“Edhe sot, pas një shekulli feminizmi, nuk mund të jemi plotësisht vetvetja!”

March 26, 2018 17:46

“Edhe sot, pas një shekulli feminizmi, nuk mund të jemi plotësisht vetvetja!”

Çdo gjë është kodifikuar përsa i përket nevojave të meshkujve, madje edhe të brendshmet, praktikat seksuale, amësia…

Në princip, unë refuzoj të flas keq për një grua tjetër, edhe nëse ajo më ka ofenduar deri në patolerueshmëri. Është një lloj qëndrimi që ndihem e detyruar ta marr, sepse jam e vetdijshme për gjendjen e grave: është e imja, e shikoj dhe tek të tjerat, dhe e di që nuk ka grua që nuk bën përpjekje të mëdha, të lodhshme për të fituar diçka në fund të ditës. Të varfëra ose të pasura, injorante ose të arsimuara, të bukura ose të shëmtuara, të famshme ose të panjohura, të martuara ose të vetme, të punësuara ose të papuna, me fëmijë ose pa fëmijë, rebele ose të bindura, të gjithë jemi të shënjuar thellë në një lloj mënyre për të qenë në këtë botë që ne e pretendojmë si tonën, por që është helmuar në rrënjë nga mijëvjeçarët e dominimit mashkullor.

Gratë jetojnë midis kontradiktave të përhershme dhe punëve të paqëndrueshme. Gjithçka, me të vërtetë gjithçka, është kodifikuar përsa i përket nevojave të meshkujve-madje edhe të brendshmet, praktikat seksuale dhe amësisë. Duhet të jemi sipas roleve dhe modaliteteve që i bëjnë burrat e lumtur, por gjithashtu na duhet edhe të përballemi me to, të konkurrojmë në vende publike, t’i bëjmë ato shumë më të mirë nga ç’janë, dhe të jemi të kujdesshme që të mos i ofendojmë.

Një grua e re që më ngjit si person, më tha: “Është gjithmonë problem me burrat, më është dashur të mësoj sesi të mos e teproj”. Ajo nënkuptonte se e kishte stërvitur veten që të mos ishte tepër e bukur, tepër e zgjuar, tepër e pavarur, tepër bujare, tepër aggressive. “Teprica” e një gruaje prodhon reagime të dhunshme mashkullore dhe, përveç kësaj, armiqësinë e grave të tjera, të cilat çdo ditë janë të detyruara të luftojnë mes tyre për thërrimet e lëna nga burrat. Ndërkohë, nga ana tjetër “Teprica” tek burrat prodhon adhurim në shtrirje të gjerë dhe pozita të pushtetit.

Pasoja nuk është vetëm mbytja e fuqisë femërore, por gjithashtu, për hir të paqes dhe qetësisë, ne mbysim veten tonë. Edhe sot, pas një shekulli feminizmi, ne nuk mund të jemi plotësisht vetvetja, nuk i përkasim vetes. Dështimet tona, mizoritë, krimet, virtytet, kënaqësia dhe gjuha jonë e vërtetë janë të gërshetuara brenda hierarkive të meshkujve, e dënohen dhe vlerësohen sipas kodeve që nuk na përkasin ne. Kështu na nxjerrin jashtë. Është një kusht që e bën më të lehtë të jemi të urryera nga tjerët. Që të tregojmë se çfarë jemi me një lloj përpjekjeje për pavarësi, kërkon që të ruajmë një lloj vigjilence të ashpër mbi veten tonë.

Kështu që ndihem e afërt me të gjitha gratë, dhe, ndonjëherë për një arsye, ndonjëherë për një tjetër, më ndodh ta njoh veten tek sytë e tyre në më të mirën, si dhe në më të keqen. Më ndodh që më pyesin njerëzit sesi ka mundësi që unë nuk njof asnjë femër që nuk etiketohet me fjalë të tipit “bushtër”, dhe kur më drejtohen i them: “Patjetër që njoh. Literatura është e mbushur plot e përplot me to sikurse dhe jeta e përditshme.Por, pavarësisht të gjithave, unë jam në anën e tyre.”

Dita vendosi ta sjellë në shqip këtë artikull të shkrimtares Elena Ferrante, të publikuar te “The Guardian”, për të ditur sesa e aprovoni qëndrimin e saj, dhe a mendoni se fjalët e shkruara pasqyrojnë në një farë mënyre realitetin shqiptar? 

