Edhe ‘Shqipëria që duam’ mund të ‘buburrecohet’ (për mendim lexuesve)

September 24, 2019 10:45

Edhe ‘Shqipëria që duam’ mund të ‘buburrecohet’ (për mendim lexuesve)

 

Disa ditë më parë duke folur për platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama e konsideroi  një pjesë të administratës që drejton si buburreca që duhen shtypur.

Ai sugjeroi që për të denoncuar apo shmangur buburrecat (që gjithsesi paguhen me taksat e qytetarëve) duhet përdorur e ashtuquajtura platformë e bashkëqeverisjes, e lidhur me adresa qeveritare elektronike me emra të bukur si Shqipëria që duam etj.

Qytetari Marenglen Çano ka dërguar në redaksinë e DITA rezultatet e përpjekjeve të tij nga emigracioni për të përdorur këtë shërbim me pagesë ekstra të qeverisë.

Më poshtë është rezultati.

“Një shqetësim për të cilin kërkoj mendimin e opinionit” – shkruan Çano në letrën e dërguar në redaksi ku ka bashëngjitur dy emailet e mëposhtme.

o.p. / dita

 

Përgjigja e portalit qeveritar për qytetarin pas pagesës 1 000 lekë:

Përshëndetje Marenglen Çano,

Përgjigje ndaj kërkesës tuaj me Numër:151912

Ne vijim te rastit nr. 151912, te percjelle ne Platformen e Bashkeqeverisjes, lidhur me ankesen e mos marrje sherbimi nepermjet Portalit Qeveritar e-Albania, sqarojme sa me poshte:

Qytetari Z. Marenglen Çano ka kontaktuar me sektorin e asistences se Portalit e-Albania me date 27.08.2019 dhe ka kerkuar informacion lidhur me ecurine e aplikimit per sherbimin “Kopje te karteles se pasurise”.  Qytetari ka sqaruar dhe ka paraqitur evidenca mbi kryerjen e aplikimit online, kryerjen e pageses per sherbimin ne banken Credins dhe me pas ka bashkelidhur mandate-pagesen sipas hapave te procedures se sherbimit.

Per kete rast, sektori i asistences pasi ka verifikuar se aplikimi eshte kryer me sukses nepermjet portalit, i ka percjelle Agjencise Shteterore te Kadastres (ASHK) (si institucioni qe ofron sherbimin si dhe pergjegjes per trajtimin e aplikimeve per sherbimin) kerkesen per informacion lidhur me statusin e aplikimit te qytetarit.

Sipas informacionit te percjelle nga ASHK pasi jane kryer verifikimet  perkatese nga ato, jemi informuar se si hap i nevojshem per vijim e procedures dhe marrjen e dokumentit te kerkuar, per rastin e Z. Çano kerkohet dorezimi i dokumentacionit fizik ne sportele me qellim verifikimin e vertetesise se informaciont te percjelle nga kryerja e aplikimit online.

Pagesa e kryer nga Z. Çano eshte konfirmuar nga ASHK dhe pas paraqitjes se dokumentacionit fizik qytetari do te pajiset me dokumentin e kopjes se karteles se pasurise. Kjo pergjigje e institucionit i eshte percjelle dhe qytetarit dhe eshte orientuar per hapat qe duhet te ndiqte sipas sqarimeve te dhena nga vete institucioni ofrues i ketij sherbimi.

Lidhur me pretendimin mbi mosfunksionimin e portalit, ju informojme se portali Qeveritar e-Albania eshte platforma kryesore e marrjes se  sherbimeve online dhe aktualisht qytetaret mund t’i drejtohen cdo dite 24/7 per marrjen e sherbimeve dhe gjenerimin e dokumentacionit te nevojshem online ne kohe reale.

Per cdo problematike, qytetaret mund te komunikojne nepermjet adresave te email-it [email protected] dhe [email protected], te vendosura ne dispozicion per asistence dhe trajtimin e problemeve qe mund te lidhen me marrjen e sherbimeve.

Gjithashtu E-Albania eshte portal unik qeveritar i ofrimit te sherbimeve te shtetit shqiptar elektronikisht, por dhenesit  e sherbimeve dhe trajtimi i aplikimeve te bera ndiqen nga institucionet te cilat ofrojne keto sherbime, ne rastin ne fjale ASHK. Portali si hallke e ndermjetme ne kete proces siguron kryerjen me sukses te aplikimit te mesiperm.

Faleminderit,

Agjencia Kombetare e Shoqërise së Informacionit

 

*****

Replika e qytetarit që ka paguar për shërbimin 

Sqarim i hapur Zyres se Bashkeqeverisjes  per nje pergjigje burokratike

Përshëndetje,

Duke u nisur nga përgjigjia juaj po ju them që nuk është bindëse, sepse ju:

1-Ndoshta nuk keni kuptuar se cfarë kam kërkuar unë.

Duke qënë pronar i një apartamenti (prej me shume se 20 vjet) une kam prenotuar nëpërmjet “e albania” nje “Kopje te kartelës së pasurisë”, e cila sipas platformes do të më vihej në dispozicion on line duke paguar 1000 lekë për shërbimin.

Publikimi i këtij shërbimi on line nëpërmjet “e albania” dhe marrja e 1000 lekëve më e pakta është mashtrim. Ndoshta shifra e vockel nuk ju bën përshtypje!

2-Halli im është i vogel, pothuaj i pa rëndësishëm: Une dua te kem në arkivën familiare këtë dokument dhe duke parë se këtu në emigracion  të tillë dokumenta i kam shkarkuar në moment duke mos pritur muaj për një shërbim që ju e konsideroni “me një ndalesë” kam besuar tek serioziteti i emrit  ALBANIA.

3-Pra unë thjeshtë kam rënë viktimë e publicitetit,fasadës së “e albania”.

Me modesti ju këshilloj që ta hiqni këtë shërbim që nuk kryhet on line dhe viktimave t’ju ktheni paret. Eshtë absurde shërbim on line dhe të të duhet të paraqitesh psh nga Amerika tek sporteli në Shqipëri! Unë kërkoj një dokument për një pronë që e kam prej më shumë se 20 vjetësh dhe nuk kam pse te dorëzoj asgjë. Përsa i përket identifikimit,ky është i realizuar ndër të tjera edhe nëpërmjet “e albania”.

4-Me që besoj kjo është “ndalesa e fundit”   po ju vë në dispozicion një nga dhjetra lidhjet web për t’ju shprehur dëshirën si e dua unë të funksionoi “e albania”. https://docurapido.com/

Edhe pse pa rezultat, u jam mirënjohës për përgjigjen.

Me respekt

Marenglen Çano

September 24, 2019 10:45
Komento

7 Komente

  1. PRENG PJETRI LEZHE September 24, 11:12

    SHENDETËSIA FALAS… SHERIMI I SHTRËJTË…!

    (tema është e huazuar nga disa thënjë të aktorit madh Reshat Arbana)

    Se mos vetem kjo qe shkruani ju i nderuar zoti Cano…

    Po premtimet per shendetesine???

    Të thuash se shendetësia është falas në një sistem rrumpallë është njësoj sikur të thuash uji detit është i ëmbël!

    Mirpo kjo nuk e pengon kryeministrin tonë ti mshoj këmbanës showit dhe demagogjisë pa pushim.
    Madje kryeministri ynë demostron pa reshtur permes ekraneve televizive dhe rrjetëve tjera sociale një listë pa fund të sherbimeve publike gjoja falas.

    Mirpo rraliteti është krejtë ndryshe biles krejt mjerueshëm kudo e në çdo sektor të jetës.
    Ndoshta kryeministri ynë informacionet dhe sontazhet i merr rreth e rrotull oborreve ministrore dhe sigurisht atje jeta është vertetë në kulmin e rehatisë lumturisë bollekut dhe salltanëkut..

