Edhe Shqipëria kundër, ambasadorja e SHBA: Ky votim do mbahet mend

December 21, 2017 20:09

Edhe Shqipëria kundër, ambasadorja e SHBA: Ky votim do mbahet mend

Ambasadorja e SHBA ne OKB ka reaguar në një konferencë për mediat pasi 128 vende votuan kundër vendimit te presidentit Donald Trump per te njohur Jerusalemin si kryeqytet te Izraelit.

Nikki Haley tha se SHBA do të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem pavarësisht nga rezultati i votimit.

“Kjo është ajo që qytetarët amerikanë duan që ne të bëjmë dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë”, tha Haley.

“Ky votim nuk do të bëjë ndryshim në atë se si amerikanët e shikojnë OKB-në”, tha ajo.

“Dhe ky votim do të mbahet mend”, shtoi ajo.

Deklaratat e Haley pasuan një kërcënim nga vetë presidenti amerikan Donald Trump, i cili përmendi votimin e OKB-së në një mbledhje të kabinetit qeveritar të mërkurën.

“Ne po i shikojmë ato vota”, tha Presidenti. “Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë më shumë, nuk na intereson”.

DRhUFXiV4AEOa_M

Para votimit, Nikki Haley, ambasadore e SHBA në OKB, lëshoi ​​një kërcënim të drejtpërdrejtë, duke thënë se SHBA do të mendojë dy herë për financimin e vendeve anëtare në qoftë se votonin kundër vendimit të Trump.

128 vende votuan pro rezolutës, ndërsa nëntë votuan “kundër” dhe 35 vende abstenuan, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Australinë.

December 21, 2017 20:09
Komento

15 Komente

  1. Arber I December 21, 21:05

    pozicioni i shqiperise se dobet midis SHBA dhe BE impononte abstenimin.

    Reply to this comment
    • wtf December 21, 22:01

      Ore e kuptoni ju qe nuk ishte midis BE dhe USA apo jo? NE VOTUAM PER TE DENUAR USA SE ZGJODHI JERUZALEMIN KRYEQYTET TE IZRAELIT me nje rezolute jo lidhese (simbolike). Ne jemi ne krah me Erdoganin. Vende te BE qe sdonin te votonin TE DENONIN USA abstenuan. Vende antare te BE si Polonia, Rumania, Kroacia etj qe kane interes ta kene mire me USA nuk e denuan USA, dhe nuk dolen kunder BE. Nuk doli asnje lider europian te thoshte do mbaj shenim vende. Ne votuam te denojme USA, sepse kemi qeveri qe nuk e ka problem te tradhtoj interesin kombetar.

      Reply to this comment
      • Osman Lala December 22, 03:04

        I nderuar z.Thano

        Shqipëria është një shtet – ky që është – 105 vjeçar dhe disa vendime të saj pasqyrojnë edhe një histori të prezencës në rendin ndërkombëtar. Duhet thënë po ashtu se vendimin e sotshëm në OKB e bën antiamerikan jo krahu i votës, por loja deklarative dhe ultimative e presidentit të ShBA-së Donald Trump, që e konvertoi një votë të tillë në letër lakmuesi për qëndrimet e mbajtura. Kjo ndoshta sepse Jeruzalemi është një politikë personale e z. Trump, që ndërmoi një akt që kapi në befasi shumëkënd. Nga kjo pikëpamje, Trump në një farë mënyre e ka bërë botën po aq të paparashikueshme sa edhe liderë të tjerë që me shfaqjen e tyre po sfidojnë të paktën verbalisht rendin ndërkombëtar.

        Vota e Shqipërisë do të mbahet shënim. Por shënim do mbajtur edhe qëndrimi i opozitës shqiptare në Tiranë që sot në mbrëmje është lëshuar me gjithfarë deklaratash thuajse histerike që nuk ndihmojnë për asgjë. As vetë opozitën.
        Akt antikombëtar, e quajti, Sali Berisha. Në të njëjtën linjë ishte edhe Petrit Vasili i LSI-së duke na shfaqur kështu një profil ultra-filo amerikan. Nuk dihet ende çfarë ka deklaruar Flamur Noka.

