EDHE RAMA SI BERISHA?!

March 27, 2016 00:40

EDHE RAMA SI BERISHA?!

Shumica e sotme parlamentare i ka ofruar autokratit në opozitë, Sali Berisha, jo vetëm një shans ideal për të bërë një spektakël kinse në mbrojtje të Kushtetutës që ai e ka përdhunuar sa e sa herë por, edhe një pretekst apo alibi për të bllokuar reformën në drejtësi. Dhe si po ja bën këtë shërbim Berishës shumica e sotme? Pikërisht duke ushtruar në Parlament tiraninë në të njëjtën mënyrë antikushtetuese siç e ushtronte deri dje shumica berishiste! Një provë tjetër se tirani nuk luftohet, por ringjallet me tirani.

 

***

Është krejtësisht e pajustifikueshme mënyra sesi shumica e majtë parlamentare e trajtoi çështjen e deputetit Rakip Suli. Ky i fundit, akuzohet nga opozita se ka përfituar, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës, para të taksapaguesve shqiptarë me anë të një kontrate që një kompani private, më parë në pronësi të tij dhe aktualisht të djalit të tij, ka përfunduar me operatorin e shpërndarjes së energjisë OSHEE. Nuk jemi ne që vendosim nëse akuza që i bëhet Sulit është e drejtë apo jo. As Parlamenti. Kushtetuta e përcakton qartë se organi që evidenton papajtueshmërinë e statusit të deputetit me përfitime të një natyre të tillë është Gjykata Kushtetuese. Prandaj edhe Kushtetuta sanksionon se, në raste të tilla, me kërkesë edhe të një të dhjetës së deputetëve, “Kuvendi vendos për dërgimin çështjes në Gjykatën Kushtetuese”.

 

***

Një interpretim të tillë i ka bërë nenit 70 të Kushtetutës edhe Gjykata Kushtetuese pasi ka shqyrtuar ditë më parë rastin e deputetit Koço Kokëdhima. Madje edhe vetë deputeti Suli është shprehur se është i gatshëm të përballet në Gjykatën Kushtetuese me akuzatorët e tij por me të drejtë ka shtuar se do të pëlqente që edhe politikanë me pasuri të dyshimte si Basha t’i nënshtroheshin një disipline të tillë kushtetuese. “Jam pro kërkesës për të shkuar në Kushtetuese por doja të ngrihet një komision hetimor edhe për Bashën” – mësohet të ketë deklaruar Suli.

 

***

Mjerisht, shumica e majtë e PS dhe LSI nuk kanë marrë fare parasysh logjikën as të Kushtetutës, as të Gjykatës Kushtetuese dhe as edhe të vetë deputetit të saj nën akuzë por, me një arrogancë tiranike ka përdorur kartonat duke hedhur poshtë kërkesën e pakicës. Kjo që ka ndodhur është alarmuese sepse përbën një rikthim prapa në praktikat autokratike të Parlamentit të deridjeshëm kur deputetët e opozitës trajtoheshin si lecka që duheshin flakur jashtë. Nuk ka rëndësi se çfarë është në vetvete pakica e sotme berishiste. Shumica duhet të demonstronte standardet e saj të ndryshme në qëndrimin ndaj opozitës, në qëndrimin ndaj Kushtetutës. Vendimi i marrë nga shumica është edhe një hap tjetër i hedhur në shtegun e pandëshkueshmërisë. Sepse Shqipëria nuk ka vuajtur nga dërgimi por nga mosdërgimi i politikanëve të akuzuar për korrupsion apo për konflikt interesi para drejtësisë. Të mos harrojmë se vetë Lulzim Basha ju shmang gjykimit për një megakorrupsin si ai i rrugës Durrës-Kukës vetëm me anë një proceduralizmi antidemokratik. Një proceduralizëm i tillë është edhe ky i përdorur në rastin Suli nga shumica e majtë. Në vend se të tregohej e hapur ndaj gjykatës ajo është treguar po aq e mbyllur, refuzuese sa shumica berishiste dje. Në vend se të tregonte dedikim fanatik ndaj Kushtetutës, ajo e ka dhunuar atë. Njësoj si Berisha dhe berishistët dje. Dhe po të vazhdohet të ecet në këtë rrugë, Rilindja do degradojë në autokratizëm, PS si PD-ja dhe Rama si Berisha.

 

***

Duket se shumica e majtë e Ramës dhe e Metës e ka marrë një vendim të tillë antikushtetues si për të mos plotësuar një kapriçio të opozitës. Por ky qëndrim është i gabuar. Para së gjithash, sepse kërkesa e opozitës (pavarësisht qëllimit të saj) është e bazuar në Kushtetutë pra, jo një kapriçio. Një çështje nuk është automatikisht e gabuar vetëm pse këtë e ngre Berisha apo dikush nga klani i tij. Autokratë të këtij kallëpi, kur janë në opozitë, kapen edhe pas kauzave të drejta duke i vënë në funksion të kauzës së tyre të shtrembër. Pikërisht, këto janë kurthet që duhen shmangur duke i qëndruar besnik Kushtetutës. Ndryshe bëhesh si Saliu dhe i ngre atij topin për të dalë në mbrojtje të “Kushtetutës”. Mjerisht shumica ka rënë verbërisht në këtë kurth. Ajo nuk e ka kuptuar se kur opozita shtron një kërkesë të bazuar në Kushtetutë, ajo që respektohet është Kushtetuta dhe jo thjesht vullneti i opozitës, pavarësisht natyrës apo qëllimit të tij.

 

***

Çfarë e pengonte shumicën e sotme që t’i përmbahej me fanatizëm kostitucionalizmit pa u zhytur në llumin e tiranisë së shumicës duke e dërguar çështjen në Kushtetuese? Mos vallë trembet nga që balanca politike në Gjykatën Kushtetuese mund të anojë në favor të opozitës? Edhe mund të jetë kështu. Rrjedhojat e kapjes së drejtësisë nga 8 vjet pushtet autokratik berishist, nuk çrrënjosen kollaj. Por edhe nëse Gjykata Kushtetuese do merrte një vendim të padrejtë kundër Sulit kostot, politike do ishin shumë të vogla krahasuar me përfitimet. Vërtet Suli do humbiste mandatin duke u  zëvendësuar nga një deputet tjetër i listës por, ndërkaq, e majta dhe PS mbi të gjitha, do demonstronte një mendësi dhe standard të ri politik. Krejt ndryshe nga ai i berishist që izoloi me murin e pandëshkueshmërisë liderët dhe politikanët e vet edhe pse të korruptuar deri në fyt. PS do afishonte veten si një forcë e dedikuar për kushtetueshmërinë.

 

