Edhe siguria ushqimore jepet me “koncesion” (Vendimi)

October 2, 2019 08:21

Edhe siguria ushqimore jepet me “koncesion” (Vendimi)

Siguria ushqimore për një sërë produktesh të përditshme të tavolinës në tryezat e qytetarëve shqiptarë do të përcaktohet nga privati.

Një urdhër i ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi ka autorizuar një laborator privat për kryerjen e analizave laboratorike për fruta-perimet, brumin, ushqime me bazë vezën dhe nënproduktet e saj, ushqimet e përpunuara dhe për mishin dhe nënproduktet e tij.

Urdhri është pasqyruar në Fletoren Zyrtare të 1 tetorit dhe në të përcaktohet se ai hyn në fuqi menjëherë pas këtij botimi. Kompania e autorizuar është “Noval Laboratory”.

Nga ekstrakti historik në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve, kjo kompani figuron e themeluar në korrik të një viti me parë, me pronar të vetëm shtetasin Petrit Maho.

o.j/dita

October 2, 2019 08:21
Komento

9 Komente

  1. intelektuali October 2, 08:33

    Po kush “siguron” SIGURINE e bedelit Petrit Maho te Edvin Droges, kryeminister fallsifikator i sporvuar enverist me Bashkim Ulaj&Lukuni qe nuk do te mare ryshfet per ta leshuar pa frena SIGURINE ushqimore te shqyptareve qe hongren vite me radhe voj makine qe vinte nga Greqia si voj luledielli i rafinuar?

    O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!

    Reply to this comment
  2. e di kryetari October 2, 08:48

    Me siguri se shpejti Timonieri i tepsise pushtetit do ta jape me koncesion dhe te vetmin qe ka mbetur pa dhene, O2 qe thithim te gjithe.

    Reply to this comment
  3. Nje shqiptar October 2, 08:53

    Te pakten te jepte koncesion per dy laboratore privat qe te kemi konkurence!!!. Me sigurine ushqimore zakonisht merren laboratore shume te specializuar shteteror qe bejne pjese ne forcat e rendit publik ose te prokurorise..

    Reply to this comment
  4. Hosteni October 2, 10:00

    T’i beje kush te doje analizat. Korrupsion ishte dhe do mbetet. Ama sa per sy e faqe keto gjera jane ne dore te shtetit edhe ne Burundi, Uganda etj, jo me ne shtetet evropiane. Jepini se mban ky popull. Vetem mos e shiko shtrember se ta ndan koken me dysh me sepate.

    Reply to this comment
  5. Berti October 2, 10:30

    E me te lumte edhe kete kishim mangut dhe tani e kemi te garantuar vdekjen!

    Reply to this comment
  6. mirel October 2, 13:42

    Shteti eshte pergjegjes per sigurine ushqimore te shqiptareve. Direkt pergjegjes.
    Nuk mund te autorizoje sigurine e jetes se popullit pa patur institucionin perkates. Privati eshte nje aksesori ku shteti mund te testohe, por jo te verifikoje.
    Eshte absolutisht e paligjshme qe shteti heq pergjegjesine nga siguria ushqimore. Rrit vjedhjen dhe pasigurine e abalizave.
    Veprim kriminal o qeverise se Ramutit ne rradhen e krimeve te tjera antishqiptare, korruptive dhe degraduese per vendin dhe shqiptaret.
    Nje laborator, privat apo jo, mund te licencohet te kryeje nje analizash per te cilat cilesohet i besueshem, por nuk mund te fitoje eksluzuvitet shteteror, sepse e drejta e testimit eshte per te gjithe ata qe jane ne gjendje ta bejne.
    Ekskluzivitetin dhe autoritetin e garantimit te testimit e ka vetem institucioni, ose laboratori shteteror.
    Ai eshte pergjegjes per shendetin e popullsise. Pike.
    Cdo lloj devijmi tjeter eshte aventure kriminale.

    Reply to this comment
  7. Osamire me qen qen October 2, 14:30

    Te japin dhe qeverine tek privati e te pushojne pak se jane lodhur. Me letra themi se pa letra privati e kontrollon.

    Na bofshin mire ushqimet e kontrolluara qe hame.

    PS. Petriti eshte biznesmen korrekt, ka bere super laborator, uroj te vazhdoje me barna e te mos nise biznes ushqimesh.

    Reply to this comment
  8. Arben October 2, 17:47

    PO POPULLI KUR DO TE JEPET ME KONCESION??!!

    BEJENI GATI LIGJIN.

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi October 2, 22:12

    Ja dhe kete pergjegjesi shteti dhe qeveria e hoqen nga qafw e tyre! Edhe po u bene gabime, edhe po vdiqen njerez nga ushqimet, faji nuk bie fare mbi qeverine dhe shtetin, mbi asnje subjekt shteteror!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim