“Edhe lopa e Sadushit jeton më mirë se ne”

December 9, 2013 16:22

“Edhe lopa e Sadushit jeton më mirë se ne”

Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne me dy fëmijë që jeton në stallën e kuajve të ish-Fermës Çlirim në Fier. Lindita Maloku ka tentuar disa herë vetëvrasjen për shkak të varfërisë së tejskajshme. Jetojnë vetëm me 3800 lekë ndihmë ekonomike mujore, brenda s’ka asnjë orendi përveç krevatit dopjo. Dritaret kanë në vend të xhamave batanije, ndërsa vajza e sëmurë nuk ble dot ilaçe. Djali dhe vajza kanë braktisur shkollën për shkak të varfërisë.

Edhe kafshët jetojnë më mirë. Një familje në prag katastrofe jeton në varfëri të tejskajshme, ku u mungon çdo gjë për të jetuar, ndërsa banojnë në një kasolle ku dikur përdorej për strehimin e kuajve të ish-“Fermës Çlirimi” në Fier. Nëna e dy fëmijëve ka tentuar disa herë të vetëvritet. “Janë fëmijët ata që më japin forca”, shprehet Lindita Maloku në një rrëfim për gazetën DITA. Shteti i ka harruar, shpresa e vetme sipas kësaj familje janë qytetarët , është biznesi.

 

Mjerimi

Shtepia ku jeton

Shtepia ku jeton Lindita Maloku

Lindita Maloku është një grua e divocuar me dy fëmijë, dhe që prej tre vjetësh jeton në një varfëri të tejskajshme. Ajo banon në një lagje periferike të qytetit të Fierit, në një banesë përdhese, e cila dikur është përdorur për stallë kuajsh. Edhe sot ajo ka mbetur e tillë. Shumëkush që hyn në këtë familje, do të  befasohet. Do të tronditet kur shikon se brenda dhomave të saj ku dikur përdoreshin për kuajt apo mëzat e tyre, pothuajse nuk ka asgjë, me përjashtim të një krevati dopio edhe ai në kushte shumë të keqja, ku flenë tre pjesëtarët e kësaj familje. Lindita jeton së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën 18 vjeçe, e cila e ka lënë shkollën në vitin e tretë ekonomik, në Shkollën Bujqësore Fier, për shkak të ekonomisë, dhe djali 16 vjeç, edhe ky e ka braktisur shkollën në klasën e shtatë. Muret e dhomës ku flenë janë me suva  dhe tavane të rrëzuara dhe të krisura. Dritaret po ashtu pa xhama, vetëm me batanije në vend të tyre. Dollape buke apo ndonjë orendi tjetër shtëpiake nuk shikon gjëkundi. “Jetojmë vetëm me 38 mijë lekë të vjetra që na jep komuna Qendër, ku figuron banore kjo familje”, thotë Lindita.

 

Rrëfimi

Me lot në sy, Lindita tregon hallet dhe problemet e familjes. “Nuk mundem t’i ushqej dot fëmijët, jo më t’i ndjek me shkollim. Madje janë të dy të sëmurë dhe kërkojnë ilaçe. Edhe unë jam e sëmurë. Kam qenë 6 muaj në spitalin e rehabilitimit në Tiranë. Dola prej tij për hir të fëmijëve. Vetëm për këta po jetojë, sepse nuk dua t’i lë jetim dhe t’i risë bota”, rrëfen Lindita arsyet pse djali dhe vajza kanë braktisur shkollën. Më tej na tregon ambientet dhe mjerimin sikur të ishte një shekull më parë. “E shikoni vetë  si jetoj. Në një mizerje. Më mirë jeton lopa e Sadushit (një banor i fshatit aty pranë), se sa familja ime”, vijon nëna 42-vjeçare.

 

Tentativat e flijimit

Dhe kjo gjendje e ka zhytur disa herë në depresion. “Kam tentuar disa herë t’i jap fund jetës. Një gjë të tillë e kam bërë pasi e kam shumë të lehtë. Shikoni tavanin, aty kam tentuar, por më kanë shpëtuar vetë fëmijët, që qanin dhe me lot në sy më luteshin që të mos ta bëja këtë. Ja, shikoni instalimet elektrike pa priza dhe çelësa, pasi nuk kam paguar as korrentin”, rrëfehet Lindita për vuajtjet dhe dëshirën për të mbyllur jetën. Thotë se nuk ka me se të blejë ushqimet, apo pse jo dhe ilaçet kur sëmuren. “Më thuaj se çfarë të bëjë me këto kushte!”, ngre zërin nëna e dy fëmijëve dhe më pas ul kokën dhe shpërthen në të qara. Vajza e saj 18 vjeçare, lëviz nga vendi ku ishte strukur në krevat e sëmurë dhe shkon pranë nënës duke ia vendosur kokën në prehrin e saj. E përkëdhel dhe qetëson ngadalë, duke i dhënë shpresë. Na lutet që të mos i bëjmë përjetësim në fotografi këtij momenti të dhimbshëm. Lëviz përsëri dhe mbulon kokën në krevat. Thotë se ka ëndrrat e saj, por që s’mund t’i realizojë dot. As shkollën nuk mund ta vazhdojë më si gjithë shoqet, pasi varfëria e familjes nuk e lejon një gjë të tillë.

 

Apeli

Shtepia ku jetonLindita thotë se vetëm shteti mund ta zgjidhë këtë situatë. Pse jo edhe biznesi privat, qoftë me një punësim, qoftë me donacione modeste. “Nuk më ofron njeri punë. As mua dhe as fëmijëve. Nuk kemi përkrahje. Lutemi të na ndihmojnë sadopak, ndryshe do të vdesim nga uria dhe skamja”, shprehet Lindita. Shtëpia e rrënuar krejtësisht, nëse kjo ish-stallë kuajsh mund të quhet e tillë. Lagështirë, amortizim, mungesë higjiene dhe për më keq akoma mungesa e elementëve më jetësore. Vetëm një krevat, asnjë pajisje shtëpiake, orendi, e për më keq akoma vetëm me 38 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike, ose e pjesëtuar për të tre, vetëm afërsisht nga 13 mijë lekë secili. E me kaq para nuk mund të mbushësh dot as barkun me bukë, jo më të blesh ilaçet, të ndjekësh shkollën apo të zgjidhësh hallet e jetës. “Nëse kjo gjendje vazhdon, nuk besoj se kam zgjidhje tjetër. Megjithëse fëmijët po rriten, shikoj se askush nuk përkrah dhe ndaj kërkoj ndihmë”, e mbyll rrëfimin Lindita, teksa ngrihet dhe na përcjell deri tek dera e kërrusur si një plakë dhe ajo ngrehinë e denjë për sistemim kufomash dhe jo për akomodim njerëzish të gjallë. / Thanas Kristo

 

 

 

 

 

December 9, 2013 16:22
Komento

7 Komente

  1. DREAM December 9, 16:44

    Cojani Monika Kryemadhit kete shkrim ,bejeni kryeartikull ne gazete .
    Premtoi para disa diteve qe do ishte inisiatore e cdo ndihmese per nxenesit ,femijet .
    Tregojini si 18 vjecaria nuk ndjek studimet …tregojini qe mbas pak {cudi qe nuk ka ndodh ende}
    DO PROSTITUOHET …PER BUKEN E GOJES !
    ne hyrje te Fermes Clirim {nderrojani kte emer bastard} valvitet ende parrulla :Votoni LSI …
    kenaqen me pak …VETEM BUK KERKOJNE !

    Reply to this comment
  2. arben December 9, 17:42

    E ç’fare mund te beje Monika?…. e shkreta i duhen parate qe te fryhet akoma me shume!

    Reply to this comment
  3. Demokarstianet December 9, 21:31

    Monika mund ta rregulloj kete familje ekonomikisht, vecse po shiti fustanet 20 mije euro qe ka blere e nuk jane me ne mode per ate, ose ti shes si suvenire, si ish zonja e pare e qeverise ne vitet kur Likja grabiste floririn dhe ngarkonte milionat me vinc

    Reply to this comment
  4. labi italy December 9, 22:15

    o njerez o politikane e ndihmoni kete grua fat keqe dhe keta femije te dalin nga kjo gjendje se eshte fatkeqsi e madhe kjo pabarazi pak njerez jetojnesi mbreter edhe pse se meritojne disa vdesin per te ngrene hapni nje numer llogarie dhe cojuni buuuuuuuke per te ngrene se eshte turp se shqiptareve ju dha buke greku e italiani

    Reply to this comment
  5. Erion December 10, 00:23

    KA ndonje adrese a ndonje kontakt kjo zonje nr telefoni apo llogari? ku mund ta ndihmojme ,?

    Reply to this comment
    • DREAM December 10, 10:35

      Kam mundesi ta gjej kte grua ,kam njerez qe banojne afer saj dhe me konfirmuan situaten e mjere .Lini nje email ktu ,ose nje adrese tjeter dhe do ju kontaktoj …se bashku me zonjen ne fjale …do ju lidh me skype qe te keni mundesi verifikimi .

      Nqs eshte nje shaka ose keqardhje momentale ,mbas leximit te artikullit keshilloj te mos beni asgje sepse iluzioni i varros pergjithmone kta njerez .
      FLM !

      Reply to this comment
    • LINDITA MALOKU November 19, 16:04

      PO KAM KETE NUMER LLOGARIJE BANKARE NE RAIFAISEN BANK 0020468389
      NJEKOHESISHT PO JU LE NJE NUMER KONTAKTI 0699669297

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*