Edhe SPAK heq dorë nga dosja ‘184’! Hetimi për zgjedhjet në Dibër, “jetim”

January 28, 2020 14:34

Edhe SPAK heq dorë nga dosja ‘184’! Hetimi për zgjedhjet në Dibër, “jetim”

Dosja 184 mbetet në mëshirë të fatit! Asnjë nga prokuroritë nuk merr përsipër të hetojë dosjen e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës. Prokuroria ka shpallur moskompetencë më 22.01.2020 për dosjen, ndërsa burime nga SPAK thonë se edhe kjo prokurori nuk ka kompetencë dhe e ka shpallur këtë fakt.

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Dibrës dhe dërgimit të akteve në SPAK, më 27.01.2020 edhe SPAK ka vendosur mospranimin e akteve dhe ridergimin e dosjes në Dibër, shkruan shqiptarja.com. Pritet të shihet nëse në këtë situatë do të ndërhyjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por çfarë është Dosja 184?

Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve vendore në Dibër.

Dy vite pas regjistrimit të kësaj dosjeje, në 2019 media gjermane Bild publikon përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve në Dibër të 2017.

U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manjës apo Pjerin Ndreut me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshin, Ymer Lalën, biznesmenin Bekim Krashi, drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeçi, mësuesin Lavdrim Murati, drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin, shefin e komisariatit nr. 5 në Kamëz Sali Skura, dhe ish- deputetin e PS Artan Gaçin.

Në dosjen 184 po hetohen zyrtarë të lartë të politikës por deri tani hetimet janë hermetike.

 

l.h/ dita

January 28, 2020 14:34
Komento

14 Komente

  1. tomas January 28, 14:53

    Pak dosje te rendesishme ka SPAK?SPAK te marre dosjen e Sali Berishes ne fillim.Ne se nuk e fillon me kete populli I heq vize dhe SPAK-ut ne drejtesi.

    Reply to this comment
  2. SPAK=SKAP= KAPS January 28, 15:06

    SKAP IS A FAKE !!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Z January 28, 15:35

    E dashur Dita! Cfare eshte dosja 184 sespse nk e kuptoj? Cfare ishte dosja Tahiri? Dosja Babale? Edhe ju jeni katandisur keq. PD dhe Lulja me Saliun bashke me presidentin po perpiqen te shpetojne koken duke krijuar dosje!

    Reply to this comment
  4. Adih January 28, 16:17

    Cunat pjelle e PPSH deri tani jane hermetikisht te kopsitur ,per mos u hetuar fare .Shkoni e i votoni o popull dele qorre .

    Reply to this comment
    • Hosteni January 28, 22:42

      Dosja 184 i dashur militant bythelepires, eshte dosja e pergjimeve per zgjedhjet. Pyete pak liderin global si Damian indiani mbushte furgonet me te forte. Dosja Tahiri eshte se si benin miliona me tregti droge… ndersa dosja Babale pyet vellain e Fatmirit, ama prit pak sa te dale nga burgu ne Itali.

      Reply to this comment
  5. Osmanlia Iskanderbeg January 28, 17:38

    Trupellazget kane besuar ne drejtesi ne KOLONI !!

    Reply to this comment
  6. goni January 28, 18:21

    Duhet te kete ndonje shpjegim prej te marri avokat Ngjela,se budallallepsi vendin me reformen qe do kapi ata qe e bene.

    Reply to this comment
  7. Suka January 28, 19:00

    Deri tani asnje shprese
    nga SPAK.

    Reply to this comment
  8. Suka January 28, 19:16

    SPAK.Deri tani I pa besushem.

    Reply to this comment
  9. info analitike January 28, 21:31

    Cudi si e mbyllen edhe kete dosje keta te zgjedhurit me direktive partie ne SPAK.
    Do bejne vetting po pritni se nuk keni pare gje akoma!

    Reply to this comment
  10. Prokurori që ka refuzuar hetimin e krimit të flliqur zgjedhor të Dibrës duhet arrestuar si mbrojtës aktiv i këtij krimi. January 29, 10:02

    Krimi zgjedhor është krimi më i rrezikshëm dhe më i flliqur se duke vjedhur votat kusarët marin në dorë qeveri vjedhjen për të grabitur pa maskë, pa kallash jo natën , por ditën, me ligj të kuvëndit , me VKM, me faturë e PPP shqipëtarët e shumë duruar dhe kokulur. Krimi zgjedhor është gjeneza e çdo krimi tjetër këto 30 vjetë dhe ky është shkaku kryesor që shteti ynë po prodhon vetëm spastrimin kriminal të trojeve shqipëtare. Zhduk krimin zgjedhor që të kemi shtet jo të kusarëve por të popullit të ndershëm.
    Vendimi i SPAK për të mos hetuar këtë krim shtet shkatrrues tregon që SPAK është një kovë me fekale që korrupsioni i gjithëpushtetshëm politik shqipëtar,nëpërmjet miqëve të tyre ambasadorë e politikanë amerikano europjanë, ja hodhën syve popullit shqipëtar. Mohimi i dosjes nga SPAKU ëshë mesazh për kusarët profesionistë të votave të PS, PD dhe LSI që të vazhdojnë të qetë shkatrrimin e vëndit dhe popullit të tyre sepse SPAKU e BKH do të jenë qenë të zgjebosur roje të kusarisë së tyre duke filluar nga ajo më e shëmtuara , më e neveritshmja më e poshtra, më shtet e popoull shkatrrusja, ajo e kusarisë së votave. Njerëz mos i besoni broçkollitjeve për dejtësinë anglo-saksone të Takut, mos i besoni as Sorekëve e Kimëve, të gjithë derrat e dosat një turi kanë. Mos hetimi i krimit zgjedhjeve të PS në Dibër e bën SPAK bashkpuntor në këtë krim dhe duhet që dikush të hetoj këtë krim të SPAK. Përfundimisht SPAK është pjesë e krimit zgjedhor që është kancer që po shkatrron këtë vënd Prokurori që ka refuzuar të hetoj këtë krim duhet arrestuar urgjentisht dhe të hetohet si kriminel jo i rëndomtë por i një rrezikshmëri të veçantë që mund të barazohet për mua me një tradhëti kombëtare. Është tamam si ai ushtari në vijën e frontit që refuzon të qëlloj armikun që po sulmon kur është ai që me armën e tij do të shpëtojn situatën kritike të betejës për jetë a vdekje. Një ushtar i tillë pushkatohet . Sot ne jemi më keq se në një gjëndje lufte sepse po ndodhin ato që edhe në gjëndje lufte s’ kanë ndodhur në vëndin tonë, urgjentisht duhet ndalur shkatrrimi i shtetit dhe spastrimi etnik dhe fillimi do të ishte prerja e kthetrave të hajdutëve profesionistë të votave që nuk duan ti lëshojnë kutitë e votimit popullit.Mallkuar qofshin prokurorët që edhe SPAK po e kthejnë në një pjesë aktive të krimit.Turp për politikanët e ambasadorët amerikanë që tallen me shqipëtarët duke u bër bashkpuntor në gosti me ata që po e rrënojnë këtë vënd dhe popull.

    Reply to this comment
  11. Shqiptari jomilitant January 29, 10:43

    U tha se SPAK do te hetoje krimet e renda, sidomos politike. Nuk e di nese mund te kete krim me te rende politik, se sa vjedhja, manipulimi, presioni apo blerja e votes. Natyrisht per te verbuarit e PS qe guxojne edhe te na japin mend neper keto forume me komentet e tyre kjo eshte « nje gje e vogel », por ne demokracine e vertete momenti i zgjedhjeve eshte e vetmja mundesi qe i jepet popullit per te ushtruar drejtperdrejt pushtetin e tij. Prandaj eshte krim politik dhe shume i rende madje. Nuk po e kuptoj, cili eshte misioni i SPAK ? A mundet te ma shpjegoje ndonje socialist ?

    Reply to this comment
  12. prizem January 29, 14:55

    Dosja e famshme 184 eshte thjesht nje produkt i sektorit te agjitacionit dhe propagandes se PeDe-reva te SHQUP-it, aty nuk ka ceshtje te hetueshme ne asnje rresht te vetem dhe si e tille nuk mund te jete objekt i asnje prokurorie..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim