ashtu edhe pallatet jane te pa emertuara,e pra po na pyetet se ku banojme nuk dime se cfare adrese te japim. Ne pallatet e ndertuara deri me sot, asnjera nuk ka linje furnizimi me uje nga ndonje ujesjelles,pallatet furnizohen vec e vec nga nje pus i ndertuar qe ne ndertim te tij qe nuk ka uje te pijshem. Banoret presin se kur do te vije makina qe me altoparlant  lajmeron “ Erdhi uji I Selites “ .

Me besoni,qe nga 30 pallate te perfunduara,vetem ne kater pallate funksionojne garazhet kurse te tjerat ose jane kthyer ne magazina,ose nuk jane perfunduar akoma dhe jane  te mbushura me uje.

Besoni qe ka akoma pallate  te pa perfunduara plotesisht ku edhe ashensore nuk ka te montuar por ama banohen nga njerezit qe stermundohen duke hipur shkallet deri ne katin e 12.

Nuk e kuptojme si jane mare ne dorezim keta pallate nga Komuna,si ka mundesi qe komuna nuk ndermjeteson per ti vene ne pune te gjitha garazhet e ndertuara?Ku qendron forca e shtetit dhe si eshte e mundur qe asnjeri nuk can koken?

Makinat e banoreve parkohen ku munden dhe si munden,njerezit levizin ne mes te makinave dhe qeneve te rruges ku nuk eksziston asnje vije e bardhe qe te udhezoje kembesoret.Me te vertete eshte nje kaos i organizuar ku makinat levizin me menyre te cuditshme.Nuk po kuptojme si eshte e mundur qe askush nuk ve dore qe kontrollet rrugore kalojne me makinen e tyre,ndalojne per te pire diku ndonje kafe dhe zhduken nga erdhen.

Nje tjeter aspekt i jetes eshte dhe mos ekzistenca e te gjitha llojeve te sherbimeve ne favor te popullit me perjashtim te dyqaneve ushqimore dhe bar bufeve e kafeneve qe jane me shumice. .Po e filloj nga me e domosdoshmja:nuk ka asnje ambulance ku minimumi te jete mjeku I shtepise,pa le pastaj ndonje mjek specialiteti.Nuk ka asnje shkolle,minimumi 9-vjecare,dhe femijet detyrohen te shkojne ne shkolle deri ne Kombinat.Nuk ka nje zyre postare apo nje arke ku te paguhen pensjonet.Nuk ka asnje lloje banke qe ti sherbej popullit.

E pra kjo eshte nje tabllo e shkurter e nje komuniteti qe jeton ne nje rajon te sapo ndertuar(5vjecare)por qe duhet drejtuar dhe organizuar nga organizmat shteterore te cilat kane per detyre te rrisin shkallen e edukimit masiv te banoreve te cilet,sic theksuam edhe me lart,jane te rinj dhe me perberje heterogjene:nga jugu dhe veriu,qytetar dhe fshatar,qe e njohin shume pak jeten ne komunitet.Ka shume njerez qe nuk e kuptojne akoma se cdo te thote te zbatosh ligjet e shtetit per banoret qe jetojne ne nje komunitet,prandaj dhe i shmangen detyrimeve qe duhet te paguajne per te gjitha sherbimet qe duhet ti behen baneses se tyre si per shembull: pastrimi I shkalleve,pastrimi I teritorit,mirembajtja e ashensoreve,mirembajtja e rrietit elektrik dhe atij te furnizimit me uje dhe shume gjerave te tjera per te cilet mendoj se duhet te behet nje problem i madh shoqeror qe duhet diskutuar ne vecanti. Me kete rast ftoj te gjithe qytetaret e rajonit te diskutojne problemet qe na dalin perpara.

Letër e nënshkruar: Ing.  Kristaq Luarasi


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)