        Por opozita që ka përvojë në drejtimin e shtetit nuk duhet të nxitohet. Pasi përpara se të japë konsiderata për votën e Shqipërisë, ajo duhet të thërrasë ministrin e Jashtëm, apo edhe kryeministrin në interpelancë. Me këtë rast mundësia e garës për proamerikanizëm do të fitonte tjetër vizibilitet. Nuk i vlen kujt kjo dalldi mediatike që nuk sqaron asgjë. Opozita duhet të jetë serioze me veten, pasi loja që po bën aktualisht është banale dhe e vockël: opozita nuk ka hallin e Jeruzalemit, as të ShBA-së, por kërkon që të shesë veten se ajo është me Donaldin e madh të Washingtonit dhe kundër Donaldit të vogël të Tiranës që i ka hapur shumë andralla.

        Kjo është historia e histerisë së sotme dhe asgjë më shumë. Opozita ka hallin e potureve që i ka mbushur dhe është për të ardhur keq që shpenzon kaq shumë energji duke u munduar të dallohet si filo-Trump. Ajo po braktis kauzën dhe vendin e vet sepse ka disa halle jo të vogla. Dhe për këto halle është kahil që të votojë për krye”qytete” të Izraelit edhe Tomorricën dhe t’u hedhë his syve të gjithëve. Mirë është që këto zhvillime të trajtohen në rrugë institucionale dhe politike.

        Reply to this comment
      • Granit Boni December 22, 17:40

        @wtf
        What the fuck po Gjermania, Franca dhe UK (aleatja me e madhe e USA) qe votuan kunder. A mund te na thuash se jane ne krah te Erdoganit???? Pi ilacet o xhan dhe lerja politiken e jashtme atyre qe kane mend.Dhe lexo ca me shume histori te kuptosh se cfare perfaqson Jeruzalemi

        Reply to this comment
  2. Hajro Limaj December 21, 21:42

    Kush jemi ne ?
    1.Shqiperia duhet te kishte shkeputur te gjitha marrdheniet zyrtare me Konferencen e vendeve islamike,mbasi Shqiperia eshte vend europian dhe kerkon te antaresohet ne Bashkimin Europian.Politikanet shqiptare nuk duan ta kuptojne akoma qe kjo zvarritje e hapjes se negociatave me BE dhe dhunimi i te drejtaqve te kosovareve per te levizur te lire ne Europe, sic e ka prej kohesh serbia,ka edhe arsyen e madhe qe Boten Shqiptare e shikojne si vend islamike.
    2.Si mund te behet pjese e kundershtise qeveria shqiptare ndaj vendimit te presidentit Amerikan,pavarsisht se kush eshte ,kur Shqiperine,Kosoven dhe me tej Boten Shqiptare e ka shpetuar dhe do ta shpoetoje vetem Amerika.Erdogani per qellimet e tij prej kohesh eshte ne kontrdaikta me Ameriken dhe Europen.
    Gabime shume te renda ne politiken e jashteme strategjike, e cila mund te na kushtoje shume ne te ardhmen.

    Reply to this comment
  3. U.S citizen December 21, 21:45

    Shqiperia me voten e saj ne kahun e duhur me shumicen dermuese te vendeve antare te UN. Traplleqet e Trump nuk kane te sosur ne US dhe ne bote.

    Reply to this comment
  4. Gallapi December 21, 21:48

    Ja kjo është fytyra e vërtetë e SHBA, të vetë-emëruar xhandar ndërkombëtar!

    Reply to this comment
  5. Gallapi December 21, 23:51

    Ja kjo është fytyra e vërtetë e SHBA-ve, të vetë-emëruara xhandar ndërkombëtar!

    Reply to this comment
  6. Brutus December 22, 03:18

    Abstention duhet të ishte vota e Shqipërisë…ne zgjodhëm anën islamike???

    Reply to this comment
  7. Vurkari December 22, 06:00

    Shipëria do votoj pro kur Izraeli të njohë Kosovën.
    Nuk është votë kundër Amerikës po mesazh drejt Izraelit.

    Reply to this comment
  8. pensionisti December 22, 07:32

    Une them : A eshte Amerika vendi ku duhet marre shembull per demokracine? Kur votojne kunder 128 vende ,35 abstenime e 9 pro,pse u dashka te merret hake? Pse te votonim pre,kur dihet historia e ebrenjeve dhe Palestinezeve? Po Gjermania,Franca ,Anglia , aleatet e perhereshme te SHBA votuan kunder? Irritimi i te madhit,do te thote DIKTAT e jo demokravi .

    Reply to this comment
  9. Ylli December 22, 08:57

    Gallapi Trapi dhe ju trapa komuniste te Dites.
    E kuptoni sa hipokrit dhe te neveritshem jeni kur flisni per Ameriken ne luften e brendeshme PS PD.Ju socialistet i referoheni perkrahjes se Ambasadorit LU per Reformen ????
    O te mjere dhe antishqiptare ,lindore te pakorrigjueshem……eshte kenduar 100 vjet me pare ,lufto Nene mos ki frike ,se ke djemte ne Amerike.
    O Gallup Hajdari…..ekzistenca e dy shteteve shqiptare varet nga miqesia me Ameriken ,o idiot komunisr.
    O Gallup Hajdari…….dhe ju hajdara komuniste komentues ,nuk ka xhandar nderkombetae por ka Demokraci perball Fanatizmit ,i cili ka qebe here komunisre ,here fashist e tani islamik.
    Zoti bekofte Shqiperine ,Kosoven dhe SHBA.
    Jashte nga tokat shqiptare komunisto -islamiket!

    Reply to this comment
    • Jaho Gjoliku December 22, 15:39

      A ti je nje koqe kandari qe te ka lene Enver Hoxha me pordhe ne zemer. Kur na dole proamerikan ti birbo fashisti?
      Vetem ti paske te drejte te komentosh dhe te tjerët jo. I shan te tjerët komuniste, por vete je bërë me keq se Enver Hoxha – kerkon te mbyllesh gojët e njerezve. Akoma armiq sheh mor trap, edhe mbas 30 vjetësh qe ka vdekur Enveri? Kjo eshte demokracia note? Te ndalosh të tjerët te flasin se nuk thone ate qe do ti? Ti, Saliu dhe Enveri jeni njelloj, por shyqyr qe shumica e popullit nuk jane koqe si ju te tre.
      Po nuk ke faj. Vijme nga nje pushtim Islamik 450 vjeçar qe na la nje kulture orientale, arabe te te jetuarit dhe menduarit, keshtu qe disa Erdogane si puna jote me prirje diktatoriale si puna jote, i kemi peshqesh. Po mos u bej merak, andej nga brezi i katert do ndryshosh.

      Reply to this comment
    • Ylli pa cepa December 22, 17:34

      @Ylli
      Idhi pi ilacet mor xhan pastaj dil ne blog.Perroi yt psiqik na ben qe te na dhimbsesh. Dale more amerikan 24 karatsh dale. Dale more antikomunist i persheshit dhe trahanase. Lexo ca libra more i bekuar qe te kuptosh se Jeruzalemi ka nje histori aq te lashte sa ceshte historia e njerezimit dhe aty kane monumentet dhe historine e tyre hebrenjte, myslimanet dhe te krishteret. Keshtu o Idhi p.dhi.

      Reply to this comment
  10. Shqipe-Pelivani December 22, 09:46

    Shume i nderuari z. Tromp! Uroj t’u prije shendeti ju dhe atyre qe doni ju,per te miren tuaj,te familjes tuaj,per te miren e Amerikes madhe,per te miren tone!

    Ne Amerike,shqiptaret jane futur para 100 viteve,madje vazhdojne te futen… N Evropen ku dhe jetojne,s’jane futur akoma.Kjo eshte dhe e vetmja arsye e votimit kunder! Dhe nuk mund te na shkonte ndermend,qe vendi me demokracin me model dhe me te hershme,mund te na vere kushte duke na kercenuar thuajse me urin,qe e njohim me mir se çdo vend tjeter.ne bote..Shpresojme se republikanet dhe demokratet aty,dine tebehen nje, per probleme madhore, shpresoj se do nxitojne t’ua terheqin disi veshin e sapo zgjatur disi… Me respek per ju.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*