Edhe një herë për Eseninin…

November 11, 2017 13:09

Edhe një herë për Eseninin…

Hej-Esenin-djalosh i ëmbël,

s’u lidhe kurrë me zinxhirë,

e shkove jetën si një ëndërr,

po zgjodhe vdekje të vështirë.

 

“Nga jeta nuk ke më ç’të presësh,

e jetës s’ke më ç’t’i kërkosh,

nuk është më e re të vdesësh,

e reja është të jetosh!..”

 

S’t’u sosën kurrë margaritarët,

poet i fundit i katundit,

po pse-o mik-preve damarët,

me gjak të thurje varg’n e fundit?!.

 

Eh-edhe unë-o mik i vyer,

shpesh herë kam qënë buzé varrit,

po vetes paq ia kam kursyer,

dhimbjen e hidhur të damarit.

 

Kur ende s’kisha të njëzeta,

në çdo qelizë jetën ma prekje,

ndaj plot të mora ty nga jeta,

por dot s’të imitoj në vdekje.

 

Gjith’ jetën mua më ka dhembur,

në shpirt e zemër-dhimbja jote,

më fal që pranë s’të jam gjëndur,

kur ti iu vodhe kësaj bote.

 

Eh-ç’mrekulli more me vete,

dashnor i zjarrtë i poezisë,

po dhe me aq-në shekuj mbete,

si një magji në mes magjisë.

 

Zoti po të jip’ fuqi,

nga gjithë ç’kanë vdekur-një të ngjall,

patjetër do të ngjallja ty,

po më me jetën mos u tall!..

 

Ti-rus-gjeniu i lavdishëm,

e unë shqiptar e jo më pak,

të dy bëmë vargje të magjishëm,

po jeta na qëlloi farmak…

 

Në vdekje dot s’të imitoj,

se s’është e lehtë-i shtrënjti im,

më dënoi Zoti të jetoj,

se s’pata kurrë sa ti guxim.

 

Sikur këtu të rri dhe pak,

bota asgjë nuk ka se ç’humb,

gotën e jetës-me farmak,

dua ta pi deri në fund…

 

5 Shkurt 2009

November 11, 2017 13:09
Komento

7 Komente

  1. L.H November 11, 14:44

    NJE BRAVO E MADHE!
    ‘Gjalle je moj nenoçka ime?
    gjalle jam dhe une te pershendes
    Zoti e bekofte izben tende
    nga kjo mbremje deri ne mengjez”!Esenin

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA November 11, 19:04

    Puthem moj e dashur , puthem,
    Gjer ne dhimbje , gjer ne gjak,
    Se duron dot Ftohtesiren,
    Zemer e ndezur zjarr e flak..!

    Te Eseninit jane edhe vargjet Lapidare per Nenen:

    AJO QE ME PRET E PARA
    DHE ME PERCJELL E FUNDIT….

    Edhe ti Duke Poeti je Esenini yne, Esenini shqiptar.
    Te gjitha vellimet e tua me lirika, kane perla, te denja per tu krahasuar me ato te Eseninit…
    Poezit e tua per Nene Lenon, per Laboven, per Pranveren, per Denisin, per Denaden,
    dhe shume e shume te tjera, nuk mund ti kujtoj dot titujt , jane Perla te verteta.
    Pershendetje Miku im, , ti do rrosh e do ligjerosh, sepse tani je ne pjekurine tende me te mire poetike dhe i perket nje Familjeje te mrekullueshme…

    Reply to this comment
  3. . November 11, 19:32

    .

    Reply to this comment
  4. verttino November 11, 20:19

    No comment!
    Jeten e jeto ashtu sic vjen poet.

    Keto jane vargjet e tua lapidar my friend:

    Sikur të pija gjithë oqeanet dhe detet,
    dhe sërish t’i krijoja nga fillimi,
    dhe me dorë të ndaloja tërmetet,
    asgjë s’më vlen kur më mungon besimi.

    Sikur të kisha fuqinë hyjnore,
    sa dhe Himalajet t’i tresja si vesa,
    sikur i vetëm të dija gjithë dituritë shekullore,
    asgjë nuk më vlen kur më mungon shpresa.

    Reply to this comment
  5. Flatun Ramadani November 11, 21:33

    Eh, poet, poet i dashur! Natyrshem i thua fjalet magjike dhe realisht tregon me ndjenje te thelle per cdo gje. Je margaritar i vertete!
    Ke marre nga Esenini shume elemente, por fundin e tij nuk e pelqen (dhe ben mire). Kush e ndjek fundin e tij, tallet me jeten.
    Mendimi yt, fjala jote, vargu dhe ligjeratat e tua jane gdhendur me ”dalten e mjeshtrit” ne nje SHKEMB te larte!… Asnje erozion nuk do te mund t’i fshije ato, deri sa te ekzistoje Shqiperia dhe shqiptaret e vertete.
    Nderim dhe mirenjohje per krijimtarine tende!
    Shendet dhe jete te gjate per te miren tuaj dhe te familjes, te lexuesve dashamires dhe per brezat e ardhshem!

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit November 11, 21:53

    Esenini i Elbasanit eshte gjalle akoma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*