    Asnjë nga femijtë e ministrave deputetëve kryebashkiakve nuk ankohët për as gjë.
    Të gjithë femijët e kesajë kategorie shijojnë pushimë të gjata verore dhe dimerorë kuptohët jashtë Shqiperisë.
    Të gjithë femijët e tiraneve pesodojnë pasaporta diplomatike makina dhe shtepi vila luksoze.

    Të gjithë femijët e ketyrë gjakpirsëvë shkollohen dhe kurohën jashtë vendit të gjithë.
    Prandaj kryeministrit dhe ministrave tonë ju mungon informacioni i pergjithëshem.

    Prandaj kryeministri yne mendon se shqiptrët jetojnë mirë e ndofta më mirë se shumë popuj tjerë të rajonit!
    Ndoshta kryeministri ynë dhe tirania që e rrethon nuk ja kanë aspak idenë se sa vlenë një ditë punë e puntorit krahut në Shqiperi!

    Ndofta kryeministri ynë nuk e ka aspak idenë sa pension merr sot një i moshur që ka thyer brinjët në kooperativa dhe në bujqesi,prandaj e thotë më buzegaz dhe plot mburrje se po rrisim pensionet dy apo tre perqind…

    Ndofta kryeministri ynë nuk eshtë në dijeni se sa kushtojnë sot tekset shkollore dhe mburrët se po paisen femijt e sistemit fillorë më tekste falas!!!
    Ndoshta kryeministri ynë nuk e ka idenë sa kushton sot një vaksinë kurë i nevojitet një të aksidentuari..

    Ndofta kryeministri ynë nuk është i informuar se thuajse çdo sherbim nepër spitalet publikë paguhët herë haptazi e herë nën dorë pa llogaritur ketu blerjen e gjithë medikamenteve të shtrëjta pasi spitalet fornizohen vetem më një kategori medikamentësh krejt të pa rendesishmë.

    Ndoshta nuk e din kryeministri ynë se asnjë pacien nuk operohët pa pagur një çmim diku bazë te caktuar nga vetë mjeket kijurg sipas rastit.
    Prandaj vazhdon ti besoj ënderrës tij zoti kryeminister.

    Pyesni zoti kryeminiser qytetaret per keto që unë rradhita ne keto pak rrjeshta, janë akoma më shumë e shumë më shumë probleme e derte por unë trajtova nje dy a tre perqindesh ketu aq sa rrisni ju zakonisht në prag fushatash pensionët.

    Dhe se fundi dotë ju lutesha ju zoti kryeminister bëni çmos t’mos hapen negociadat me BE se ndryshe s’mbetet kembë shqiptari në ketë tokë të perzhitur!

    Reply to this comment
  2. Feniks September 24, 11:17

    Do ishte mire qe DITA ta trajtonte te plote se pari ,pse duhej krijuar ky portali mashtrues!
    Ne se kete detyre e ka per ta kryer Kadastra,pse qytetaret duhet te sorollaten me portalin?
    Mos valle keta te portslit jane mbi njerezore,ndersa punonjesit e Kadastres qenkan te pa afte dhe hajdute?
    Vete emertimi “bashkeqeverisje me qytetaret” tregon nje vleresim maksimal per qytetaret,qe nenkupton se qytetari te respektohet maksimalisht nga te gjithe hallkat e pushtetit qendror e vendor!
    Por ne fakt Rames,ketij ideatori te krijimit te portalit mashtrues as i ka shkuar ndermend qe t’i pranoje qytetaret si bashkeqeverises,por vetem si skllever e kliente!
    Ne
    Ky portal nuk ka asnje arsye qe te krijohej ne se ne Shqiperi do te funksiononte shteti ligjor dhe qytetari te respektohej si votues,,qe u dha atyre pushtetin!
    Sot ne Shqiperi qytetari e shtetin armik dhe vetem nuk bashkepunon me ste,por ku ta gjeje ta vjedhe e ta demtoje!
    Dhe Rames i interedon kjo situate MJEGULL ,qe ai te vjedhe sa me shume ne emer te popullit!
    Por DITA ben shkrime radhazi per plagjiaturen dhe nuk ka bere asnje shkrim kryesor per fantazmen kanceroze te ashtuquajtures “bashkeqeverisje…”!
    Bashkeqeverisja e Rames eshte “GRUSHT SHTETI”, qe Rama i ka bere demokrscise ne Shqiperi duke nxjerre jashte loje shtetin ligjor dhe mbrojtur korrupsionin!
    Ajo i ka sherbyer Rames per te seleksionuar denoncimet per korrupsion,sepse deri me sot nuk ka dale asnje e dhene,sikur qenkemi vendi me i pa korruptuar ne bote!
    Rama e ka pranuar vete kete krim qe i ka bere shtetit ligjor,por mefia shqiptare nuk merret me problemet thelbesore te anti shtetit te Rames,por mjaftohen me ate se Rama eshte me i miri sot!
    Ky eshte kulmi i llogjikes idiote!

    Reply to this comment
    • M.Çano September 24, 16:08

      Përgjithësisht dakord me ju,por mendoj se:
      Shërbimet on line ne Shqiperi duhet te shtohen dhe sidomos të perfeksionohen.
      Institucionet shtetërore dhe administrata duhet të kenë faqet e tyre zyrtare funksionaleku qytetarët të komunikojnë dhe të zgjidhin problemet e tyre.
      Ekipi i kryeministrit të ketë akses të plotë në të gjitha programet dhe si supervizor të shikojë si zgjidhen problemet e te ndërhyjë kur e shikon të arsyeshme.
      Ndërsa për shumë shërbime mund të ketë web faqe private.

      Klikoni ketu për të parë se si nëpërmjet web-faqes ofrohen certifikatat e pronësisë pa ndërhyrjen e njeriut(!).
      Eshtë një shërbim privat…dhe kushton më lirë se në Shqipëri!?
      Shikojeni dhe do të habiteni që kushton më lirë dhe e merni certifikatën në cast!!

      Reply to this comment
  3. mirel September 24, 15:56

    Nuk kuptoj, ai ka 20 vjet qe e ka blere pronen ne menyre te Ligjshme, dmth te regjistruar dhe te njohur nga ligji, ndersa Ramuti qe ka 6 vjet ne pushtet krijon Portal Online, qe tja regjistroje!?..
    Vjedhin pa turp dhe me terma te tille moderne..Portal..Online, bashkeqeverisje..si tallen ee.. Ta paguash me qef hajdutin..dhe ky te te thote, une ju vjedh ore..

    Reply to this comment
  4. A September 24, 20:23

    Hajduti, buburreci dhe mashtruesi kryesor ne Shqiperi eshte karagjozi dhe zhgarravina qe quhet EDI RAMA.
    Sa me shpejt populli shqiptar, 85% qe nuk votuan ne zgjedhjet lokale duhet ta heqin qafe kete legen.
    Problemi eshte se nuk kemi as opozite, se edhe LUL BASHA eshte nje tip tjeter legeni.

    Reply to this comment
  5. alphade September 24, 21:22

    Z.K/minister ! Pse i ke lene deri tani,pas afro 6 vjetesh “bu-
    rrecat” te livadhisin ne administraten tende, nderkohe qe
    socialisteve nga te cilet i more votat i le rrugeve te Tiranes
    e Shqiperise. Ne ministrite tuaja vegjetuan per 5-6 vjet “bu-
    rrecat” pedeiste e leseiste qe cdo dite zbatonin urdherat e
    Bashes dhe te Vasilit per te vene “kercunj nen rrota” admi-
    nistrates se pushtetit socialist,thjeshte nje “kollone e peste” ne kete administeat dhe sot ju zoti kryeminister e
    kuptuat se keta “buburreca” paskeshin shkaktuar deme ,
    demo keto te urdheruara nga partite e tyre ne opozite….!

    Reply to this comment
  6. Tori September 25, 08:54

    Jo more Alphade se Rama eshte duke folur per buburrecat rilindas dhe jo ato demokrate e lsi-sta por ti kerkon te mbrosh hajdutet dhe maskarenjte rilindes duke u a hedhur fjin te tjereve.Besoj se dhe ti duhet te jesh nje nga keta buburreca.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim