Edhe sa prej nesh duhet të vdesin për një copë rrugë?

October 28, 2017 10:59

Edhe sa prej nesh duhet të vdesin për një copë rrugë?

Pershendetje z.Thano!

Une qe po shkruaj jam nje gjimnaziste nga fshati i Torovices.

Marr guximin te shkruaj, te percjell fjalet dhe shqetesimin tim, te familjes time dhe te fshatit tim, edhe pse me trishton fakti se duhej te ndodhte nje tragjedi tjetër qe une dhe te gjithe ata qe e perjetuan kete tragjedi te bashkoheshim dhe t’i thonim stop kesaj gjendjeje.

Zoti kryetar bashkie , zoti deputet, zoterinj qeveritarë.

Nuk eshte hera e pare qe na genjeni , nuk eshte hera e pare qe na zhvleresoni ndonese jemi nje pjese e rendesishme e asaj c’ka ju jeni sot.

Ajo çka me ben te revoltohem eshte se lexoj ne gazeta te ndryshme se si i shprehni ngushellimet dhe keqardhjen tuaj familjes ne fjale por dyshoj nese ndonjeri nga ju e mori mundimin me te vogel te pyeste ndergjegjen nese kishit mundesi ta parandalonit nje gje te tille.

Kthehem nga ju dhe ju pyes se sa akoma duhet te vdesin qe vemendja juaj te na kushtohet sadopak dhe neve? Edhe sa vite te tjera duhet te jetoje ne kete mjerim, sikur te ishmin nje fshat ne Tanzani?

Pyeteni veten si ndjehet familja qe humbi familjaret e vet ne lulen e rinise? A e imagjinoni dot se cdo te thotë te pershendesesh familjaret e tu çdo mengjes me friken se mos kjo do te jete hera e fundit qe i sheh per shkak te rruges se keqe?!

Duruam mjaftueshem me shpresen se nje dite do keni meshire per ne , por pas 25 vitesh kuptuam qe s’kemi nevoje per meshire. Ketu s’behet fjale per meshire. Ketu behet fjale per drejtesi , barazi , per te marre ate që na takon.

Ajo çka ne kerkojme sot eshte te na jepet ajo çfare eshte e jona: rrugen e rregulluar dhe mbrojtjen e jeteve tona .

Me shpresen qe kerkesa jone te merret parasysh e mbyll kete leter

Unë, nje nga 5000 banoret e tronditur te  Torovices dhe fshtrave perreth.

October 28, 2017 10:59
Komento

6 Komente

  1. e di October 28, 19:39

    Nji shqetesim qytetare ,qe s’duhet ti mungonte ai solidaritet i shqiptareve ktu dmth ,,,i komentuesve .
    Shqiptaret jane te okupuar me temat e politikes ,duke harruar kryesoret ,problemet e dites . Nqs nuk mbeshtesim njeri-tjetrin pikerishte sot ,ne kto situata te ndera dhe vazhdojme te bejme tifozerin e semure politikes ,(e cila s’pjerdh fare se cfar diskuton populli per ata ) asgje ne ate vend , s’ka per te ndryshuar . Mungesa e solidaritetit ne shoqerine shqiptare me njeri -tjetrin ,distancimi prej asaj qe dikur motivohej (te qenit te bashkuar) ka cuar gjendjen e asaj shoqerie ,ne nji gjendje teper te deshperushme .Ajo qe ka perfituar nga kjo eshte politika e cila e ka perdorur ,percare ,manipuluar ne cdo ,duke e shndruar ne nji mall shit-blerje ,duke e cveshur nga cdo dinjitete ,ne nji parazit qe nuk vlen per asnji shoqeri . Uroj qe shtetti te tregohet i arsyeshem e reflektoj ndaj ksaj kerkese te popullit .

    Reply to this comment
  2. mateo October 29, 23:04

    Mos u habit moj gjimnazistre,se ti ankohesh per rrugen e 5 mije banoreve,qe te pakten dikur ka qene e shtruar me asfalt,por ne jemi 50 mije banore ne Yzberisht,3 km larg zyres se kryebashkiakut Veliaj e nuk na shtreojne nje rruge plot gropa,balte ne dimer e pluhur ne vetre.
    Nuk kemi asnje lulishte e kend lojrash per femije,asnje kopesht e cerdhge shteterore etj,etj!
    E gjitha kjo se kryebashkiaku Veliaj e ka mendjen te investoje vetem ne vendet ku i behet reklame,ku ka interesa personale,ndersa ne jetojme si ne getot e Bombejit te Indise!

    Reply to this comment
  3. Ada October 30, 08:13

    Prandaj behen njerezit shpesh nistalgjik per ate kohe…..tani vdesin me dhjtra e nuk do me dit njeri

    Reply to this comment
    • Shpetimi October 30, 09:35

      O Ada, po te ishte e vërtetë, kjo qe thoni ju, ku e kanë shpirtin këta banorë? Pse nuk mblidhen përpara qeverisë së Ramës e të demonstrojnë? Po çojnë copa letrash? Ku e kanë iniciativën këta banorë?
      Disa gjëra duhet t’i zgjidhin organet vendore apo jo?
      Të hedhin në gjygj Ministrinë e Urbanistikës!

      Reply to this comment
      • shvejku October 31, 00:54

        Te gjithe pusht-etaret qe dalin ne media me shume se nje here ne 6 muaj ,e bejne kete vetem per te treguar se sa te pa afte dhe mashtrues jane!
        Edhe diktatori Enver Hoxha dilte ne TV nje here ne vit,ndersa keta palo demokratet na dalin per dite!
        Berisha,Rama dhe Veliaj na u bene si burri i nenes!
        Nuk e shoh dot Veliajn sa here del ne TV,per nje cope rruge te shtruar!
        Kaq pak pune ben ky njeri,se tere kohen e harxhon duke dale new tv?

        Reply to this comment
      • heu October 31, 22:02

        Mos i shkruani kot kryeredaktorit se ai nuk eshte gjalle!
        Edhe une i kam shkruar,por nuk me eshte pergjigjur!

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*