Edhe njëherë mbi bombën në Ambasadën sovjetike

February 26, 2018 11:11

Edhe njëherë mbi bombën në Ambasadën sovjetike

Aleksandër Meksi

I ashtuquajturi “Incident” i bombës që u hodh në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt 1951, përbën një shembull mjaftë kuptimplotë i politikës së terrorit, që Partia e komunistëve shqiptarë e instaloi qysh gjatë Luftës për të ardhur në pushtet, e pas marrjes së pushtetit, për ta mbajtur atë me çdo kusht. Kjo ngjarje tejet tragjike dhe e dhimbshme, na paraqitet e plotë dhe në mënyrë të hollësishme, pra në të gjitha aspektet e saj historike e juridike, në një libër të botuar nga Uran Butka : “Bombë në Ambasadën Sovjetike”. Libri, që rimerr këtë ndodhi së dyti, pas përfshirjes në vëllimin “Ringjallje” të botuar në vitin 1995, është fryt i një pune të mirëfilltë kërkimore në Arkivat kohës. Studimi mbështetet në fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme si dhe dëshmi të protagonistëve, të cilat hedhin dritë mbi këtë krim dhe autorët e saj, njerëzit e kupolës së Partisë së komunistëve shqiptarë.

Kujtimet e asaj kohe dhe përshtypjet e mia për atë ndodhi më kanë bindur përherë se ajo ishte një marrëzi kriminale që nuk duhet përsëritur kurrë. Me atë veprim, regjimi komunist tregoi qartë se për pushtetin e vet ishte i gatshëm të ecte mbi trupa njerëzish, ishte i gatshëm për gjithçka. Për ta, ashtu siç pushteti del e fitohet nga gryka e pushkës (apo kallashnikovit në kohët tona), ashtu dhe ruhet, me terror të kuq, siç i thoshin në vitet 20 bolshevikët, me diktaturë të proletariatit, një shpatë, që sipas tyre, duhej mbajtur gjithnjë e mprehtë, majën e së cilës e përbënin strukturat me detyrën e vetme; mbrojtjen e regjimit nga “armiqtë” e brendshëm e të jashtëm, të cilat quheshin organet e diktaturës së proletariatit. Sjellja dhe mentaliteti i shumicës së njerëzve të të cilave nuk ka ndryshuar ende deri më sot.

Aleksandër Meksi

Aleksandër Meksi

Hedhja e bombës në Ambasadën Sovjetike (për saktësi duhet të themi se quhej Legatë), në atë godinë ku sot ndodhet Ministria e Arsimit, u shoqërua me zhurmë të madhe propagandistike e vringëllim armësh kundër “armiqve”. Ky akt, i denjë për Neronin, drejtohej qartësisht kundër intelektualëve dhe atyre, që në fjalorin politik të kohës, quheshin “reaksionarë”, “të deklasuar”ose “klasat e përmbysura”. Drejtohej pra, kundër atyre që patën fat, e që u shpëtuan rastësisht spastrimeve, që më vonë komunistët e quajtën “Koha e Koçit” (Xoxe), por që u përsërit dhe herë të tjera me tjetër emër. Këtë e ndjenë jo vetëm ata që ishin pjesëtar të këtyre familjeve, por dhe mjaft të tjerë. Frika ishte reale, vitet që pasuan e vërtetuan këtë.

Bomba, siç e quajti propaganda e kohës, u hodh në orën 17 e 47 minuta të datës 19 shkurt të vitit 1951. Nga shpërthimi i saj, një dinamit i mbledhur me letër, u thyen vetëm disa xhama në anën e prapsme të ndërtesës. Kishim të bëjmë me atë që quhet rëndom shashkë, d.m.th. ishte një shpërthim i projektuar për zhurmë e tym, por jo për të dëmtuar godinën e ambasadës apo personelin e saj, pra jo nga njerëz që luftonin komunizmin. Ky veprim ishte një pretekst, që përkon me thënien e mendimtarit të shquar Schopenhauer, se “i ligu kërkon sebep”. Menjëherë, pra që të nesërmen, pushteti që e kishte parapërgatitur këtë farsë, u hodh në veprim për një javë rresht, duke bërë arrestime të shumta, nga radhët dhe familjet e intelektualëve dhe të atyre që dihej se ishin antikomunistë. Të gjitha arrestimet u bënë për këtë “bombë” por që të gjithë menduan se bombën e hodhi Sigurimi i Shtetit për të pasur një pretekst, dhe në këtë pikë nuk jemi në një mendje me Uran Butkën që në librin e tij, ashtu si më parë në “Ringjallje” mendon ndryshe.

Le të paraqesim shkurtazi ngjarjet në rrjedhën e kohës. Atë ditë ishte mbledhja e Komitetit Qendror të PPSh ku në rendin e ditës kishte analizë të punës së partisë dhe disa pika që lidheshin me rolin e Bashkimit Sovjetik dhe të Stalinit si fanar ndriçues në rrugën e PPSH-së. Në të u kritikuan për oportunizëm dhe moskryerje të luftës së klasave Tuk Jakova, Teodor Heba, Manol Konomi si dhe Kahreman Ylli për oportunizëm dhe mungesë vigjilence ndaj antisovjetizmit në arsim. Kuptohet që kemi të bëjmë me përgatitje terreni për atë që ishte projektuar.

