“Edhe Shqipëria duhet futur në ‘listën e zezë’ të BE–së për parajsat fiskale”

November 28, 2017 13:15

“Edhe Shqipëria duhet futur në ‘listën e zezë’ të BE–së për parajsat fiskale”

 

Shqipëria është një ndër 35 shtetet që duhet përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Europian për kontrollin mbi parajsat fiskale, thotë një studim i fundit i publikuar nga një prej organizatave më prestigjioze në Botë, Oxfam.

Kjo listë vjen në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës perëndimore.

Lista e Oxfam flet edhe për katër shtetet të tjera, anëtare të unionit; Irlandën, Luksemburgun, Maltën dhe Holandën.

Në listën kryesore ndërkohë, atë me 35 shtete të cilat duhen përfshirë patjetër, veç Shqipërisë figurojnë edhe të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës. Këto pesë vende, janë të vetmet europiane në listë.

Oxfam saktëson se, kjo do të duhet të ishte lista e zezë e Brukselit, në rast se nuk do të kishte presione politike dhe manovra të tjera.

Pra, Shqipëria figuron ndër shtetet të cilat duhen minimalisht të përfshihen në listën e zezë të Brukselit.

Kjo vjen për shkak se vendi ynë, sipas Oxfam, nuk përmbush ende plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Në këtë prizëm, nga ana e Komisionit Europian priten dhe rekomandime të tjera për qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

November 28, 2017 13:15
Komento

3 Komente

  1. Kaci November 28, 13:30

    Po patjeter. Kudo ku ka mut ben pjese dhe Shqiperia sipas kazanit.

    Reply to this comment
  2. Vicense November 28, 14:25

    Ok deri sa ti permbush Shqiperia, mileti ne pushtet dhe ne politike I kane bere milionat ! Ne fakt Shqiperia eshte parajs per tu ber I pasur mjafton te jetosh me politike !

    Reply to this comment
  3. Une November 28, 14:49

    S’ka kuptim qe Shqiperia te futet ne ate liste,por duhet te arestohen ata qe kane futur para te pista! Pse duhet te paguaje Shqiperia per kriminelet dhe hajdutet shqiptare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin