Edhe Podesta e PD-së në letrat e Panama Papers

April 7, 2016 19:08

Edhe Podesta e PD-së në letrat e Panama Papers

Në dokumentet e trazuara të Panama Pappers shfaqet edhe një emër tjetër shumë i njohur për politikën dhe opinionin shqiptar.

Bëhet fjalë për kompaninë e lobimit Podesta Group, e cila sipas gazetës New Europe, ka lidhje me fonde të transferuar off shore që i përkasin kompanive ruse, të cilat ndodhen nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së.

Podesta Group ka marrë si klient një kompani ruse të quajtur Sberbank of Russia e cila ka lidhur një marrëveshje në Uashington një muaj më parë.

Sberbank është zyrtarisht një kompani private, por që ndodhet nën sanksione sipas aktit “Foreign Agent Registration Act”.

Por nga dokumentet vërehet se kompania ruse në fjalë ka lidhje shumë të forta me qeverinë ruse, apo përfaqëson interesat e Moskës.

Dhe më e bukura e gjithë kësaj, menaxheri i llogarive të Sberbank ka qenë pikërisht Tony Podesta, kreu i kompanisë së lobimit dhe vëllai i kreut të fushatës së Hillary Clinton.

Sipas kontratës bëhet e ditur se Tony Podesta ka lidhje direkte me Kremlinin.

Pas firmosjes së kontratës në mars, Podesta Group ndërmori misionin të lobonte për heqjes së sanksioneve që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë Rusisë pas pushtimit të Krimesë.

Sipas formularit të lobimit që është regjistruar në Uashington, llogaritë e Sberbank ndodhen në ishujt Cayman, përkatësisht kompaninë Troika Dialog Group Limited,  që në Qipro janë regjistruar në SBGB Cyprus Limited, dhe në Luksemburg në kompaninë SB International.

Ndërkaq, një organizatë e njohur jo-qeveritare që merret me hulumtimin e investimit të krimit të organizuar në ekonomi, thekson se një nga këto kompani është krijuar personalisht nga paratë e presidentit Putin.

Dokumentet masive të skandalit tregojnë që dokumentet e njërës prej kompanive të lidhura me Sberbank, Avto Holdings janë të firmosur nga Sergei Roldugin, gjyshi i vajzës së presidentit rus, apo thënë shqip vjehrri./ Tesheshi

April 7, 2016 19:08
Komento

1 Koment

  1. MH April 7, 21:36

    Ne si spektator presim se si do veproj FBI me Podesta Grup qe te imagjinojme si shembull se si do veproj BKH e Shqiperise kur te institucionalizohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*