Edhe një rekord për Ronaldon

October 13, 2015 15:07

Edhe një rekord për Ronaldon

Kristiano Ronaldo dhe fjala rekord shkojnë së bashku, sepse portugezi ka marrë një tjetër çmim, që nënkupton edhe thyerjen e një tjetër rekordi.

Portugezi ka marrë këtë të martë Këpucën e Artë të Evropës, që i akordohet golashënuesit më të mirë të sezonit në kontinent.

Ronaldo u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2014/2015, me 48 gola, duke e fituar Këpucën e Artë për herë të katërt

Është një rekord, sepse asnjë futbollist në histori nuk e ka fituar më parë 4 herë këtë trofe.

Më parë, ylli i Realit të Madridit e ka fituar Këpucën e Artë në vitet 2008 (31 gola me Mançester Junajtid), 2011 (40 gola me Realin) e 2014 (31 gola me Realin).

October 13, 2015 15:07
Komento

3 Komente

  1. Skender October 13, 16:26

    Këpucën e artë ia ka dorëzuar Fiorentino Perez dhe e përditshmja sportive Marca. Të shohim kush do të marrë Topin e Artë me 16 janar 2016. Ronaldo e ka fituar 3 herë, kurse Messi 4 herë, dhe me shumë gjasa do ta marrë për të pestën herë, sepse i jepet futbollistit më të madh për vitin 2015 dhe Messi është padyshim më i madhi, ndonëse Fiorentinoja e ka të vështirë të kapërdijë këtë fakt dhe po bëjnë çmos për ta diskredituar këtë futbollist të jashtëzakonshëm

    Reply to this comment
  2. Hurma Arabie. October 13, 20:52

    Topi Arte per vitin 2015 e ka pronarin, per te 5 here fitues i tij do te behet “Pleshti”. Ai se bashku me Barcelonen jane fitues i Kampionatit dhe Kupes se Mbretit ne Spanje dhe qershia mbi torte eshte fituesi i Champions League. Messi apo sic e quajne ndryshe, Mesia i fuitbollit, apo JASHTETOKESORI, ai luan play station, ka fituar statusin e futbollistit me te mire i te gjitha kohrave, kur akoma ka vite per te luajtur futboll.

    Reply to this comment
  3. M A R K O October 13, 22:34

    Mesi.. eshte mesia e Futbollit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim