Edhe policia shqiptare në gatishmëri të përforcuar pas ngjarjeve në Francë

November 14, 2015 12:19

Edhe policia shqiptare në gatishmëri të përforcuar pas ngjarjeve në Francë

Ngjarjet mbrëmjen e kaluar në Francë, kanë detyruar edhe Policinë e Shtetit që të rrisë nivelin e saj të gatishërisë.

Shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj. Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementëve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona te caktuar qe mund te shfaqin tendenca te akteve terroriste.

Policia e Shtetit kerkon gjithashtu bashkepunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojne te telefonojne per çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar per reagimin e shpejtë dhe ne kohë.

November 14, 2015 12:19
Komento

2 Komente

  1. mirel November 14, 16:23

    Polici leshi, shkoni arrestoni ndonje fakir per dritat ate beni

    Reply to this comment
  2. Mark uk November 14, 17:29

    Ne Shqiperi nuk mendoj se do ket veshtersi per ti zbuluar.Verifikoni xhamit duke filluar nga ajo e Kirasit ne Shkoder.Nga xhamit si kudo pregaditen kta xhihadiste per ti perdorur ku ata kan qellimet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim