Edhe kreu i Legalitetit braktis Bashën: Renditja është fyese

May 29, 2017 13:26

Edhe kreu i Legalitetit braktis Bashën: Renditja është fyese

 

Nuk kanë të mbaruar telashet për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Një tjetër kandidat i tij braktis garën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana i cili është renditur i katërti në listën e Dibrës.

Renditja është edhe arsyeja se pse Gjana heq dorë nga kandidimi.

REAGIMI:

Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.

Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL.

 

May 29, 2017 13:26
Komento

1 Koment

  1. Atdhetari May 30, 06:05

    Koha e mbreterve ka ikur more zoteri! Cfare mbreterie perfaqeson ti, ate te zogut?! Nje despot, tradhetar dhe hajdut! ”Ne rast lufte do te mbathte opengat dhe do te luftonte per clirimin e vendit” -keshtu pati deklaruar ”naltmadhenia”, por ne te vertete ia mbathi, duke marre arratine neper bote. Mbasi “vleresoi” lekun me floririn, si reforme financiare, grumbulloi tere floririn e vendit, e grabiti dhe ia mbathi. Ju nuk mund te jeni ndryshe nga ai. Doni edhe vend ne Parlament!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*