Plenumi nuk i vazhdoi punimet të nesërmen më 20 Shkurt, por qysh në mëngjes u mblodh me dyer të mbyllura Byroja Politike, që ishte e vetmja strukture vendimmarrëse. Proces-verbali që ruhet i kësaj mbledhje, që shtjellohet me hollësi në librin e Butkës, tregon mjaft fakte tronditëse për veprimtarinë kriminale të kësaj bande komuniste të pa skrupuj. Raportin për ndodhinë e paraqiti Ministri i Punëve të Brendshme Mehmet Shehu i cili kërkoi “masa të jashtëzakonshme represive pa marr parasysh ligjet në fuqi”. Ai gjithashtu shtoi se arrestimet duhej të bëheshin që atë natë: “ rreth 100-150 veta nga të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë” , dhe se listat ne i kemi përgatitur. Ndërsa brenda një kohe të shkurtër, “të spastrohet” Tirana si dhe qytete të tjera nga familjet reaksionare. Siç tha Mehmet Shehu “Ne duhet terrorit t’i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje e gjakftohtësi”. Në fjalën e tij Shehu përmendi dhe shprehjen: “…element reaksionarë të tipit Kasaruho..”, një emër nga të listave, çka flet qartë se listat ishin përgatitur qysh më përpara. Byroja Politike i miratoi një zëri të gjitha këto propozime .

Në dosjen përkatëse në Gjykatë janë gjetur tri lista të parapërgatitura me një sërë emrash me veprimtarinë e secilit që justifikonte masat që propozoheshin, nga të cilët u përzgjodhën me kritere të qarta politike 22 fatkeq, emrat e të cilëve kanë anash nga një kryq blu, që do të thotë “të pushkatohen”, ndërsa të tjerët do të arrestohen. Më vonë, sipas porosisë të dhënë në mbledhjen e Byrosë, u hartuan dhe lista të tjera për arrestime që përfshin të gjithë vendin. Gjykoj që të gjitha listat duhej të ishin shtojcë e veçantë e librit.

Ata që u caktuan të pushkatohen ishin: Sabiha Kasimati (39 vjeç), Pjerin Guraziu (46 vjeç), Anton Delhysa (48 vjeç), Zyhdi Herri (30 vjeç), Gafur Jegeni (43 vjeç), Jonuz Kaceli (43vjeç), Manush Peshkëpia (40 vjeç), Mehmet Ali Shkupi (58 vjeç), Niko Lezo (50 vjeç), Lluka Rashkoviç (51 vjeç), Haki Kodra (30 vjeç), Reiz Selfo, Myftar Jegeni (36 vjeç), Thoma Katundi (64 vjeç), Hekuran Troka (32 vjeç), Qemal Kasaruho(49 vjeç), Tefik Shehu (39 vjeç), Gjon Temali (47 vjeç), Fadil Dizdari, Petro Konomi (30 vjeç), Pandeli Nova (59 vjeç) dhe Ali Qoralliu.

Studimi i vëmendshëm i akteve të gjykimit, çka na e paraqet me hollësi dhe mjaft bindshëm Butka, tregon qartë që procesi ishte fiktiv, pa hetime, pa gjykim real dhe i falsifikuar në dokumente. Është sheshit e qartë se përpara është dhënë dënimi me vdekje (në Byronë Politike me lista të parapërgatitura për këtë qëllim) dhe pastaj “u rregulluan kartërat”.

Ata u dënuan me akuza kolektive: si të vënë në shërbim të agjenturave të huaja, si agjent të rregullt të tyre dhe si anëtarë të organizatave terroriste. Arrestimet e tyre u kryen nga data 20 deri më 23 shkurt, pa urdhër arresti dhe firmën e prokurorit (ai i firmos këto urdhra më datën 25 kur ata janë tashmë në burg). Po kështu akt-akuza u hartua më datë 25 dhe në të janë dhe datat arrestit për secilin të pandehur. Ata as nuk u hetuan rregullisht nga hetuesit e Sigurimit të Shtetit (u pyetën gjatë një nate e pa proces verbale), e as u pyetën nga prokurori i ngarkuar me këtë çështje, nuk ju paraqit asnjë provë e nuk është thirrur asnjë dëshmitarë.

Gjatë marrjes në pyetje në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëri prej viktimave, Jonuz Kaceli, vdiq nën tortura më datë 25 (ata thonë se u hodh nga dritarja) dhe kjo nuk shkruhet në asnjë shkresë, madje ai rezulton se gjykohet, dënohet e pushkatohet me të tjerët një ditë më vonë.

Më datë 25 shkurt Prokurori i Përgjithshëm Ushtarak Siri Çarçani firmos akuzën kolektive më vetëm 9 rreshta dhe kërkon gjykimin e tyre në seancë të parë e të vetme. Në këtë proces farsë thuhet se të pandehurit pranuan përgjithësisht se janë kundër pushtetit popullor dhe se kanë folur me të tjerë për këtë por nuk pranuan asnjë akuzë tjetër, pikërisht ato për të cilat do të dënoheshin.

Studimi i dokumentacionit për arrestimet, hetuesinë dhe dënimin e viktimave, si dhe dëshmitë e disa prej zyrtarë të implikuar, tregon qartë se hetimi u bë sa për formë, pa prova e ballafaqime, se nuk pati proces gjyqësor dhe se dokumentet përkatëse: proces verbali dhe vendimi janë hartuar më vonë dhepër këtë arsye, dy pjesëtarë të trupit gjykues nuk pranuan të firmosin për një gjyq që nuk u bë. Ata ishin Nonda Papuli (anëtar) dhe Hydai Bejo (sekretar).

Pushkatimi i tyre kriminal u krye në mesnatën e 26 Shkurtit në një vend ndërmjet Urës së Beshirit dhe fshatit Mënik. U varrosen të lidhur të gjithë bashkë me vargonj. në një gropë të përbashkët që i priste prej disa ditësh. U deshën vite që varri të gjendej dhe ata të rivarroseshin si martirë, në një varr të përbashkët. Nuk di a ka ndonjë “shenjë” aty se është një ndodhi e veçantë që duhet të mos harrohet. Më vonë u vazhdua me arrestimet sipas Listave dhe me dëbimin e familjarëve të viktimave, ku Rretheve në të cilat i dërgojnë ju thuhet që “të sistemohen në ndonjë ndërtesë dhe t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”. Frazë që flet vetë.

Që kur krerët vendosën të marrin mbi vete të drejtën e arrestimeve dhe vrasjeve, të drejtën natyrale të jetës dhe të vdekjes së individëve të cilët mendonin ndryshe nga ata, menduan t’u jepnin këtyre veprimeve edhe “veshje ligjore”, sipas parimit “ligji jam unë”. Ata përgatitën një dekret, kundër të cilit, nga mesi i Shkurtit, u shpreh Manol Konomi, atëherë Ministër i Drejtësisë. Për këtë qëndrim burrëror përpara të vetemëruarëve padronë të jetëve të shqiptarëve, ai u përjashtua nga KQ i PPSH dhe u hoq nga Ministër. Për fat të keq të viktimave, këtë dekret me Nr. 1223 që mban datën 26 Shkurt e firmosi Omer Nishani, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Dekreti famëkeq, i cili u hartua dhe miratua po ato ditë, u bë për të thënë se u mbështetëm në ligj, mban titullin “Mbi ndjekjen dhe shikimin e veprimtarisë s’organizatave terroriste dhe t’akteve terroriste kundër punonjësve të Pushtetit Popullor dhe të organizatave politike e shoqërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”. Dekreti ka vetë gjashtë nene, nga të cilët vetëm i pari, përsërit emërtimin e dekretit, është me një frazë të gjatë ku përcaktohet se hetimet duhet të kryhen brenda 10 ditëve. I dyti, përcakton se akuza i bëhet e njohur të pandehurit një ditë përpara procesit. I treti, me 6 fjalë thotë se gjyqi bëhet pa pjesëmarrjen e palëve. I katërti, ndalon rekursin dhe lutjen për falje, ndërsa i pesti, përcakton se dënimi ekstrem ekzekutohet menjëherë pas dhënies së tij. Dekreti mban datën 26 shkurt, në natën e së cilës kryhet akti barbar i vrasjes së 22 të pafajshmëve, vetëm se mendonin ndryshe nga banda kriminale-Partia e komunistëve.

Përmbajtja e Dekretit flet, pa më të voglën mëdyshje, se u hartua për të pasur, “sipas tyre”, një armë ligjore për të vrarë ata që dëshironin nga radhët e kundërshtarëve politik, madje dhe personal, por edhe për presion apo kërcënim ndaj kundërshtarëve të regjimit. Por ka mjaftë gjasa që Dekreti të jetë hartuar dhe miratuar rreth 8 Marsit , sepse këtë datë mban proces- verbali i mbledhjes të Qeverisë që miraton Dekretin. Sidoqoftë duhen kërkime të mëtejshme për këtë problem. Pra, njerëzit u vranë pa asnjë mbështetje ligjore dhe vetëm pas dy javësh u kujtuan ta përligjin dhe hartuan Dekretin me datë të falsifikuar si dhe Vendimin e Gjyqit kriminal, që nuk ishte mbajtur sepse e quanin të panevojshëm. Provokacioni i bombës ka qenë qartësisht i kryer për të justifikuar reprezaljen. Listat ishin të parapërgatitura, dhe pasi caktuan viktimat i pushkatuan, pa gjyq. Ata menduan se me një Dekret kishin të drejtën të merrnin jetë njerëzish të pafajshëm.

58 vjet më parë, unë isha 12 vjeç dhe ndiqja vitin e fundit të shkollës 7 vjeçare. Unë mbaj mend mjaft gjëra nga ajo kohë. Një javë përpara, duke ecur bashkë me tim atë në sheshin Avni Rustemi, takuam një mikun e tij farmacistin Gjon Temali. Biseda me të qe e rëndomtë. Unë në atë kohë merresha, si gjithë moshatarët e mi, me filateli. Gjoni, që sipas tim ati ishte filatelist i njohur, u interesua dhe më tha se do të më jepte disa seri pullash dhe do të më mësonte si mbahen ato. Unë e mbaj mend nga kjo gjë, por edhe sepse në klasën time dhe në shkollë kam pasur një vit me parë dy vajzat, Ida dhe Greta (nuk besoj t’u ngatërroj emrat). Veç tij, im atë kishte miq Niko Lezon, Manush Peshkëpinë e mjaft të tjerë nga ata që u arrestuan. Mbasi doli nga burgu, Ibrahim Babamusta ishte mësuesi i im i matematikës në Politeknikumin “7Nëntori”.

Ky krim monstruoz ka qenë gjithnjë temë bisedimi për intelektualët shqiptarë. Të dhëna mjaft interesante, që për mua jashtë çdo dyshimi janë tërësisht të vërteta, më ka treguar më se një herë, qysh në vitet 70, kolegu im i atëhershëm Apollon Baçe. Meqenëse gjatë këtyre viteve nuk ka arritur të tregonte atë që dinte për këtë ndodhi, unë po marr guximin ta botoj këtu. Nuk mendoj se do më qortoj se nuk mora leje për këtë, shpresoj në se do të jetë e nevojshme të plotësoj ose korrigjoj. Këto të dhëna ai i kishte mësuar nëpërmjet Rozës (Trandafiles) gruas së Omer Nishanit, mike tepër e ngushtë e nënës së tij, si dhe nga shërbëtorja e familjes Nishani.

Sipas Baçes, në fillim të shkurtit 1951 Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u takuan me Ambasadorin Sovjetik në Tiranë, Çuvakhin dhe i thanë atij se kundërshtarët nuk po rinë urtë. Çuvakhini ju tha që të merrnin masa shtrënguese, arrestoni një numër të madh njerëzish, pushkatoni ata që ju duken më të rrezikshëm dhe “qetësia” sigurohet. U tha, u bë. Sigurimi i Shtetit hartoi nga tre sektorë e degë të tij, tre lista armiqsh dhe “dikush”, shumë lart sigurisht, përcaktoi se kush prej tyre nuk duhet të jetonte më.

Sipas prof. Baçes, shumë shpejt pas vrasjes së 22 martirëve të pafajshëm Omer Nishani ndjeu përgjegjësinë e tij, u mbyll në vetvete dhe në momente dëshpërimi godiste kokën me grushte duke thënë ” ç’bëra unë që vrava shokët e mi”. Këtë gjë e dinin sigurisht dhe “ata” dhe për këtë nuk e zgjodhën më në asnjë post politik. Ai vrau veten në një krizë dëshpërimi të thellë në vitin 1954. Dr. Nishani u vetëvra me revolver dhe për këtë tregoi shërbëtorja e tij. Regjimi ia la harresës emrin e tij.

Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë si u projektua dhe u realizua kjo vrasje mizore.

Kam dhe një kujtim tjetër. Drejtori ynë në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ark.Gani Strazimiri, na ka treguar se në një takim të tijin me Mehmet Shehun, ky i fundit i tha: “se ti shoku Gani desh e hëngre atëherë”. Unë pashë emrin tënd në listat dhe urdhërova që shih se mos është Ganiu që njohim ne dhe ty s’të ngau njeri. Në të vërtetë ky qe dhe fati i njeriut me të njëjtin emër që sa u bë verifikimi, i shpëtoi kryqit blu në listë, i shpëtoi vdekjes.

Në vitin ‘91 në zyrën time të zëvendës Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, prita përfaqësues të familjeve, të cilat më kërkuan t’i ndihmoja për rigjykimin e çështjes, për të marrë pafajësinë. I drejtova tek Kleanthi Koçi, në atë kohë Kryetar i Gjykatës së Lartë, me të cilin biseduam për këtë kërkesë të drejtë. Kleanthi në një bisedë më vonë, më tha se ata do t’i deklarojmë të pafajshëm se nuk pati asnjë proces real kundër tyre; kështu dhe ndodhi.

Sot mbas 58 vitesh nuk ka si të mos e ndjesh veten ngushtë që njerëz të racës sonë u ulën kaq poshtë, u treguan kaq barbarë. Ndriçimi i të vërtetës me këto fakte vlen dhe për të dënuar këtë akt të llahtarshëm, ideatorët e tij, strukturat që i realizuan dhe ata që i mbrojnë sot me këmbëngulje.

Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare është një kërkesë imperative, jo se po na i kërkon Evropa, siç dëgjojmë shpesh, por sepse janë pikërisht mbetjet e diktaturës në mënyrën e të vepruarit dhe mentalitetin e individëve të veçantë, krahas pranisë në politikë e jo vetëm aty të njerëzve nostalgjik të asaj periudhe, që mundohen të na mbushin mendjen se kemi një vazhdimësi të asaj kohe në kushte të reja. Kjo është dhe arsyeja e pranisë të këtyre individëve të atij regjimi në politikën e sotme shqiptare dhe shmangja nga dënimi publik i krimeve të komunizmit.

Dënimi i krimeve të epokës komuniste dhe mënjanimi nga politika dhe pushteti i të inkriminuarve, por edhe moslejimi i praktikave etatiste dhe intolerante ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ndalimi i zërave të kundërshtarëve politik, liri e të drejta që janë në themelet e një shteti ligjor e demokratik, përbëjnë sot një domosdoshmëri. Në themel të këtij procesi duhet të jetë evidentimi me kritere shkencore i sistemit të dhunës të praktikuar nga ai regjim, platformat politike e profesionale, metodat dhe njerëzit kryesor hartues të atyre politikave, strukturat nga qendra në bazë (Parti e Sigurim) dhe zbatuesit e dhunës kriminale. Vetëm atëherë do të kemi dije të plotë dhe përmasat reale të krimit komunist në Shqipëri. Për këtë duhet që sa më parë të hapen për këdo Arkivat ku ruhet, në dokumente, kjo histori e hidhur dhe e turpshme, sigurisht sipas rregullave të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të privacy-së, të nxiten dhe financohen studimet, dhe detyrimisht botimi i tyre dhe sidomos i dokumentacionit të kohës. Këtë punë kolosale nuk mund ta kryejnë vetëm nëpunës të emëruar nga shteti, por kushdo që është i interesuar (institucione kërkimore jo publike, fondacione dhe individë).

E kaluara e hidhur e periudhës së regjimit komunist në Shqipëri duhet të njihet nëpërmjet botimit të fakteve dhe dëshmive të kohës, në mënyrë që ideologji, mentalitete e praktika të gabuara e të turpshme të njihen që mos të përsëriten. Për fat të heq janë të pakta studimet për dhunën dhe terrorin komunist, për doktrinën, ligjet antidemokratike, strukturat dhe individët veprues, ndërkohë që bombardohet shtypi me trimëritë e sigurimit dhe procese të montuara. Fshehja e veprimtarisë së dhunshme të komunistëve dhe të sigurimsave, prapa sekretit shtetëror, është e qëllimshme dhe nuk duhet të vazhdojë më. Shqiptarët kanë të drejtën legjitime ta njohin atë kohë të historisë së tyre, që ajo të mos përsëritet. Prania në drejtim e shumë prej atyre që janë të implikuar me regjimin sigurisht e pengon këtë . Por jam i bindur se kjo nuk mund të vazhdojë gjatë. Askush nuk duhet të mendojë se e bën ai me larot e tij historinë, aq më tepër kur janë ende gjallë dëshmitarët e asaj periudhe, kur ka shtyp të lirë, kur faktet po fillojnë të shohin dritën e botimit edhe pse me vonesë.

