EDHE ME CEZ-in SI ME 21 JANARIN?

Andrea Stefani October 10, 2015 23:25

EDHE ME CEZ-in SI ME 21 JANARIN?

U bëmë përsëri dëshmitarë të teatrit absurd të kampeve politike që akuzojnë njeri-tjetrin ashpër për korrupsion dhe vjedhje të parave publike për të arritur në …askund! Kush ka të drejtë dhe kush ka faj? Kush është i korruptuari dhe kush i ndershmi? Kush do ta ndajë këtë hesap që shqiptarët të mos përçahen nga shpifjet por të bashkohen nga drejtësia?

 

Edhe një bandë hajdutësh ka nevojë për një minimum drejtësie për ndarjen e plaçkës ndryshe do të shpërbëhet – thotë Platoni. E jo më një shtet, detyrohemi të shtojmë ne. Dhe prandaj vijmë në konkluzionin se mungesa kronike e drejtësisë dhe e ndëshkimit për korrupsionin e madh, po e shtyn shtetin shqiptar në limitet e veta të ekzistencës. Dhe vetëm ndërhyrja urgjente e drejtësisë mund ta shpëtojë.

 

***

Debati i fundit parlamentar mbi aferën e CEZ-it, është një tjetër provë e dhimbshme për këtë. U bëmë përsëri dëshmitarë të teatrit absurd të kampeve politike që akuzojnë njeri-tjetrin ashpër për korrupsion dhe vjedhje të parave publike për të arritur në …askund! Kush është i korruptuari, vjedhësi, fajtori? Askush dhe gjithkush! Kufiri mes të ndershmit dhe hajdutit është fshirë. Dhe e gjithë kjo tollovi ndodh për shkak se mungon arbitri që, jashtë palëve dhe me profesionalizëm, të hetojë, gjykojë dhe japë verdiktin se kush e ka shkelur ligjin, sa dhe si. Dhe në përputhje me të, të japë vendimin.

 

***

Çfarë bën prokuroria? Çfarë bën kryeprokurori, Adriatik Llalla, ndërsa paguhet me paratë e taksapaguesve pikërisht që të hetojë lëmshe të tilla akuzash që politikanët shqiptarë po i shpalosin publikisht duke akuzuar njeri-tjetrin? Pse nuk kryen misionin për të cilin jo vetëm paguhet por e ka për detyrim kushtetues? Është në tavën e korrupsionit me politikanët apo çfarë?

Sepse kemi akuza të freskëta të bëra publike nga të dy kampet e politikës lidhur me aferën e CEZ-it. Nga njëra anë është Sali Berisha, Lulzim Basha dhe të tjerë, që akuzojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij se ka mbyllur konfliktin për CEZ me çekët me një marrëveshje mirëkuptimi në një kohë që, sipas tyre, duhet të shkonte në arbitrazh ku fitorja do të ishte e sigurt.

Dhe sipas PD, marrëveshja me çekët, në bazë të së cilës Shqipëria i pagoi CEZ 95 milion euro duke i dhënë fund arbitrazhit, është kriminale, korruptive dhe i ka shkaktuar Shqipërisë një dëm prej 600 milion euro! Kjo është një akuzë shumë serioze. Ndaj vështirë të kuptosh sesi mund të neglizhohet nga një prokurori që ka për mision mbrojtjen e interesave të publikut.

Por nuk kemi dëgjuar që prokuroria të nisë ndonjë hetim. Nuk kemi parë të thërrasë akuzatorët, Berishën, Bashën e kompani, të deponojnë për akuzat e tyre. Çfarë pret ajo?

 

***

Kundërakuzat nga kampi qeveritar nuk janë më të pakta. Sipas Kryeministrit Rama por edhe ministrit të energjetikës, Gjiknuri, marrëveshja me CEZ ka qenë më e mira e mundshme duke e shpëtuar Shqipërinë nga një penalizmin i sigurt që mund të shkonte deri në 1 miliard euro.

Përveç një bilanci që demonstron se me marrëveshjen e mirëkuptimit çekët nuk kanë marrë asgjë më shumë se ç’kanë dhënë në disa vite, përveç fakteve mbi korrupsionin e mbledhjes së borxheve të realizuar nga qeveria me 9 kompani fantazëm të tipit DIA, kampi qeveritar ka servirur edhe shumë dokumente duke e akuzuar qeverinë Berisha se kanë qenë keqqeverisja, populizmi dhe korrupsioni i saj, prishja e dhunshme e kontratës me çekët dhe pasiviteti i mëpastajshëm në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm juridikë, që jo vetëm e kanë çuar ÇEZ shpërndarje në kolaps por edhe e kanë bërë të pamundur një fitore kundër palës çeke në arbitrazhin ndërkombëtar.

