Edhe Bregu, pro Ramës në Beograd: BE, standarte të dyfishta për Serbinë

October 19, 2014 10:38

Edhe Bregu, pro Ramës në Beograd: BE, standarte të dyfishta për Serbinë

Përkundër qëndrimit të mbajtur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, deputetja e kësaj force, Majlinda Bregu është e mendimit se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë në Beograd.

Bregu është deputetja e dytë e PD-së që del në mbështetje të vizitës së Ramës në Beograd, pas qëndrimit të mbajtur nga deputetja Mesila Doda.

Të them të drejtën në ditën e parë isha e idesë që Kryeministri duhet menjëherë të anullojë vizitën e tij për në Beograd. Pra, në ditën kur ndodhi ngjarja, kur gjatë himnit tonë kombëtarë pati fishkëllima gjithë kohën, për të mos folur pastaj për dhunën dhe për të vijuar me deklarat famëkeqe, të turpshme, aspak politike, të autoriteteve serbe. 

Megjithatë gjatë këtyre ditëve kam menduar se është kaq e vështirë dhe kaq e rrallë ndërtimi i paqes dhe një ure bashkëpunimi, sa në rast se serbët vërtet nuk e duan dhe pritën pretekstin e një ndeshje futbolli për të rishfaqur të gjitha ndjenjat e tyre, unë nuk e shoh sot si problem atë për të cilën më pyesni ”, tha Bregu e pyetur për viziten e Rames gjate nje interviste televizive.

Ish-Ministrja e Integrimit tha gjithashtu se BE ka aplikuar standarde të dyfishta në rastin e Serbisë, apo të vlerësimit kur vjen puna për procesin e integrimit në vendet e tjera të rajonit. /E.K

October 19, 2014 10:38
Komento

14 Komente

  1. Fieraku123 October 19, 10:58

    Bravo Majlinda.Kunder Serbise nuk duhet te kemi dallime Partiake.

    Reply to this comment
  2. abedin derv ishi October 19, 11:18

    Shyqur qe ne PD paska dy deputete qe e paskan mendjen femer se per te tjeret u eshte thare truri fare… Nga poshtersite qe kane bere!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 October 19, 11:51

    Nje merak kam.Ka rreshqit Majlinda majtas degjova.Mos eshte vrare gje?Kush do ja rruaje palmen Berishes?

    Reply to this comment
  4. lumasi October 19, 12:08

    ne pd paska dy deputete qe mbajne pantallona te gjata, se te tjeret jan me pantallona te shkurta.

    Reply to this comment
  5. lary October 19, 12:10

    bravo majlinda,sot duhet te jemi te bashkuar pozite dhe opozite ashtu sic u bashkuan sportistet tane ne kete ndeshje.sidomos per kete problem duhet te jemi ne nje mendje

    Reply to this comment
  6. petrit October 19, 12:14

    Po aq deputete e qytetare socialiste e sigurisht me shume, te fyer ne dinjitetin e tyre kombetar, e shohin me dyshim viziten e z.Rama ne Beograd.
    E ketu nuk eshte fjala thjeshte per emocione poltike e patriotike, por thjeshte nje arsyetim llogjik qe lidhet me rezultatin e ketij takimi.
    Nuk me duket fort bindese e realiste qe te komentohet me tendence militantiste se paskej vetem dy deputete te PD qe “ndryshokerkan me trurin e thare” te miliona shqiptareve qe mendojne ndryshe dhe e kundershtojne vajtjen e Rames ne Beograd ne kete situate te krijuar.
    Qe deputetet demokrate, zonjat Bregu e Doda mendojne me butesine e femres ndryshe nga pjesa me e madhe e shoqerise shqiptare, edhe kete nuk e shoh si ndonje mekat politik ne dem te partise se tyre.Per fat te keq shqiptaret pergjithesojne cdo mendim ndryshe, me militantizem partiak

    Reply to this comment
  7. Tironsi October 19, 15:44

    Bravo Znj.Bregu.Me pelqen pozicioni i marre prej jush.Kam nje sygjerim:Gjithmone te mendosh per te miren e Shqiperise ne rradhe te pare.

    Reply to this comment
  8. Dritan October 19, 16:27

    Po ç’tu desh moj Majlinde te aventuroheshe ne Partine private te malokut ? Oportunizmat tuaja nuk e ndihmojne kete vend. Duket sikur shkoni andej nga fryn era ne interesin tuaj.
    Ne PS jeni gjithmone te mirepritur po sikur zorr t’ju besojme ju deptutetet qe perzihen nga njera Parti dhe kacavirreni nga te mundeni pastaj.

    Urojme qe te keni me stabilitet ne qendrime ju te debuarit e gjore te PD-se.

    Reply to this comment
  9. Azemi October 19, 16:37

    Çlirohuni prej Salushit mos e keni frike se i kane ra dhembet.thoni ate qe eshte me e mira dhe ate qe mendoni.

    Reply to this comment
  10. v.duka October 19, 17:26

    Urime Zonja Bregu! Kini ca kohe qe perfaqesoni nje politikane racionale dhe aktive kaq shume te nevojshme per nje opozitarizen demokratik. Vlera e kesaj veprimtarie nuk eshte vetem teorike dhe personale per vendin tone, sidomos ne kushtet, kur nje pjese e konsiderueshme e deputeteve vuajne nga probleme mendore ose nga sindroma serioze.
    Me respekt V.Duka.

    Reply to this comment
  11. Mjetetmesimore October 19, 18:19

    Mire moj Majlinde,me ne fund e the nje llaf pa partishmeri ! QYtetaria dhe gazetaria te cilave u takoje ti,e kane te vestire te bashkejetojne me modelin alla Xhozi ! I cmenduri te cmend, Majlinde, osé ne rastin me te mire budellai te budallalleps. Kaq vjet min.e integrimit nuk u bere kurre e evropiania qe te takonte. gjynah !shoqja qi te do te miren !

    Reply to this comment
  12. Bardhyl Qirjaku October 19, 22:39

    Rreth 55 vjet me pare gjate vizites ne SHBA kryeministri sovjetik pati nje takim me kryetarin e opozites (kongresmenin dedmokrat Fullbrajt) dhe i tha atij se … i lexonte me kujdes fjalimet e tij ne Kongres. Fullbrajti i tha se …. mbase Ju keni interes per ato raste kur une kundershtoj Presidentin tone, por te jeni i sigurte se kur ai flet me Nikita Hrushovin ne jemi si nje trup i vetem bashke me te.
    Me fqinjet tane shoviniste, ne veri apo ne jug qofshin, pozita dhe opozita duhet te jene sebashku t’i sherbejne Shqiperise, sepse edhe elektorati, ne kete rast, i tille eshte. Me vjen mire qe nga opozita vijne zera te tille.
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*