Edhe Kosova do të presë migrantë, Thaçi: Të gatshëm për 500 sirianë

October 9, 2015 10:34

Edhe Kosova do të presë migrantë, Thaçi: Të gatshëm për 500 sirianë

Megjithëse nga Kosova kanë ikur mijëra vetë për shkak të varfërisë, shteti i vogël ballkanik thotë se është i gatshëm të pranojë në territorin e saj 500 migrantë që vijnë nga vendet e luftës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha se vendi i tij shpreh gatishmërinë për pranimin e këtyre shtetasve dhe se “dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re”.

Deklaratat e tij u bënë në Konferencën e nivelit të lartë për Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor në Lukesmburg, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës “e kuptojnë fare mirë se çka do të thotë të jesh refugjatë, por edhe rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës”.

Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, tha se “mikpritja evropiane e shpëtoi kombin tim dhe për këtë ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”.

October 9, 2015 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*