***

Me vendimin për të mos dërguar çështjen Suli në Kushtetuese, shumica e humbi një rast të tillë. Ajo e ekspozoi veten si një forcë jo e imunizuar nga vese tiranike. Dhe kjo nuk mund të mos ketë kostot e veta shumë të mëdha. Veçanërisht, para ndërkombëtarëve të cilëve, mund t’ja mbushës mendjen se ca protestues u vranë me rikoshetë por vështirë se ja mbush dot mendjen për domosdoshmërinë e “arsyeshme” dhe beninje të dhunimit të Kushtetutës. Por kryesorja, është fakti i hidhur që i mbyturi Berisha, ka gjetur “fijen e barit” për tu kapur dhe ringritur “në mbrojtje të Kushtetutës”. Dhe t’i japësh atij që e ka dhunuar Kushtetutën sa herë ja ka lypur nevoja, atij që ka sulmuar me armë disa herë kryeministrinë, institucione dhe komisariate të të akuzojë për dhunim të Kushtetutës dhe për Puç, nuk është gabim i vogël. Dhe në politikë, një gabim është shpesh më kosto më të madhe se një krim. Një tjetër kosto është fakti që tashmë Berisha ka gjetur një alibi më shumë për të bllokuar reformën në drejtësi që sikundër kemi parathënë, është nordi i tij i sotëm, ylli i tij polar. Jo më pak problematik, është fakti që ngjarja, në vetvete, si dhunim i Kushtetutës, përbën një precedent të rrezikshëm për lirinë politike. Shkalla e demokracisë së një vendi matet me lirinë dhe të drejtat që gëzojnë pakicat (Lordi Akton). Opinioni i keq që ke për opozitën nuk është një argument për të shkelur të drejtat e saj që ja sanksionon Kushtetuta. Edhe nëse beson që ajo është një opozitë e kriminalizuar (sikundër është faktuar të jetë opozita berishiste) duhet të përpiqesh të vësh në lojë drejtësinë për të ndëshkuar krimin në radhët e saj por jo opozitën si opozitë. Por është mjerane, deri në idiotësi që kur nuk ke dedikim për të ndëshkuar me drejtësi dhe kushtetueshmërisht krime si 21 janari apo Gërdeci, të “ndëshkosh” antikushtetueshmërisht (apo me sofizma mbi termin “vendos”) një kërkesë të drejtë të pakicës. Kjo do të thotë të godasësh vetveten dhe ardhmërinë e projektit të demokracisë kushtetuese në Shqipëri. Dhunimi i Kushtetutës është i patolerueshëm për gjithkënd. Sepse janë pikërisht këto sanksionime nga ajo e të drejtëve të pakicës që mbrojnë demokracinë nga degradimi autokratik. Ne na mbron Kushtetuta dhe jo qeveritë apo pushtetet e mira që, mbeten të mira, për sa kohë nuk dhunojnë Kushtetutën. Dhe dhunimi i neneve të Kushtetutës, do ta risjellë se s’bën autokratizmin në pushtet, edhe sikur Berisha dhe berishizmi të mbeten përjetë në opozitë!

March 27, 2016 00:40
Komento

15 Komente

  1. Celo March 27, 03:18

    Nuk e di kush ka te drejte, po ky Andrea a u interesua prane Kuvendit per te mesuar shkaqet pse shumica nuk e coi ne Kushtetuese kerkesen e PD-se? Se nje arsye e ka ma do mendja. Pastaj le te filloje te lehe edhe Andrea per tiranine e shumices.

    Reply to this comment
  2. Alban March 27, 10:15

    Nuk e dergon PS ne kushtetuese ceshtjen, se ky deputeti ka qene militant i PD me pare. Kushedi sa thas me miell ka shperndare ne vendin e tij te lindjes ne kohen kur atje kandidonte avokati i Berishes si kandidat per deputet

    Reply to this comment
  3. E po kjo pune! March 27, 11:01

    ndonse ata qe ankohen meritojne vete te kalojne ne kalvarin e drejtesise, shumica te mos fshihet pas gishtit por te coje te vetet para drejtesise dhe nderkohe te mos hezitoje me por te coje edhe halete e PD para drejtesise per zullumet e tyre, nuk mund te kete dy standarte…

    Reply to this comment
  4. Benoni March 27, 12:09

    Lider autokrat ishte Franjo Tudjman. Ky burre ngriti nga bisedimet delegacionin amerikan duke i thene ; Jemi vend sovran, jo vasal i juaj. Takimi mbaroi! Ky po eshte Autokrati si e quan politika sotme e Babai i Kroacise si e quan populli i tij. A jane te tille Berisha e Rama? Jo fare, por ama ngjasin me njeri-tjetrin plotesisht diku tjeter. Ne servilosje e bythlepirje ndaj te huajve duke pranuar c’do urdher nga jashte. Kjo nuk eshte fare Autokraci por ka emer tjeter. Eshte vasalitet politik e ku Berisha e Rama jane njesoj.

    Reply to this comment
  5. vasili March 27, 13:02

    Stefani ka shkaktuar nje tufan te vertete,…ne nje gotez uji.
    Dhe e gjitha kjo,per vanitetin e Stefanit,per tu prezantuar si i pa aneshmi i Madh.Vec ama duke dale gjithmone keshtu, keta tipa analistash,na prezantohen te njeanshem me amorpropin ekstrem qe paraqesin.
    Nuk kam degjuar kurre nga keta gazetare te gjejne asnje gabim ne pozicionet e veta. Kur dikur kane parashikuar nje ´´gabim´´te Rames per kushtetuten(Ky doli si gabim,vetem si pasoje e tkurrjes dhe frikes se Rames,per te marre fitoren,qe do ta lejonte te zbatonte vet vizionin dhe strategjine e tij te pushtetit,pa hienat neper kembe.
    Dhe Stefani,vazhdon te mos lodhet deri ne pa merzine e nje narcisti,duke na e prezantuar pafundesisht,kete qendrim te tij te dikurshem.
    Dhe Stefani nga pozicioni i amorpropit(pasi e verteta eshte qe ai gjithmone eshte prezantuar gjithmone i pa interes nga asnje parti),mendoj se ben gabimin apo fajin e madh,qe i lejon dhe i justifikon qendrimin bandes kriminale te Saliut,ne kompesim te asaj qe pozita mund te kete bere gabim , te mos percjelljes se ceshtjes ne gjykaten kushtetuese,mbasi dhe vete banda e Saliut mund ta percjelle vet ne kushtetuese ate.
    Mendoj se do te ish ne dinjitetin e penes se nje gazetari dhe ne funksionin demokratik te PS-es dhe pushtetit te saj dhe Shqiperise vet, qe ne vend te kesaj ndodhie Stefani te trajtonte ne menyre principiale,perse kjo parti per te njejten ceshtje perdor dy standarte:
    Kokedhimen e con apo e “shet“ tek kushtetusja,gje qe per mendimin tim,kjo tendence e trondit ne themele,PS-en per ate qe ajo pretendon se eshte.
    Kokedhima sic e kam njohur vec nga media,paraqet nje afarist te sukseshem dhe teper punetor dhe besoj korrekt.(Z.Thano mund te flase dhe me drejt per kete).Besoj qe eshte korrekt ne punet e tij,pasi po te kish ndonje gje qe nuk shkonte,banda e Saliu,qe e urrente pa mase,po te kish gjetur dicka do ta kish rrafshuar me te tera,ne kohen kur sundonte.
    E pra del qe ky eshte afaristi i vertete i asaj bote ku ne kerkojme te shkojme.
    Mirpo c po ndodh?
    Ajo parti qe duhet ta perkrah ne reformimet pragmatiste qe po i ben ai asaj partie ne jug si ne planin sasior dhe cilesor,del dhe i kundervihet me nje xhelozi te keqe vetjake fshatareske qe nga Ruci,deri te rapsodi deputet Toci,nga nje fshat i Vlores.
    I them keto mbi bazen e asaj,nga cfare lexoj, qe Kokedhima del dhe argumenton me fakte,per punen qe ka bere,kurse kundershtaret e tij brenda te se njejtes race,i kundervihen me sllogane te pergjitheshme dhe asnje oponence konkrete:
    Si psh. eshte bere agai i Vlores thote Toci(po perse konkretisht,ai nuk e thote)apo vete Ruci perdor vec definicione sektare por vetem kaq.
    Eshte fakt qe ai qe punon ne menyre novatore dhe pragmatiste,ben qe te duken te vjeteruar dhe jashte kohe,ata qe kane rene ne rutin dhe qe quajne fjalen pune.
    E pra kjo nuk eshte pune emrash,por ceshtje fondamentale ekzistence dhe zhvillimi,per kete vend.

    Reply to this comment
  6. mjerimi andreastefanaqit March 27, 13:03

    zoti artikullshkrues

    po ku e gjete mazhorancen me vese TIRANIKE ??

    Per nje sardele te vogel surrtakatunari ?

    NQS KE VEPRIM KRIMINAL TE EDI RAMES DHE MAZHORANCES :

    ESHTE IMPOTENCA PER TE DENONCUAR KRIMET E LUL BERISHES…SI DHE MBESHTETJEN QE AI PO MERR NGA LOBET SERBGREKE NE AMERIKE KU AI HAPUR “BUZEQESHTE ” ME ANTISHQIPTARE TE BETUTA DHE TE DEKLARUAR

    Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe asaj boterore, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulqim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare.

    I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
    Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
    I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
    Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –

    DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES

    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.

    KONKLUZION
    Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”

    Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
    Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.

    PO SI MOR “TRIMI” STEFANAQI NUK BERE NJE ARTIKULL PER INCESTIN E LULE BASHES NE WASHINGTON ME LOBIN EKSTREMISHT ANTISHQIPTAR NE AMERIKE PER VORIOEPIRIN

    KU PIKERISHT AI QE I SHITI PJESE TE DETIT GREKERVE..ZGERDHIHEJ NE AMERIKE ME TA…

    Reply to this comment
  7. proandrea March 27, 14:40

    Ne te vetin shkrim qe Andrea ka te drejte per gjithcka qe shkruan. Por gabon ne ate qe mendon se Rama eshte me i mre se Berisha. Jo. Keshtu ka qene dhe Rama si eshte sot, njesoj si Berisha. Njeri m… dhe tjetri k…k

    Reply to this comment
  8. Andrea Stefani si Kaqi Islami me syze March 27, 17:06

    CFARE MORALI PO PERCILLNI ZOTI HANDREA
    per nje Rakip Suli pambarimisht pa rendesi ne skakieren shqiptare..dhe ju ngrini TUFAN PER NJE HAJVAN ??

    EDI RAMA DUHET TE GJYKOHET SE KA HEQUR BREKET PARA DYSHES KRIMINALE 2B DHE PARA TURPIT DIPLLOMATIK TE KARDETUAR NE TIRANE

    Ai ka kapitulluar pa kushte edhe pse po ben nje politike te ndyre GANDISTE..keto duan ta hajne te gjalle

    -para bandes kriminale te PD…
    -para panelit nderkombetar
    -para 1 miljon votuesve te 23 qershorit
    -para 1 miljon mbeshteseve emigrante ne perendim
    -para jetimeve te 21 janarit
    -para te shkrumbuarve te gerdecit….etc

    KAUZA E TRADHETUAR NGA RAMA DHE MASHTRUESI META ISHTE DORZIMI I SERBERISHES NE DYERT E DREJTESISE…..QIKLLOPI I VICIDOLIT SOT DUHET TE JEPTE LLOGARI NGA BANKA E TE AKUZUARVE DHE JO TE KERCENONTE FITUESIT E 23 QERSHORIT SI HITLERI NE 1933

    PIKERISHT PER TE MBROJTUR BERISHEN ZOTI LU DHE ATA QE KOMANDOJNE NXORREN KARTEN E VENECIAS-DEKRIMINALIZMIN DHE REFORMEN NE DREJTESI..KJO ESHTE AKSIOME

    PA DENIMIN E SALIKRIMINELIT KETO PORDHET E LUSE KANE FILLOJNE TE MBAJNE ERE TE KEQE SI LHL E ARVIZUSE NE 2013

    -SERBerisha ka në ndërgjegjën e tij 22 vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesmarrës direkt në krime të përbindëshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gerdec ku protagonist ishte edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

    -SERBerisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalishjt, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me sherbimin sekret UDB-n të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

    -SS Berisha i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shetituren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qënë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardes, por ai e ka ndjekur situaten dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qënë urdhëri i tij personal për të qëlluat mbi demostruesit paqësor, aq më tepër se ai krijoj rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

    -SERBerisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çeshtjes Gërdeci e kishte dëshmuar se i biri i SSali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazëm që fitonte para në mënyrë të paligjëshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshinj gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm SSali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkelzën Berisha i cili është e ngjashme që nëpëmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çeshtje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.

    -SS Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtesinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeminister dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej SS Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të këshillit të Sigurisë kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.

    Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i SS Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e SERBerishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mëndësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetrore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtesisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të jap pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.

    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e SS Berishës e bashkpunëtorëve të tij Lul UDBasha pa harruar tradhetaret e 21 janarit Edi Rama me kokpalarin Ilir Meta si dhe ca ambasadmorra qe vrasesve ju thane burra shteti dhe yjen ne ngjitje pa u thare akoma gjaku ne bulevard…5 VJETORI I TE CILIT PO AFRON…

    Jashte deshires time, me cfare ka ndodhur keto 22 vjet mendoj se ajo shoqeri civile e sotme ,ajo klase politike dhe ai panel dipllomatik ka bere nje performace shume here me te keqe se para viteve 90’ qe te pakten kishte shtet,kishte diktature qe te vriste me ligj..kurse sot te vrasin dhe festojne ose te dhurojne karriken e k/m me nje ngjale nga mbrapa.

    Lavdi 21 janarit.dhe kauza e deshmoreve te tij me nje shqiperi te cliruar nga kriminelet e PD dhe tradhtaret e PS-LSI !

    Reply to this comment
  9. ali bushi March 27, 21:13

    Po i lexova dhe komentet ,nuk di cfare te them Stefani eshte gazetare serjoz dhe e kritikon me te drejte mazhorancen ,ta coje ne kushtetuese ,duke i mbyllur gojen cilitdo,pastaj per hajdute e kriminele nga jane e nga nuk jane ato pa u provuar jane llafe koti.

    Reply to this comment
  10. intelektuali March 28, 10:05

    NE VJEDHIM SEPSE EDHE JU KENI VJEDHUR, PRANDAJ JU DHJEFSHIM KUSHTETUTEN!

    Kjo eshte llogjika e banditeve te Rilindjes Socialiste qe Andrea Stafani po mundohet ta spjegoje me dacibaot e tij te gjata dha pa kuptim, te cilat vajtojne si kukumjacka pylli fundin mjeran te MORALIT enverist te trashegimtareve te Partise se Punes.

    prandaj:

    Me te drejte edhe pyetja thelbesore qe parashtrohet sot 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit para shoqerise sone civile si nje komedi-rezili e politikes sone kombetare eshte:

    KUSH ESHTE ME I NDERSHEM SALIU I HYSNI KAPOS APO EDVINI I SPIRO KOLEKES?

    Reply to this comment
  11. mirel March 28, 16:50

    Sali Ram Berisha..
    Ramiu eshte zene ne mes nga Salua dhe Berisha

    Reply to this comment
  12. Kariz Matik March 28, 21:14

    Po vras mendjen, se sa i nevojshem eshte per politikanet ne pergjithesi, dhe jo vetem ata te mazhorances, imuniteti kunder autokracise, diktatit antikushtetues, apo dhe tiranise (!?), nderkohe qe ata fale naivitetit masiv te shoqerise sone te pjerdhur kane fatin e mire te jene imun gati kunder gjithshkaje.

    Te jesh imun kunder mosndeshkimit per krimin, i ke siguruar vetvetes nje nga privilegjet me te medha, te cilin edhe diktatori King Young do ta kishte zili.

    Nese nje diktator me imunitet iku dje, kjo nuk do te thote se pas tij nuk do te vije nje tjeter. Thone se historia eshte deshmitari me i mire.

    Reply to this comment
  13. prasi March 29, 11:11

    Pirdhni,pirdhni dhe futjani sa me shume pordhes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim