Edhe sot mot me shi! Ulen temperaturat, në zonat malore do të ketë reshje dëbore

April 8, 2021 08:19

Edhe sot mot me shi! Ulen temperaturat, në zonat malore do të ketë reshje dëbore

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas IGJEUM, edhe sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Ndërsa në zonat malore, në lartësinë mbi 300 m mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore.

Temperaturat do të variojnë nga 5 / 12 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 3 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: -3 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

j.l./ dita

April 8, 2021 08:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim