Edhe qejflie, edhe me 3 tutorë

Redaksia Online November 14, 2012 22:16

Edhe qejflie, edhe me 3 tutorë

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses mbrëmjen e të mërkurës operacionin “Qejflia” gjatë të cilit përfunduan në pranga disa të rinj.

Burime zyrtare bënë të ditur se u arrestuan tre të rinj dhe një 19-vjeçare. Të njëjtat burime konfirmuan se arrestimi i tre të rinjve, të cilët bënin rolin e tutorëve dhe të një 19-vjeçareje që shfrytëzohej për të prostituar me pagesë u bë pasi u arrit të dokumentohej plotësisht aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Ata ndërsa vazhdonin të “punonin” gjatë kësaj vjeshte, kanë qënë nën mbikqyrjen e rreptë të agjentëve të policisë prej disa javësh. Aktiviteti i tyre është hetuar në mënyrë intensive dhe në zbulimin dhe goditjen e aktivitetit të tyre të paligjshëm kanë kontribuar edhe disa familjarë që jetojnë në zonën ku ndodhet moteli ku ishte sistemuar për të punuar si prostitutë me pagesë 19-vjeçarja.

Gjatë mesjavës kohë kur është zhvilluar edhe operacioni për arrestimin e tyre kanë marrë pjese një numër i konsiderushëm forcash policore. Burime konfindenciale pohuan se fillimisht në pranga përfunduan shtetasit Ilir Berisha dhe Genti Beqiri, ndërsa një prej miqve të tyre , pjesë e rrjetit të shfrytëzimit për prostitucion të 19-vjeçares M.Zylfollari u kap disa orë më vonë.

Sipas burimeve policore shtetasi Sagent Troka u prangos pak më vonë po në këtë qytet dhe të tre shtetasit në fjalë sipas policisë akuzohen për organizim dhe zhvillim veprimtarie të paligjshme të ushtrimit të prostitucionit me pagesë.

Atyre ju janë sekuestruar disa telefona celularë të amrkave të shtrenjta dhe nëj sasi e konsiderushme parashë dhe valute që dyshohet se ishte siguruar nga të ardhurat e fitimit ditor të “punës” së “mikes” së tyre. Ndërsa, 19-vjeçarja e cila gjithashtu është prangosur të mërkurën nga policia e Elbasanit akuzohet për “ushtrim të prosstitucionit kundrejt pagesës”.

Këtë aktivitet tre tutorët dhe femra që shfrytëzohej prej tyre e kishin shtrirë në disa qytete, por sëfundi e kishin përqënduar në motelet e periferisë së qytetit të Elbasanit. Tre shtetasit e prangosur gjatë këtij operacioni sipas policisë në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në “mirëkuptim” me 19 -vjeçaren e kishin ngritur si “biznes “ fitim prurës ushtrimin e prostitucionin me pagesë nga ana e saj.

Nga ana e tre shtetasve në fjalë gjendeshin klientët të cilët duhet të paguanin shuma që varionin nga 50-100 euro, por shpesh edhe 100-200 euro./BW

Redaksia Online November 14, 2012 22:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*