Së fundi deshëm të shprehim dy mendime, që lidhen për nga aktualiteti, me këtë çështje të fundit.

Së pari, është e drejtë që duhet caktuar një ditë e përkujtimit të viktimave të dhunës komuniste, por kjo datë nuk mund të jetë 20 shkurti, e cila lidhet dhe me emrin e diktatorit. Një ditë e përshtatshme mund të ishte edhe dita e pushkatimit të të dënuarve të Gjyqit të Parë Special apo dita e pushkatimit të deputetëve.

Së dyti, monumenti që duhet të ngrihet në përkujtim të tyre duhet të jetë me mjete shprehëse dhe forma artistike të kohës, jo tek piramida e ngritur për të përjetësuar diktatorin pra dhe regjimin e tij. Jam i bindur që do vij shpejt dita e zhdukjes së saj.

***

FOTO KRYESORE: Ish-Ambasada sovjetike në Tiranë. Shkrimi është marrë në www.aleksandermeksi.com

e.k/dita

February 26, 2018 11:11
Komento

21 Komente

  1. keshtu ndodh February 26, 11:38

    Librat e shkruar nga Uran Butka jane libra personale dhe pasnje interes historik dhe pa asnje saktesi e besushmeri historike sepse eshte ne konflikt interesi me vet historine dhe Aleksander Meksi te shikoje e analizoje bomben qe i vuri Shqiperise nga viti 1992 bashke me Sali Berishen e veçanerisht bomben qe u vuri shqiptareve ne vitin 1997. Le te beje kete analize dhe te nxjerre keto pergjegjesi e te mos ti anashkaloje sepse historia u shkrua me gjakun e pafajshem te shqiptareve te derdhur nga Aleksander Meksi e Sali Berishen me kriminelet si Bashkim Gazidede qe vuri ne udheheqje Saliu dhe jo tek nje bombe ne ambasaden sovjetike 70 vjet me pare qe per ne nuk na intereson fare sot e jo me perrallat ne mijra faqe te shkruara nga Uran Butka qe do te laje mutin me shurre e e besojne vetem ata qe kane qene dhe jane kunder shqiptareve te ndershem, sot te mundur nga diktati kriminal i hakmarrjes mizore me “paqe” demokratike. Kur vendi invadohet nga uji, peshqit fillojne e hane milingonat, ndersa kur uji largohet, milingonat fillojne e hane peshqit……

    Reply to this comment
  2. Beso February 26, 11:48

    BRAVO MOKSI Je si binjak soamez me profesor Butken me nje ndryshim so ti si ing je.i vetmi qe ke prishur arkitekturen e rruges Perlat Rexhepi.

    Reply to this comment
    • ELIOT March 7, 19:06

      bravo MEKSI ..E VERTETA ESHTE SE BOLSHEVIKET SI GJITHMONE PER TE ELIMINUAR KUNDERSHATERT DEMOKRATET …. SAJONIN GJERA ..KRIME DHE FAJESONIN DEMOKRATET .TE CIVILIZMNIN .POR SHUMICA QE JANE SSPIUNA TE QELBET … DUAN TI MOHOJNE REALITETIN POR E VERTETA ESHTE SE ENVERI DHE KOMUNISTAT ISHIN SI HITLERI DHE GESTAPO ..QE TE VRISNIN KOT PER INTERESAT E TYRE PERSONALE …. NJE GJE KAQ TE THJESHTE SE KENI KUPTUAR …. KTHEHUNI NE KOPESHTE DHE HANI TRAHANA … FSHATARE …

      Reply to this comment
  3. Arber I February 26, 12:20

    Faktet flasin qarte: Veprimi shteteror i kohes se Diktatures se Proletariatit (Diktatura e Enver Hoxhes) do te mbetet nje njolle e zeze ne historine e Shqiperise se shekullit XX. Personat e pushkatuar nuk jane “viktima”, por Deshmore te Demokracise. Eshte turp per Institutin e Historise se Shqiperise, punonjesit e te cilit kane 25 vjet qe paguhen me rroga nga me te privilegjuarat ne kushtet e Shqiperise, qe nuk ka bere nje liber studimor profesional te denje per kete ngjarje makabre. Autori Uran Butka eshte per t’u pergezuar per studimin e tij shume te vlefshem ne sherbim te se vertetes historike, por ai duhet te pasohet nga nje veper shkencore profeionale e nje apo disa historianeve qe po behen gjithashtu 25 vjet qe dalin nga auditoret e Departamentit te Historise ne Fakultetin e Historise dhe te Filologjise.

    E kundershoj mendimin e Prof. Meksit mbi prishjen e asaj ndertese qe e quan thjesht “Piramida”, e cila per mua, sic e kam shprehur edhe ne shume komente te mia si profesionist, duhet te kthehet ne muze me emrin: “Muzeu i Diktatures Komuniste ne Shqiperi” Ne dhoma te vecanta dhe stenda duhet te paraqiten me grafika, dokumente, foto e filmime dhe inskenime historia 50 vjecare e Shqiperise (1941-1991), me anet pozitive dhe negative te saj. Pergatitja e materialeve duhet t’u besohet personaliteteve shkencore historike dhe jo politike.

    Ngritja e “Muzeut te Diktatures Komuniste ne Shqiperi” pikerisht ne ate ndertese piramidale qysh ne pamje te pare te jep pershtypjen e sistemit diktatorial te PKSH-PPSH dhe do te behet nje nga ndertesat shume te kerkuara per t’u vizituar nga turistet e mbare botes, duke lene ne hije ndertesen ekzistuese te Muzeut Kombetar.
    Permenda inskenimet ne dhomat e muzeut, duke pasur parasysh inskenimet e burgjeve dhe kampeve te perqendrimit, pasi vizitoret dhe turistet e kane te veshtire te shkojne ne vendet ku kane qene, per me teper eshte shume e veshtire qe ato t’i kthesh ne muzeume. (Kete propozim e bej i inspiruar nga Muzeu i Emigranteve qe ndodhet ne Sant Louis te shtetit Missouri (SHBA).

    Reply to this comment
  4. Redoni February 26, 12:50

    Uuuu Folie leka Plot me leka.
    Ky flet per sistemin Kommunist qe deri ne vitetve 90 me gjithe moshen e perparuar luftonte si vemje jargamane per tu pranuar ne ate Partie.
    Vitet 90 e gjeten Kandidat Partie (PPSH)

    Po si vemje prape ky qe flet per sigurimin veshi pardesyne e bardhe dhe U bo krieminster ka leka dhe beri Plot leka

    Tani i paska Lon kisha e po beka recencen e librit te urines

    Ti spiun i gerkut..

    Reply to this comment
  5. MH February 26, 13:09

    Meksi na prezanton me “saktesi” qe e thot vete.Ngjarja ka ndodhur me 1951.Qe i bie 67 vjet ma pare.Nese ti ke ken 12 vjec ne vitin 1951 i bie te kesh lindur ne vitin 1939.Si dhe ne moshen 12 vjece pervec tejet te gjithe shqiptaret ne moshen 12 vjece nese nuk kane ngelur ne klase ishin te klases 6 te te shkolles 7-te vjecare
    Ne moshe 13 vjecare mbaronte programi i simimatures e quajtur shkolle 7 vjecare.
    Ndersa nese te besojme hamendesimit tend per ngjarjen e ndodhur para 58 vitesh i bie viti 1960 dhe jo 1951. Dhe ti te kesh lindur ne vitin 1948 i moshes 12 vjece.
    Nese i qendron strikt per cfare shkruan.Ti duhet ta kesh pergaditur kete shkrim me plot data te cuditeshme qe nuk perputhen me rrealitetin perllogarites te vitit 2018 po me vitin 2009.Ashtu sic e ke pas ne dosje e ke vendosur ne gazet pa i hedhur nji sy freskues barsaletes qesharake. Ngjarja asht e vertet per hedhjen e bombes,sepse fjala mori dhen.Por Meksi ka falimentuar nga mendet e krese.Duhet dikush te marrin per doret e ta strehoj ne azilin e pleqve ne ambientin ma komode tandin.
    Si gjithemon krahu opozitar si ne kohe lufte nga ate kohe e deri me sot jane batalla me intelekt.Ndaj gezojne goditjet si i vorfni buken.Nuk dijn per vehte e jo ma te dijne per historina qe ma shume i tregojne si vegime pa aspak precizion.Sa dhe per veten nuk dinte se ne cfare moshe ishte ne vitin 58 vjet ma pare.Thot isha 12 vjec.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 February 26, 13:13

    o sandër meksi ,thuaji flm atij idiotit të viçidollit që morri mbi kurriz të gjihta ndyrësirat,dhe të nxorri të “pastër”!sepse ti ishe po aq ndyrësirë sa dhe ai për atë ’97!!
    boll na qit kart me bombën në ambasadë!!
    sot po na shitet shqipëria dhe se hapni gojën fare!!dhe ti je nga ata që mbështesni patriotizmin e atyre që bënë “shqipërinë e madhe nën pushtimin nazifashist”,sot se hapni gojën për coptimin e saj!ja kush ka qënë dhe është patriotizmi juaj!
    ndyrësirat te mutit!!
    kërmë që kërkon të shajë kërmën,vetëm e vetëm që të mos ndihet qelbësira e vet!!

    Reply to this comment
  7. nje demokrat February 26, 13:18

    Si antikomunist gezohem qe komunisteve ju djeg tu kujtosh krimet dhe shajne e shpifin per kedo qe shkruan per to.
    kot e keni krimet kunder njerezve mbeten KRIME dhe Historine nuk e ndryshoni dot e as ju vjen nga pas.

    Reply to this comment
  8. Redoni February 26, 13:26

    U e kuptova,

    Si gjithmone leka Plot me leka Po lu Karten e b…lepirjes.

    Do me rregullu cunin ne Pune ke ai instituti per studimin e M-L U se ungatarrova per studimin e kriemeve te komunizmit qe te dredhe zinxhirin gjithe diten sic Ben dhe djali i urankes

    Se te madhin e ka rregullu andej nga Franca Po ate te voglin me da duket sja thoka ,si cuni i urankes, dhe e paska gjet nje vend pellumbi.
    hahaha

    Punoni o populli se mbani ne buke keta koqekandari

    Reply to this comment
  9. "papa don't preach" February 26, 13:43

    Ky A.Meksi nuk duhet te jete nga Meksit e famshem, intelektuale patriote, te Gjirokaster- Libohoves, ose. me e mira do te jete ndonje bastard ferash i atyre. Kjo e fundit ka me shume mundesi po te shikosh kurben e jetes te Ishkryeministrit para dhe pas 1990.
    Edhe ky Orhan Mutka, dihet cfare eshte … .

    Reply to this comment
  10. Byroja politike e PD be 1997 ekzekutor 3500 shqiptar te pafajshem February 26, 13:56

    Meksi si politikan eshte i deshtuar ! Deshtimi ishte me pasoja te tmershme me e tmershme we bomba ne ambasaden ruse dhe viktimat e saj Ku krahasohen 3500 viktimat e visit 1997 me viktimat e 22 veteve be ambasaden ruse?
    Meksi te pakten nuk ka moral te shkruaj histori sepse eshte ekzekutor I viktimat te 1997 ! Ku eshte ndryshimi I ekzekutoreve komunist te Byrose politikan komuniste te viteve 1950 me Byron Politikan te Parties Demokratike te viteve 1990-1997 ?

    Reply to this comment
  11. demo February 26, 13:59

    Si ish kryeministri i pare,pas trashegimise te partise se punes,te takonte te vendosje ligjin per drejtesi.Ti i pari duhet te ngulje kembe per denimin e shkaktareve te masakres(ata qe ishin gjalle),jo me gjyqe per kafe dhe karamale,por me akuza te drejtperdrejta per vrasje,masaker,genocid,ashtu si po denohen sot masakruesit e popullit bosnjak dhe popullit kosovar.Ti Aleksander Meksi nuk e bere kete dhe ndergjegja jote eshte e ngarkuar me fajin e pandeshkushmerise se krimit.Nuk flas per Sali Berishen,nje komunist fanatik dhe nje arixhofke demokratike,qe shpetoi nga ndeshkimi ish padronet.Nuk flas as per Pjeter Tomen,nje skllav i frustuar dhe sherbyes i pjerdhur i ish komunisteve qe e vune si kukull ne maje te kuvendit.Tani ti i kthehesh edhe njeher kesaj ngjarje,qe ne e dinim permendesh.Cfare kerkon te thuash?

    Reply to this comment
  12. Paci February 26, 17:06

    Te degjosh kriminelet qe per 30 vite pergjysmuan popullin edhe kete gjysme te mbetur e plaken e lene pa pune dhe kthyen nje shekull mbrapa pse nuk shkruan ky mjerani per rreth 4000 te pafajshem qe u vrane ne qeverisjen e gishtave lart e te politikes percarese .Pse nuk shkruan per rinine shqiptare ky i shitur qe nuk ju krijua asnjehere mundesi te ndertojne jeten ne vendin e tyre .Pse nuk flet per token are qe e betonizuan nga jugu ne veri duke shkaterruar bujqesine e mundesine per te jetuar. Ku i ka Meksi investimet qe mburrej se Shqiperia do te kthehej na ceku i bardhe ne nje vend qe do te punesonte dy here me shume e me paga si ne evrope . Keto tipa nuk shikojne si eshte katandisur rinia e vendi nen qeverisjen e tyre por vazhdojne te hungerojne per te kaluren e larget qe e kemi stershare e e harruar tashme.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 26, 18:01

      o Paçe , dhe paçe kembesh jo shaka ,
      ke harruarr ti Paçe ?? epo prandaj je ketu sot, se jeni turme, jeni nje cope qulli , jeni nje mase amorfe qe kur ju fusin ne moçal , aty rrini, po kur ju fusin ne varr me mire akoma, se kufoma te pakallura jeni .
      ke harruar ti Paçe ??
      epo nuk harrojme ne , ne qe na vdiqen njerzit kenetave , qe u thinjen Spaçit, qe na u be biografia si gurri varrit,
      ne qe kurre nuk u pame gjysheve nje shami te bardhe ne koke , e nenave kurre su qeshi buza ,
      nuk harrojme ne Paçe,
      dhe keq e me keq do katandiseni , Paçe, se
      jeni te vdekur qe keni frike te vdisni !!!
      mblidhi jarget e tua me gjithe keta enverristet e pakallur dhe kafshoni gjuhen ,
      PLEHRA !!!!

      RESPEKT E NDERIM GJITHE ATYRE NJERZVE QE DIKTATURA DHE NJE POPULL SKLLAV JU MOREN JETEN !!

      Reply to this comment
      • White Swan February 26, 18:23

        Edhe ti si mi kenetash do te vdesesh o korb i zi(jo mjelme e zeze). Ju jeni fossile te varrosur njehere e pergjithmone nga historia bashke me Uran MUT-ken dhe Leka Topen. Enveri jua leroi te katermbedhjetat baballareve tuaj se morren anen e pushtuesit. Ndersa ju minj blogjesh do vdisni duke permjerre neper blogje perroin tuaj psiqik halucinant.

        Reply to this comment
  13. Intelektuali tironas February 26, 17:45

    Gjithnje kam menduar dhe mendoj, se ka nje Zot qe heret ose vone ndeshkon te gjithe ata qe guxojne te derdhin gjak Shqiptari, si ne ate kohe po keshtu dhe sot.Kure nuk kam deshiruar qe hakmarja te bjere mbi femijet.Te xhvishemi nga hipokrizia, te rime drejt dhe te flasim drejt.

    Reply to this comment
  14. Adih February 26, 19:53

    O Leka Meksi ju njoh personalisht . Dihet se rrejedh nga nje familje fisnike e mire . Por dua te them ,se nuk te takon ty personalisht te shash komunizmin , Ti vete ke qene komunist , u bere nga vitet e fundit te vdekjes se diktatorit Enver . Na u ngjalle tamam si S.Berisha ,Na i lere ne te tjereve , qe nuk u beme antare te Partise dhe kurre nuk ju lepime as edhe nje here ,as pranuam interesa peronale ,por perkundrazi .Ne na takon ta shajme komunizmin . Besoj se me kuptoni ,flas per principe dhe e di qe do me japesh te drejte si intelektual qe je .Me gjithe se po shkruaj anonim ,une kam qene qe te kam thene , ca mutin do qe po behesh antare partie ,shko kaloje kohen ne bibloteken kombetare ,ku ti ne ate kohe e frekuentoje rregullisht .,por nuk me ke spiunuar, e per kete te repektoj .Ti them keto te kujtohesh kush jam .???
    Pleqeri te mbare o Leka Meksi …Dhe gjithe te mirat familjarisht .

    Reply to this comment
  15. OTRANTO MALLKON HALEKSANDRAT & KASANDRAT February 26, 20:12

    Ky artikull kishte nje fare sensi te lexohej le te themi deri nga 1997..
    .
    Pas kesaj data ky shamia e qyrreve e Salibishes dhe cdo shqiptar normal duhet te mbylle sqepin per “krimet” e diktatures qe me shume ja futem njeri tjetrit se na i futi Enveri…Maks Velos per shembull ja futi Vjerra…

    Ky Haleksandri Meksi duhet te merret i padehur per krimet e berishizmit ..
    .
    le te krahesoje ky mustaqe mi masakren e OTRANTOS me bomben ne amb.Sovjetike..
    .
    Biles ne masakren e Otrantos pak dite perpara
    EURO-DEPUTETAJ ITALIANE PIVVETI
    .
    LESHONTE KUSHTRIMIN
    MBYTINI SHQIPTARET NE DET….ISHTE KOHA KUR PRESIDENTI I HALEKSANDER MEKSIT
    JEPTE URDHERA PER BOMBARDIM ME LENDE KIMIKE..

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

    KRAHESO MUSTAQEMI HALEKSANDER
    OTRANTON ME RASTIN E AMBASADES DHE TE ZENTE MALLKIMI I ATYRE FOSHNJAVE QE I HENGREN PESHKAQET E DETIT DHE JU MONSTRAT DEMONKRATIKE

    Reply to this comment
  16. Paci February 27, 13:40

    Nuk duhet te hungerosh si qeni para ngordhjes po njeriu duhet te gjykoje me zgjuarsi e pozivitet atdhetar jo me urrejtje e me sharje si cobanet koder ne kodet . Enveri kishte gabime se njeri ishte po duhet pare kohen dhe nivelin arsimor e percares qe kishte populli jone .Enveri arriti te bashkonte rinin e popullin ne LANC e per here te pare te rreshtoj Shqiperine me fituesit e nje lufte boterore e mbas luftes arriti te pesefishone ekonomine token bujqesore e popullsine e vendit duke arsimuar kulturuar punsuar e siguruar rend pune e shkolle me zhvllim e shendetsi falas. Kuptohet edhe nga idioti pa qellime hileqare se te arritesh ato reforma duhej te besh edhe te pa kenaqur duhet te besh edhe gabime .Nuk duhet harruar se Shqiperia nuk ishte gje tjeter pervecse nje mesjete zogolljane qe shitej ne interesa e ne territot per te mbajte parin nje grusht bejleresh me krye bej Zogollin gjeresa e shiti te teren. Te arrije perseri ky popll ne injorancen e zogollit sa te vazhdoje te degjoje nje ish kanditat te partise e nje ish sekretar patie i partise se Ramizit se Enveri nuk ka pase krejt pushtetin mbas vitit 1975 . Ka mbi 30 vjet qe shahet Enveri e vidhet

    Reply to this comment
  17. lenci February 27, 18:03

    Leka Meksi ben mire qe shkruan, por ben gabim kur fut politike ne kete ngjarje te kobshme, nje akt terrorist i qeverise se at’hershme…
    Urani e ka shkruajtur sakte se kush e hodhi bomben. Ata njerez u kapen dhe disa prej tyre u pushkatuan. Per kete ka dokumente.
    Sigurimi, pra qeveria nuk mund te lznin me marredheniet me BS te Stalinit.
    Leka shkruan sakte se si u morr vendimi per vrasjen e 22 personave krejtesisht te pafajshem. Por gabon, kur thote se nuk eshte bere gjyq. Jo, gjyqi eshte bere, por sipas nje dekreti. qe u kopjua nga nje dekret i periudhes se kohes se Stalinit, sipas te cilit aktet terroriste, si dhe personat qe quheshin terroriste, gjykoheshin nga nje treshe njerezish, pa pjesemarrje te te akuzuarve, pa avokate mbrojtes dhe pa prokuror. Ky dekret u aprovua me 26 shkur dhe u zbatua po ate dite. Dhe eshte zbatuar vetem nje here, vetem me 26 shkurt.
    Leka Meksi, si kryeminister e di shume mire se ne vitin 1996, pra kur PD ishte ne pushet, bile shume e forte ne pozitat e saj, Gjykata e Larte e Shqiperise ka shqyrtuar, nen drejtimin e Mustafa Qilimit, zevendes kryetar i Gjykates se larte, gjykimin e kesaj ceshtje.
    Vendimi i Gjykates se Larte njihet dhe eshte i dokumentuar: gjyqi eshte zhvilluar dhe vendimi gjyqesor eshte zbatuar.
    Qe ishte nje gjyq terrorist, nuk ka kush e mohon, por ligjet e diktatures te tilla jane dhe kane qene. Kjo jo vetem ne Shqiperi.
    Shtoj se, sipas atij dekreti, vendimi nuk mund te apelohej dhe denimi zbatohej ne te njejten dite.
    Prandaj Leka Meksi duhet te shkruante te gjitha keto dhe te denonte qeverine qe drejtonte qe e quajti te ligjshem juridikisht ate vendim.
    Padyshim, nuk besoj se ka njeri qe nuk e denon kete akt cnjerrezor, kete terror shtazarak.
    Te pakten Uran Butka, pavaresisht se i qendron idese se gjyqi nuk eshte bere, ne liber e permend saktesisht gjyqin per rishikimin e denimit te 22 intelektualeve shqiptare, qe u be ne vitin 1996.

    Reply to this comment
  18. ELIOT February 27, 18:50

    SA here tregojne krimet e ENVER SKIZOFENIT DISA COBANE NEVRIKOSEN DHE E BEJNE SI BJGA … E VERTETA ESHTE E VERTETE …. PERSE BENI SI IDIOTA …. JU KA HEQUR HITLERI TRURIN NGA KOKA …SESHTE FAJI I . ALEKSANDRIT … .. KENI LINDUR DEBILA …POR MOS NGODHNI SHURRAMEN PER KALAMAJTE TUAJ MORE ZGJEBSA BOLSHEVIKE .. MORE TRADHETARE TE POPULLIT …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*