 

***

Kush ka të drejtë dhe kush ka faj? Kush është i korruptuari dhe kush i ndershmi? Kush do ta ndajë “shapin nga sheqeri”? Pikërisht kjo është detyrë e prokurorisë. A e kanë ndjekur prokurorët shqiptarë debatin që vazhdon prej disa muajsh? Po seancën e fundit në Kuvend ku, për herë të parë, palët i mbështetën me dokumente akuzat dhe kundërakuzat? Materiali i bërë publik ka qenë aq i bollshëm sa asnjë prokuror nuk mund të lajë duart duke thënë se palët nuk kanë depozituar dosje në prokurori. Prokuroria i ka të gjitha premisat për të nisur, edhe kryesisht, hetimet për këtë aferë që nga të dy palët, emërohet si nga korrupsionet më të mëdha të tranzicionit.

 

***

Por do të qe e palejueshme, vrasëse për shtetin, që edhe ky skandal të përfundonte ashtu sikundër u mbyllën hetimet për masakrën e 21 janarit, pa kriminelë dhe pa ndëshkim. Pra, patëm një masakër por nuk patëm kriminelë! Dhe kur vriten qytetarë e askush nuk ndëshkohet me pretekste qesharake se fajin e paskan pasur plumbat që paskan bërë rikoshetë (!), kjo është simptomë e qartë e fundit të shtetit dhe kalimit në gjendjen e natyrës ku njeriu ka “të drejtë” të vrasë njeriun.

Dhe vërtet, kur askush nuk ndëshkohet për vrasjen me plumba luftarakë të protestuesve, madje kur qoftë edhe një politikan i vetëm (kryeministri, ministri i brendshëm që ishin aty) nuk ndëshkohen as moralisht për këtë kryekrim, pse duhet të ndëshkohet dikush që vret aksidentalisht në trafik me makinë një njeri?!

 

***

Edhe për 21 janarin patëm dy palë që kundërakuzoheshin. Në njërën anë Berisha, nga lartësia e postit të Kryeministrit, akuzonte liderin e opozitës Rama, Presidentin e Republikës Topi dhe vetë kryeprokuroren Ina Rama, për organizmin e një puçi. Ai madje akuzoi opozitën se kish qenë ajo vetë që i kish vrarë protestuesit duke përdorur thika me helm dhe çadra pistoletë! Nga ana e vet, opozita, bazuar në faktin e 4 protestuesve të vrarë dhe disa të tjerëve të plagosur, në faktin, e fiksuar edhe nga kamerat e medias se të paktën 2 nga protestuesit ishin vrarë me të shtëna direkte nga gardistët, e kanë akuzuar kryeministrin Berisha dhe ministrin e brendshëm Basha për krimin e vrasjes së protestuesve.

 

***

Duke lënë mënjanë bindjen tonë për sa ka ndodhur në 21 janar, themi se, gjithsesi, njëra nga palët është fajtore për krimin më të rëndë të tranzicionit. Publiku është i ndarë. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale 2013-14, kemi të drejtë të themi se shumica e shqiptarëve mendon se fajtorët për masakrën janë në radhët e qeverisë së djeshme.

Përfshi vetë ish-kryeministrin dhe ministrin e brendshëm. Pakica, mbështetëse e PD, beson të kundërtën. Dhe është detyrë e prokurorisë ta ndajë këtë hesap që shqiptarët të mos përçahen nga shpifjet por të bashkohen nga drejtësia.

 

***

Mjerisht as prokuroria dhe as gjykatat nuk kanë qenë në gjendje të thonë të vërtetën për këtë krim dhe të japin ndëshkimin. Për rrjedhojë, sot kemi një pjesë të shqiptarëve që besojnë se në krye të PD kemi politikanë që i kanë lyer duart me gjak qytetarësh të pafajshëm ndërsa një pjesë tjetër, që besojnë se në krye të qeverisjes kemi një grup politikanësh puçistë.

Edhe në aferën e CEZ, elektorati i është atashuar kampeve jo bazuar tek drejtësia, por te simpatitë politike që duke qenë se janë përgjithësisht të verbra, refuzojnë ta pranojnë krimin e kryer nga lideri dhe partia e dashur, edhe kur ai ka qenë i hapur madje i fiksuar edhe nga kamerat e medias.

Dhe është naivitet të shpresosh se shteti mund të dalë nga gjendja e një konfliktualiteti permanent, pa ndërhyrjen e drejtësisë për pastrimin e politikës nga këto enigma, dilema dhe krime që rëndojnë mbi të.

 

***

Pas 25 vjet pandëshkueshmërie kupa e korrupsionit dhe krimit është mbushur dhe po derdhet duke përmbytur shtetin. Koha nuk pret. Vetëm ndërhyrja e drejtësisë mund ta shpëtojë atë. Qoftë edhe më asistencë ndërkombëtare. Tani!

Shteti ka nevojë urgjente për drejtësi ashtu si një i aksidentuar rëndë për transfuzion gjaku. Madje, ai nuk mund të presë as derisa reforma në drejtësi të pjellë pushtetin ideal të drejtësisë. Sepse deri atëherë mund të ketë vdekur ose të jetë zbërthyer nga një konflikt politik mes klaneve politike të kriminalizuara.

Lufta për drejtësinë e munguar kundër pandëshkueshmërisë duhet të nisë urgjentisht tani! Një luftë që, nga ana e vet, do të jetë jo një pengesë por, përkundrazi, një rrethanë shumë më e favorshme edhe për reformën në drejtësi.

Andrea Stefani October 10, 2015 23:25
Komento

11 Komente

  1. Pellumb Zaimi October 10, 22:56

    [email protected]@@##@@@ Nje opinion me pyetje therese per politiken qeverisese dhe opozitare perfshi dhe prokurorine . Por ta dini o Andrea ,-nuk do tju jepet pergjigje kurre. Kur ne Shqiperi xhonglohet nje teater i madh fshihet nje vjedhje e maadhe dhe kjo eshte loja Ka vite qe luhet kjo loje dhe mos kujtoni se sherret e teatrit i kane megjithe mend ? Absolutisht jo. Qellimi i teatrit te eger eshte qe te mos na veje mendja se hajdutet po po na vjedhin . Duhet te duken si armiq medemek. Nderime autorit !

    Reply to this comment
    • chess player October 11, 00:04

      zoti pellumb nderime !

      mos i bini ne qafe berishtrigut

      ai ka bere krime por nuk eshte fajtor

      pa imptencen kriminale te edi rames dhe pa nje mbeshtetje te fuqishme nga berishistet e washingtonit i biri i sheqere berishes duhet te ishte ne pranga sot …me e vogla

      te besh dekriminalizim dhe te vesh bash-berishen si avokate..dhe te bej ambasdori lu nje liste kriminelsh politikane…besoj se nuk eshte faji berishes..

      ja si na vjen ne ndihme atdhetari kokalari..dhe andrea stefani duhet te nderroje numrin e syzeve:

      Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit. Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

      “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

      “Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane

      a do me per -be lu lin-

      Reply to this comment
  2. Bledi October 10, 23:09

    Po cfare dhe ke te hetoje prokuroria? Te hapi petet e lakrorit thoni ju…se pervec berishes tek kjo afere ka ngjyer duart meta & co. Te hetoje? Po do na dalin ca miq te pushtetit te djeshem e sotem, ca zamir teg, ca gona lsi+3G etj etj. Po pse e beri zullumin per renie te qeverise meta ooooo zonja dhe zoterinj. Per impulse te reja ne te mire te shqiperise? Hahahaaaaaa. Jo mor jo, per bithen e vet mo. Ca te bente rama? Te linte salltaneqet e veta krieministrore dhe te degdisej me 59 deputet ne kuvend? Pse ka budallenj te tille sot? Ismailaj eshte ne burg se duhej mbuluar muti me shurre (mareveshja me CEZ per hir te statusit) se ai nuk ka vjedhur me pak se 9 kompanite e tjera binjake te DIA por qe nuk i zene as me goje.

    Reply to this comment
  3. Pensionisti. October 11, 01:33

    VASLAV HAVEL.

    Burim i katraurave ne Shqiperri,ka qene eshte dhe do jete sali komunisti,sali spiuni.S’ka me te keq se komunisti i konvertuar ne antikomunist,tha Haveli.

    Reply to this comment
  4. Socialisti bythpambuk October 11, 04:04

    Lodheni kot i nderuar Stefani .
    Sa te jete Edi Rama nuk do te kete asnje ndeshkim per kriminelet dhe hajdutet .

    Reply to this comment
  5. METEH October 11, 07:48

    Ka te drejt Z.Stevani,
    Por ne kete vend sundon “shejtani”,
    Ne kto vjet drejton mjerani,
    Fytyr nxire si tigani.
    Edhe CEZ do perfundoi si 21 janari,Gerdeci,Rr.e kombit,vrasjeve qe nga A.Broci e deri te S.Olldashi.Pse:Se keto jane bere nga nje dore MIZORE qe ka kapur drejtesin & blere lobistet shqiptar e nderkombetar.Vetem ZOTI e zgjidh kete pune o Z.Andrea dhe ju gazetaret e tjere te nderuar te DITES.Krimi e korrupsioni jan futur shume thelle ne çdo person te politikes shqiptare,ne te djathte -sidomos,ndersa te majten per ti futur ata ne burg e pengon i korruptuari i madh,i kapur me vidio e dosje,qe nuk e lejon Ramen te shpejtoi reformen ne drejtesi,pa te cilen ky vend do beje veç hapa pas.Dhe LLalla ka frik nga hija e tij,ndaj pret te dorezoi çelsat me lezet.Dhe ka nje te drejt.Kryekrimineli te vret naten e te qan diten.Shqiptaret e din kete,ndaj po marrin arratine,pasi ndermarrjet e istitucionet i shkaterroi Saliu e Azemi jo Rama,ku ky te papunet duhet ti marr ne Kryeministri si zv/sat e tij.!!

    Reply to this comment
  6. ne emer te popullit October 11, 08:04

    O POPULL, KRIMINELLET NUK KANE BERE, NUK BEJNE DHE NUK DO BEJNE KURRE DREJTESI, ESHTE FJALA PER TE GJITHE POLITIKANET QE E KANE KAPUR SISTEMIN E DREJTESISE PER QAFE DHE DREJTOJNE ATE SI TI DOJE QEJFI A TYRE.EDHE VETE RAMA SKA CFAR BEN SEPSE EDHE AI ESHTE ME I KORROPTUAR SE BERISHA PRANDAJ AI NUK I VE PRANGAT BERISHES.AH POPULLI MJER QE POLLE KETO PLERA.

    Reply to this comment
  7. prokurori October 11, 08:30

    Ka frike prokuroria te hetoje se mos preke interesat e politikes? Po ky eshte dhe problemi qe ngrihet ne artikull. Duhet te arrihet me do kusht qe prokuroria te hetoje kedo qe ka bere krime edhe nese eshte me pushtet. Edhe Ilir Meten e kedo tjeter. Duhet nje prokurori qe nuk pyet as per llogarite e Rames, as te Metes apo Berishes e Bashes. Prandaj do te quhej e pavarur qe do te thote e pavarur nga interesat e politikes.

    Reply to this comment
  8. Kariz Matik October 11, 10:06

    Kush mban përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit, për vrasjet e 21-janarit dhe për ÇEZ-in. Po për sa e sa të tjera, aktuale e të shkuara, të cilat mbahen të kopsitura nëpër dosjet e pluhurosura të plepistave, por akoma me të freskëta, nepër arkivat e internetit?

    Për t’iu përgjigjur pyetjes që parashtron z.Stefani, se kush ka të drejtë, dhe kush ka faj, le t’i referohemi pak praktikimit të teorisë, që për të gjetur një mundësi duhet të përjashtosh të pamundurën. Në rastin konkret, punën për gjetjen e fajtorëve do ta lehtësonte përjashtimi nga dyshimi i personave që s’mbajnë përgjegjësi, të paktën për aq sa u përmend më lart.

    Unë mendoj se çdo akuzë mund të rëndojë mbi shpatullat e skërbythjeve të njohura të politikës së varkarëve, por vetëm për një gjë s’mund t’i besh me faj. Për fajësi individuale.

    Lind pyetja, se cilët janë ata qe mund t’i përjashtosh vërtet nga bartja e peshës së pëgjegjësisë? Politikanët, jo se janë vete koka e qelbur e peshkut. Po cilët atëhere? Sovrani, mediat, apo turma amorfe? Kush pretendon fundja se s’ka faj?

    Të akuzuarit për vrasje, dhe individë të lidhur direkt me rrjete kriminale nuk mund të jenë as pjesë e arenës publike, dhe as të asaj funksionale. Mediat në veçanti duhet t’ia kishin mbyllur shtigjet e shfaqjes së tyre në publik përmes ekranit apo shtypit të shkruar. Nëse sovrani përfaqësohet në parlament nga individë me të shkuar kriminale, me precedenca penale, apo persona të papërgjegjshëm, qëllimi i vetëm i të cilëve është jo menaxhimi i ndershëm i parave publike, por kollondrisja sistematike e tyre, ky nuk është faji i vetëm i monstrave me kollare, por edhe i vetë sovranit. Sepse fundja është vetë ai që u fal delenxhinjve mirëbesimin, edhe pse e di fare mirë, se ç’kleptomanë u serviren gjithmonë përpara për t’i zgjedhur.

    Kur një kërmë vret, e më pas shpif, shan, ulëret, dhe arrin deri aty sa të guxojë të demonstrojë hapur nxitjen e dhunës për rimarrje pushteti, dhe po kjo pocaqi të nesërmen na shfaqet para ekranit ulur këmbëkryq në takime “serioze” me ca dobiçër, atëhere këtu nuk kemi të bëjmë as me një, as me dy, por me tufë fajtorësh që meritojnë t’u vihen byzylyqet po njëlloj si edhe kuçkave të politikës.

    Kemi një krim ekonomik që luftohet gjoja vetëm në aspektin formal dhe sa për të plotësuar vakuumin, përndryshe zero në aspektin real. Me një tufë fajtorësh kemi të bëjmë edhe kur ky lloj krimi arrin sukseshëm deri aty sa të zhvasë ç’të mundë nga pasuritë dhe djersa e derdhur prej të tjerëve. Janë veprime këto që nuk mund të kryhen nga individë të veçantë, pa patur grupe që qëndrojnë në prapaskenë, por të gatshme për t’i mbështetur e përkrahur jo vetëm me mjete financiare e mediatike, por edhe me mjete nga ato më banalet, siç janë demoralizimi, kërcënimi, apo përdorimi i dhunës fizike. Janë këta fajtorët, të cilat u kanë krijuar kriminelëve kushtet e përshtatshme, dhe u kanë garantuar atyre mosprekjen e biznesit dhe mosndëshkimin, në rast se dikush ua zbulon qoftë dhe rastësisht horrllëqet e aktivitetit.

    Se ku duhet kërkuar dhe nisja e luftës për vendosjen e drejtësisë së munguar kundër pandëshkueshmërisë vështirë të thuhet, se s’mund dhe s’ka se si të ketë luftë të sukseshme me specie ende të pandërgjegjësuara.

    Reply to this comment
  9. lori October 11, 12:24

    Ndryshimi i 21 Janarit me fenomenin e radhes Berishjan CEZ,ka nje ndryshim themelor z.Stefani sepse konflikti nuk ka mbritur deri ne piken e vlimit ku per pasoje kazani qe gatuan te tilla çorba te nxjerre respektivisht “Burre shteti” e “Yll ne ngjitje”!A su veprua keshtu edhe me 21 Janar ku kryeprekurorja e detyruar nga nje pseudodiplomat kerkoi nje hetim nderkobetar(nderkombetar)(FBI) e gjithçka u shkaterua qe nga serveri e deri tek kryemisteri!A s’kerkohet edhe sot nga po kryeprekurori qe kete vjedhje ta hetojne perseri nderkobetaret(nderkombetaret) e perseri fjalen ta thote si gjithnje (FBI)?E ç’fare te beje Rama ne kete rast kur problemet madhore te ketij vendi kane shkuar deri ne ate pike sa per garanci te tyre duan te ngrene edhe nje biro hetimi por me nje kusht qe drejtuesi i saj te jete nga veriu dhe Amerikano -Shqipatar .Pra ç’fare te beje Dhalla ne kete drejtim kur eshte nenprodukt i qumeshtit!Perse nuk pyet vehten edhe keto monstra se ku eshte “REFORMA E C’DREJTESISE”?Kryeministri na premtoi se ne vjeshte do te perfoundoje!Kush e pengon dhe perse!Perse kerkohet dorheqja e ministrit te brendeshem me ç’do kusht dhe nga kush?Po e mbyl me thirrjen e kahereshme “Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze”!

    Reply to this comment
  10. Hans Klos October 11, 14:40

    Ne kendveshtrimin tim,ky artikull eshte real,i paanshem dhe racional.Te uroj mbaresi! Nuk jam dakort me ndonje komentues i cili shprehet se cfare te bej Rama dhe cfare te bej Llalla.Nese kane ndergjegje duhet te japin doreheqjen sa me pare,sepse jane totalisht te paafte.Kemi 25 vjet qe nuk kemi shtet te mirefillte,kemi 25 vite qe vidhet e askush nuk denohet.Kur vjen puna per “Qelesh” e “Ballist Morina” Policia dhe Prokuroria menjehere te gatshem te veprojne,ndersa kur vjen puna per kriminel teper te rrezikshem keta institucione,kryesisht gjykatat terhiqen me arsyetime nga me te neveritshme.Natyrshem Lind pyetja:Kujt I duhen keto institucione qe punojne me dy standarte?!Askujt,as edhe dreqit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*