s.a/dita

March 26, 2018 17:46
Komento

2 Komente

  1. MH March 26, 18:24

    Mekense shkrimin e ke marr nga nji e huaj bile prezanton me emer mbiemer Elenta Ferrante.Kjo e huaj ka shkruar per ate qe njeh ne vendin e saj,te huaj per ne.Mirpo vendi i Ferrantes asht ma i civilizuem se vendi yne.Ne gjithemon ndjekim te huajt per te arrite ne perparim nivelin shoqerore.Keshtu nuk duhet krijue dyshimin dhe ba vrejtjen.A psaqyrojne ne nji fare menyre realitetin shqiptar.Pa dyshim qe e pasqyrojne.
    Tashti,ku don me dal mbas marrjes se pergjigjes.
    Ne te vetmen gja qe ka te baj direkt me sex-in.Femna asht ma dreq se vet dreqi.Dhe ia arrin rrezultatit duke e ba mashkullin lolo.Kurse ne rastin e kundert suksesi i mashkullit.Femna imponon ne favor te vetes ndershmeri,meshire dhe padrejtesi e mashkullit ne tradheti ndaj femnes.Me iden qe mashkujt kane lind vetem per te tradhetue ndersa femnat perjetesisht jane te beses dhe nuk tradhetojne.Ky botkuptim i jep favore femnave per tu rrespektue si krijes delikate te strukshme e te dhimbeshme para shoqerise e ne vecanti para shoqeris mashkullore.Kur ne fakt sic e cilesova ma siper jane dreqi vete e kaluar dreqit.
    Ja cfare thote nji anekdote:
    Burre e grue ne voter prane oxhakut me zjarrin bubulak ne nji nat diminit po tjerrnin muhabet nga t’iu vinte per qefe te qefit.Ne muhabet e siper ngaq muhabeti kaloj paksi thelle dhe me dyshime.Grueja i propozon burrit qe kater zojgjve te micave t’iu vinin nga nji emen.Burri e pranoj dhe grueja ia filloj me zogun e pare. E kap per qafet dhe i ven emnin.-Shume kam ba e s’kedite gja
    Burri kap zogun e dyte dhe i ven i ven emnin:-Te gjitha i kam dite.po s’kam pase c’ka me ba.
    Gruje me shume marek se i paskesh dite te gjitha burri. Kap zogun e trete dhe me shpejtesi i ven emnin.- Tash e mbrapa nuk baj ma.
    Burri me shume lehtesi pagezon zogun e katerte: Kush asht mesue nuk rrin pushue.
    Ky asht mashkulli e kjo fmena.

    Reply to this comment
  2. vasili March 26, 23:55

    Kunderveniet bote femerore me ate mushkullore,kane tingelluar ne pergjithesi si kundervenie te dy partive politike,per pasoje argumentet vine dhe humbasin shume nga vertetesia e tyre.
    Askush nuk e mohon ndryshimin,qe kane te dy sekset.
    Psh meshkujt,kane fizik me te forte,jane me te koncentruar ne mendimet e tyre,kurse femrat,jane me ndjenjesore dhe me shume intuitive ne maredheniet njerezore,rrojne dhe me gjate.Perberja e shkencetareve,ne shekuj dominohet nga meshkujt,qe dhe trurin e kane me voluminoz.Ajo qe ne lojen e shahut,qe nuk ka nevoje per fizik,kampionatet behen te ndara,nuk eshte shenje diskriminimi.por aftesie.
    Femrat,mbajne dhe lindin dhe ushqejne femijen,qe pozicionit te memesise e i jep nje angazhim te cilesie yecante, vecanerisht,ne vitet e para te feminis.Dhe femijes mbas kesaj i mbetet per tere jeten nje afersi dhe nje dashuri e shtuar per memen se per babane e vet.Une mendoj,qe kjo dashuri per nenen e kompeson dhe e shton,ate mangesi qe mund te shkaktoje ne kariere angazhimi specifik per femijen.
    .Keto veti te ndersjellta,kur nderthuren me nje edukate dhe kulture qytetare ahere,komunikimi dhe afrimi midis ketyre dy boteve,behet ne menyren me te natyreshme cilesore dhe te qendrueshme duke krijuar institucionin e shenjte te familjes,qe fatkeqesisht,ka pasur nje agresion tinzar te shumeanshem dhe ne boten e zhvilluar.Ndonse shteti,ne keto vende investon,per te ndihmuar materialisht rritjen e femijeve,ata ne institucionin edukimor dhe arsimor,nuk u thuhet si te respektojne dhe duan familjen.
    Ne anen tjeter forumet feministe,si parti te vertete politike i kalojne kufijte e te natyrshmes,duke kerkuar nje barazitizem femeror,ne tavoline,duke demtuar se pari vet femren ,familjen dhe shoqerine e ndersejne ate qe ta trajtoje bashkesine mashkullore si opozitare dhe armike.
    Ja le te marrim levizjen feministe metoo,qe ne pergjithesi po shohim se ka marre pozicionin e nje inkuizicioni te vertete.
    Si po lejon ky perendim i ngritur mbi ligjin demokratik,te denohen njerezit,jo nga institucioni i specializuar juridik(,qe dhe ai vet nuk e ka te lehte te shkoje tek e verteta) por nga media sociale dhe ajo tradicionale,mbi baze akuzash gjyshesh kurva,qe e kane pasur mundesine e ankeses,para 30-40 vjetesh dhe nuk e kane bere,pasi i ka pelqyer,tani vec kerkojne vemendje,pa cka se nipi tani e njeh gjyshin per te perdale ordinere.
    Apo brezi i mevonshem,shume nga ato me kenaqesi ju dhene shefave te studive apo zyrave,per te marre nje rol,apo nje karrige me shume dhe te pamerituar.
    Dhe per turpin historik te demokracive perendimore,filloi ne menyre masive nje gjueti shtigash si ne mesjete, te denohen njerez pa gjyq,heqje masive nga puna diskreditim shoqeror,vetvrasje,shkaterrim jete njerzore dhe familjare te pa merituara.
    Dhe te humburit me te medhenj,nga gjithe kjo,eshte bashkesia femerore,pastaj te gjithe me rradhe.
    Metoo,beri,si vazhdim brutal i levizjes feministe,beri qe femra te vazhdoje te humbase shume nga personaliteti i saj i pazevendesueshem femeror.Te mos rezatoje ate krijese timide te brishte,qe ndjenja dashurore mashkullore e ka te pamundur qe ti rezistoje dhe i jep kuptim fondamental vet jetes.
    Tani po ndeshet nje lloj femre,qe ka pesuar mutacion,qe eshte shndrruar ne nje arroganc pa ndjenje dhe seks.
    Prandaj duhet te jete bashkesia femerore, mendoj une,e cila duhet ta flaki nga gjiri i tyre,kete lloj specie bastarde ,qe e gjithe kjo bashkesi se pari te rifitoje emrin,qe gjithe bota e do dhe e respekton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*