Edhe pak për Ahmet Zogun

January 31, 2015 16:24

Edhe pak për Ahmet Zogun

Shkrimit të Dr. Arqile Veshit të datës 23.01.2015 botuar në gazetën tuaj, që është një shkrim i saktë dhe i argumentuar, pa më keqkuptuar artikull shkruesi dua të shtoj edhe diçka tjetër veç saktësimit të Faik Konicës. “E kam ndjekur Zogun që kur ishte 18 vjeçar, por s’e kam dëgjuar njëherë të thotë të vërtetën, s’e ka mbajtur kurrë fjalën e dhënë; nuk ka kurrfarë ndjenjë përgjegjësie. Është i pangopur, egoist, zemërgur, i pandershëm”. Do t’i shtoja se ishte edhe një tregtar matrapaz: Me trajtimin e mirë dhe në kushte tepër luksoze, të përkëdhelur, për gjashtë muaj e mbajti Qeveria e Beogradit me gjithë familjen dhe suitën e tij. Si shpërblim i dhuroi nga toka mëmë Shën Naumin e bukur, tamam si një pasuri të tij. Del pyetja, si rrëzoi Qeverinë e Fan Nolit? Dihet, me çizmen e huaj. Me pesëmijë (rreth) bjellogardistë (rusët e bardhë) dhe disa mercenarë shqiptarë. Besoj se nuk gaboj ta quaj pushtim.

Ndërsa pyetjes, si u largua më 1939 nga Shqipëria i janë përgjigjur me kohë shqiptarët, si intelektualët dhe shtresa të tjera punëtore, fshatarë, argatë dhe barinj. Dihet dhe se si e etiketuan. Kur populli lufton, dikush e lë në baltë, s’ka tjetër etiketim veçse tradhti. Këto shtesa kisha e dashura Dita, i nderuar Dr. Arqile.

 

Letër e nënshkruar,

Spiro Duka

January 31, 2015 16:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*