Edhe Ngjela i bashkohet koalicionit të PS: S’jam larguar asnjëherë

March 31, 2015 08:04

Edhe Ngjela i bashkohet koalicionit të PS: S’jam larguar asnjëherë

Edhe pse pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Spartak Ngjela ka qenë shumë kritik me Ramën, ai do të jetë pjesë e koalicionit të drejtuar nga PS për zgjedhjet vendore.

Duke folur në emisionin “Shqip”, Ngjela ka thënë se Rama i ka dërguar Taulant Ballën për të diskutuar për një bashkëpunim dhe në parim ka pranuar.

Ai tha se pavarësisht pakënaqësive dhe rezervave që ka ndaj qeverisë, do të jetë pjesë e koalicionit të mazhorancës në zgjedhjet e 21 Qershorit dhe se ka kontaktuar për këtë koalicion me deputetin socialist, Taulant Balla.

Unë nuk jam larguar ndonjëherë nga koalicioni.

Ky njeri i ka 84 mandate dhe akoma po kërkon? Për çfarë i duhen? Këtë gjejeni ju”, u shpreh Ngjela.

Ndërkohë, në lidhje me garën e Tiranës, ai ka thënë se kandidati më i duhur do të ishte Pandeli Majko, ndërsa për Erion Veliajn u shpreh se nuk ka autoritetin e duhur.

Megjithatë, sipas Ngjelës, nëse Rama vendos Majkon kandidat, atëherë ai rrezikon t’i marrë partinë më pas.

Majko është kandidati që ka më shumë pikë për Tiranën. Po duhet parë cili është më në zë nga këta? Veliaj nuk është i paaftë, por është pa autoritet. I mungon autoriteti dhe nuk e ka fituar atë. Po Majko a e ka autoritetin? Përvec kësaj edhe një element tjetër; nga kush do ketë frikë kryetari? Nga kush nga këta të dy do ketë më shumë frikë Kryetari? Po të ngremë Majkon, Majko mund të marrë partinë pastaj, kurse Erion Veliaj jo”, tha Ngjela.

March 31, 2015 08:04
Komento

6 Komente

  1. ariani March 31, 09:40

    shume mire. Pavaresisht se eshte kapricioz eshte nje force e madhe intelektuale.

    Reply to this comment
  2. orli March 31, 11:08

    Jo more ngjele,ti nuk largohesh asnjehere,vetem sa provon nga “nje” hu me hu gjithmone!

    Reply to this comment
  3. Vuthjani1 March 31, 11:10

    Po meqe Majko ka aq autoritet pse mos te votohet ay ka deshmue edhe ne luften per lirin e kosoves.Rama nje dit ashtu ashtu do largohet vet nga gjith fukcionet dhe me siguri qe do mbetet njeri nga lideret ma te mirë.Duhet par Tiranen ndryshimin e saj dhe vlersimi vjen vetvetiu.E dim se si u be Tirana mbas permbysjes se pushtetit popullor ku spaku kishte pasterti dhe gjelbrim, met ardhur Berisha ne krye shtetit filloj rrmuja dhe shkatrrimi dhe ato dihen nga urdhrat e serbit smundet pa ta krushqria i lidh niper e mbese te serbit jan edhe Argita edhe Shkelzeni.Rama edin fare mir qe edhe partin duhet ta lej ne nje dor te paster po qe se don ti mbetet emri,e pra Majko esht i pershtatshem per parin e Tiranes.

    Reply to this comment
  4. Shahisti Pichakar Bythamçeftas March 31, 14:42

    Lajm shume i mire. Tani nje pyetje kam une, sa kryetare bashkie dhe sa kryetare komune do te kerkoje Taku per Partine e vet? Se mos bon gabi kerkon me shume se nje se po ia dha Rama, ku do t’i gjej kanditatet Taku? E dyta, o Spartak or tarallak po mire te tjeret qe nuk e kane marre vesh asnjehere se c’je ti, po ti vete te pakten a e di?

    Reply to this comment
  5. tuti March 31, 15:04

    Ngjela intellektuali epirot qe akoma ska marr vesh origjinen e tij. Mos harro ti bashkohesh Pirros per te pushtuar Romen. Merr dhe Ramen dhe Meten me vete se do te duhen. Mos harro edhe ata qe kane ngelur nga familja e epirotit tjeter Hoxhes qe te dergoj per studime pasuniversitare ne burgun e Spacit. I ke aty ne Tirane me gjithe Nexhmijen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*