“Edhe një prokuror i thjeshtë do ta çonte në burg”

February 2, 2016 17:02

“Edhe një prokuror i thjeshtë do ta çonte në burg”

Nëse drejtësia do të funksiononte, Sali Berisha do të çohej në burg nga një prokuror i thjeshtë.

Deklarata bëhet nga ish-Presidenti, Bamir Topi, sipas të cilit Berisha është përgjegjës për katër vrasjet më 21 janar. Gjatë një interviste për emisionin “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”, Topi shprehet se deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me vrasjet e 5 viteve më parë, do të përbënin prova të mjaftueshme edhe për prokurorin më të rëndomtë për ta çuar atë përpara drejtësisë.

“Të gjitha ato akuza nxjerrin sot Sali Berishën njeriun më të akuzuar përpara drejtësisë. Qoftë edhe një prokuror i rëndomtë, pa patur ndonjë përvojë, duke paraqitur faktet nga ana e tij në sens kronologjik, do të shihnin mjaft kontradiksione që për profesionin e tyre konsiderohet fajtor”, u shpreh Topi.

Kryetari i FRD-së kujton se krisja e tij me Berishën ndodhi për shkak të termave të një deklarate gjatë konferencës për shtyp, mesditën e 21 janarit.

“Në datën 21 janar, unë kam dalë me një deklaratë në drekë dhe mesa duket ajo deklaratë e ka shqetësuar shumë z.Berisha, sepse fola për “ngjarje në bulevard” dhe mesa duket atij i interesonte që të flisja për ngjarje në Kryeministri”, tha ai.

Topi theksoi edhe njëherë tjetër skepticizmin e tij për reformën në sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se aktorët e saj janë protagonistët e 21 janarit 2011.

“Dhe gjëja akoma më e rëndë është që, ngritja e komisionit hetimor, është i vetmi komision që u shty disa herë dhe e përfundoi punën e vet pa raport. Pjesa kryesore e këtyre, sot janë protagonistët e reformës në sistemin e drejtësisë.

T’i marrim me radhë, qoftë edhe ai që ka dalë nga radhët e Partisë Demokratike, Ilir Rusmali. U mor si ekspert i qeverisë. Ky është një paradoks dhe çudi e madhe. Enkelejd Alibeajn e ke atje. Eduard Halimin e ke atje.

Kush na jep ne garanci se do të kemi një reformim real të sistemit të drejtësisë, kur njerëz që kanë suportuar padrejtësitë e një pushteti që vrau 4 njerëz në bulevardin e Tiranës, janë sot njerëzit që do të japin opinione sesi do të jetë drejtësia nesër”, tha Topi. /Dita/

 

 

February 2, 2016 17:02
Komento

9 Komente

  1. TJ February 2, 18:24

    Z Bamir respekte! Duhet luftuar qe te behesh kryetar i PD! Vetem keshtu mund te shetoje Shqiperia! Suksese!

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati February 3, 04:42

      Bamir Topi eshte nje deficent skandaloze, te cilin e perkrahu Sala meqense Bamja ishte nga klasat e pasura –Se Sali gomari nuk e dinte qe ish-familjet e pasura jane te gjithe hajvane

      Po na tregon Bamiri se si mund te penalizohej Sala –WOW!

      Bamja qe eshte komplet injorant ne cdo aspekt —

      Ai eshte vetem….
      te shikoj nder ara
      mbiu apo s’mbiu fara …lol

      Na mbushi mendjen Bamja , qe sa ishte President nuk bente azgje fare, vetem shikonte futboll

      Dhe pasi u be ish President vajti si nje idiot dhe u takua ne skene me kengetarin serb , Zdravko, –Komplet si langaraq u tregua atje,
      Nuk e mbajti pake rendesine se kishte qene President i vendit
      Turp dhe faqja e zeze

      Por nuk ka faj ky Bamiri me nivelin e tij te mjeruar intelektual,
      Fajin e ka me te vertete Saliu qe futi ne politke nje deficent si puna e Bamir Topit

      Reply to this comment
  2. MH February 2, 18:37

    Zoti Topi !
    I shkelqyer ne argumente dhe drejtesi.
    Po shtoj qe prokurori edhe ma i ligesht sec argumkentoni Juve do e conte ne burg edhe per faktin e shitjes se detit deshmitar Greku,firma,vula qeveritare si dhe shterngim duarsh ne prezence te vete Berishes,Edhe per grushtin e shtetit 1998 deshmitar arkiva e TV kombetar,Edhe per Gerdecin deshmitar i biri Zeni dhe vdekja misterioze e Trebickes.Mbi sa rreshtova ne kete burgosje Berisha duhet shoqeruar edhe nga dyshja Mediu dhe Lulzim Basha.

    Reply to this comment
  3. geg hyseni February 2, 18:57

    Z.Topi, kur ju ishit kryetar i keshillit te drejtesise, perse nuk e reformuat sistemin e kalbur te drejtesise dhe përse e late Berishen pa futur ne burg, me qe qenka kaq e thjeshte burgosja e tij. Keto qe thua tani jane hallve e ftohte…Kali juaj ka ngordhe me kohe.

    Reply to this comment
  4. l ri February 2, 19:05

    Më se e vërtetë dhe shumë saktë dr.Topi,.Prokuroria është edhe e pa aftë edhe e kapur në çarkun Berisha,prandaj skepticizmi yt është I mbështetur.Kështu mendojmë të gjithë,ujku me mëlçi të në qafë nuk mund të bëjë drejtësi.Një mrekulli në se ndodh mund ta shpëtojë këtë vënd ashtu siç është bërë.
    Një parti e vërtetë demokratike e pret dhe I duhet këtij vëndI , për këtë ju duhet të punoni shumë.

    Reply to this comment
  5. Lloji February 2, 20:33

    Me ne fund po flet pa ‘heshtje’ zoteri, por eshte tmerrsisht vone per nje njeri si Ju qe ka pasur ne duar sistemin dhe tani na beni profetin, Ju lutem thjeshte mbyllni sqepin Ju u bete pjese me krimin, u bete pjese e xhaketave te vjetra z Topi. Doni apo nuk doni ne ju shohim dhe do tju shohim, jemi populli jo Adriatik Llalla and Co!

    Reply to this comment
  6. Yes February 2, 20:51

    Ka sh te drejte Topi. Saliu duhet te futet ne burg fillimisht se ka paguar nje thes me euro qe ata deputetet e PS te votonin kete “reformistin” hallvaxhi per president te shqipetareve. Te palarat e Topit me zgjedhjen e tij si president por edhe me pas me transferimet e gjyqtareve per 250.000 euro seicili jane vertete nje pjese e vogel e mekateve te Saliut.

    Reply to this comment
  7. tomsojeri February 2, 22:07

    Hija e Sali perbindshit me ate aftesi te eliminoj kundershtar,atdhetar,e kedo qe i dite ne rugen e tradhtis se madhe kombetare, cburreroi e paralizoi kedo qe guxoi t
    Haruat me cfar lehtesie sulmonte cilindo kundershtar ne cfardo posti qe te ish ! Haruat qe desh e hodhi Shqiperin ne er per te mos dorezuar pushtetin !Haruat si mbas gjith asaj gjeme te 97 tes perseri erdhi ne fuqi Sali parnojaku , tmerri i atyre qe ishin pran tij qe edhe kur mori grushtin perfundimtar akoma nuk pushon se intriguari ! Kriminel i lindur,tradhtar me damk i mbeshtetur nga armiqt me te eger te kombit qe urren cdo shqiptar te cileve ju rrenbeu,pasuri emer e dinjitet me ate fytyr ku goja i kullon gjak ,tremb edhe femijn e porsa lindur qe njeh e ndjen me er ate cka nuk shef !!! Organizoi ne menyr te perkryer degjenerimin e shtetit me ne krye drejtesin qe u pasuruan ne menyr rrufe per tu ber barikat e tij dhe per te demoralizuar kedo qe jeton ne kte tok ! Vrau,vodhi, mbolli erresiren dhe vazhdon te klith akoma pa ju prekur qime sepse e ka mar vesh qe keshtu mposhtet ky milet e mbyll gojen ! Po hecen triumfator mbi cka shkateroi e mbi te gjitha shtetin qe nuk egziston !
    A vihet ne pikpytje ma arestimi dhe denimi i tij ???? Kush pra ka byth ta bej kte??? Mos vall duhet te zbresin alienet te bejn kte??Saliu esht pasqyra ,esht realiteti esht zhgenjimi,i kujtdo qe beson se po vjen nje “Rilindje” ! Mos genjehemi kot e saper Bamirin me shok mir bejn qe flasin ,e ska pse tju kujtojm paburrerin sepse ne cdo moment qe perbindeshi do lidhet ,vetem ateher do besojm se po ndryshon dicka sepse burracaket edhe kur populli ju jep voten te till mbeten sepse perbindeshi i ka ber llogarit ,sepse hajdutet kan ber hesapet te ruajn pushtetin sepse nje maxhoranc “edepsez pazar” esht ushqimi i monstres…….Esht zhgenjimi shqiptareve………..

    Reply to this comment
  8. ARBEN LANI February 2, 22:35

    Sa keq ne kete vend.Edhe kur njeri thote nje fjale, nuk gjykohet e ka ose jo drejt mendinin ose qendrimin e tij, por menjehere i behet biografia.Nuk meret parasysh qe njeriu gjate jetes se tij, mundet te beje edhe gabime, mundet te korrigjoje edhe qendrimet e mepareshme.E rendesishme per nje politikan eshte qe te punoje per te miren e vendit dhe popullit te tij, pamvaresisht veprimevete gabuara me pare.Sa keq.Shihi ne PS, Sa doli Blushi, cfare nuk i thone.Per analogji, ne qofte se me vone do te binden qe Rama ka gabim do ti thone Blushiut cfare beje ti, kur ishte kjo situate ne PS.Prandaj shoqeria shqiptare ecen ngadale ose nuk ecen para.Per cdo veprim qe ben sot,gjykohesh per gjithe jeten.Harrohet qe njeriu ndyshon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*