Edhe Tirana ka pasur Romeon e Zhuljetën e vet: Faqebardhi e Bukuria

March 23, 2018 20:12

Edhe Tirana ka pasur Romeon e Zhuljetën e vet: Faqebardhi e Bukuria

 

Shekspiri, po të jetonte në Tiranë, Romeon e Zhuljetën do t’i quante Faqebardhi dhe Bukuria.

Romeon dhe Zhuljetën i njohim të gjithë. Shekspirin po ashtu, e njohim.

Por, jo të gjithë e dimë që ndoshta në veprën origjinale, siç thuhet, Zhuljeta Kapuleti dhe familja e saj vinin nga Shqipëria.

Që mbiemri “Capuleti” (Kapuleti) vjen nga kapelet ose më mirë helmetat prej hekuri që mbanin ushtarët e ardhur në Itali nga Shqipëria në 1200-ën nën Republikën e Venedikut.

Por, nuk dimë as që edhe Tirana kishte tragjedinë e saj analoge, si ajo e Romeos me Zhuljetën.

Atë e përbënin Bukuria dhe Faqebardhi.

“Oh Romeo, përse je ti, Romeo…!

“Oh Faqebardh, përse je ti, Faqebardh!”

Romeo dhe Zhuljeta tironas kanë ekzistuar vërtet, të paktën sipas legjendave dhe gojëdhënave të tironsave e banorëve të rrethinave të qytetit.

Nga lindin këto gojëdhëna urbane?

Në rrugën Tiranë – Ndroq, nën një pemë të lartë, një rrap të moçëm gjendet një varr i madh që populli e njeh me emrin: “Varri i ashikut“. Thuhet se në atë varr janë varrosur dy të dashurit e pandarë edhe në jetën tjetër, Bukuria dhe Faqebardhi.

Varri i Ashikut

Varri i pati rezistuar mjaft luftërave, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u restaurua nga ushtarët italianë, të cilët aty afër kishin ngritur një repart të vetin.

Ngjarjen, populli e përcakton si me vendndodhje në një fshat afër Pezës. Faqebardhi ishte një djalë nga fshati Bozanxhije i Ndroqit.

Për këtë ngjarje ka shkruar në botimin e tij “Studime Shqiptare” edhe albanologu gjerman Johan Georg von Hahn në vitin 1850 – 1860 mbi udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut.

Edhe historiani Kristo Frashëri e përmend këtë legjendë në botimet e tij mbi historikun e Tiranës.

Legjenda e dy të rinjve të dashuruar shpjegohet me tragjedinë që ndodh ditën e dasmës së Bukuries.

Bukurien e detyrojnë prindërit të martohet me një djalë kundër dëshirës së saj por, ajo donte Faqebardhin. Faqebardhi punonte si ndihmës në punishten e babait të Bukuries dhe ky i fundit e pati kundërshtuar me forcë lidhjen e tyre.

Ditën e dasmës së Bukuries, i dashuri i saj, Faqebardhi u del përpara krushqve që po shoqëronin nusen te dhëndri dhe u thotë që të ndalen e ajo martesë të pengohej sa ishin në kohë, pasi do të rezultonte një lidhje e gabuar. Krushqit nuk ia vënë veshin dhe vazhdojnë rrugën, atëherë Faqebardhi qëllon mbi nusen, të dashurën e tij, duke e vrarë. Më pas, shtrihet pranë saj dhe vret edhe veten.

Që aty, shpjegojnë gojëdhënat se ata u varrosën në të njëjtin varr në rrugën Tiranë – Ndroq, i ashtuquajturi “Varri i ashikut”.

Ja pra, që Shekspiri në Tiranë kishte një Zhuljetë e një Romeo tjetër.

Më saktë, rreth Pezës homologët e personazheve të veprës madhështore shekspiriane qenë:

Bukuria dhe Faqebardhi…/albanianews

l.h/ dita

March 23, 2018 20:12
Komento

12 Komente

  1. D.B. March 23, 20:38

    Ka dhe një roman mbi këtë legjendë, quhet pikërisht “Varri i ashikut”, shkruar nga i ndjeri Riza Lahi.

    Reply to this comment
  2. Ilirjana Mezini March 23, 21:51

    Kam kaluar disa here andej kur shkoja ne Durres dhe kisha degjuar per Varrin e Ashikut.
    Por duke lexuar kete shkrim,indinjohem,joooo,kurrsesi nuk mund te behet krahasimi me Romeo e Zhuljeten!
    Faqebardhi qenka treguar egoist,si mundi te vrase te dashuren e tij❓
    Romeo nuk e vrau Zhuljeten,te dy vrane veten vec e vec sepse nuk mund t’i rezistonin ndarjes nese Zhuljeta martohej.
    Ata sakrifikuan shume,Zhuljeta u shpall e vdekur nen efektin e nje caji qe kishte pregatitur Abati.
    Ishte nje vdekje e rreme,kur gjaku ngrin per disa ore e me pas personi kthehet ne jete.
    Romeo nuk e dinte kete fakt ndaj ndodhi tragjedia…
    Po Faqebardhi❓
    Le te vriste veten por ne asnje menyre nuk duhej te vriste Bukurien,kete mund ta bente ajo vete!
    Nuk eshte shembull i mire sidomos ne kete kohe kur xhelozia,egoizmi po behen shkaktare per krime!
    Te them te drejten u zhgenjeva ,prisja qe te ishte nje histori e ngjashme me ate te Shekspirit por jo.
    Ndaj NUK JANE TE NGJASHME…jane krejt te ndryshme.
    Romeo nuk u be krimineli te dashures,Faqebardhi po!
    Tani qe lexuam kete shkrim,mendoj se jo te gjitheve do u dhimbet Faqebardhi,apo Ashiku sepse ai mori nje jete jo per dashurine por per egoizmin e tij!
    A nuk shikojme te tille ne disa filma e seriale,a nuk degjojme ne ekranet e TV-se xheloze te tille qe shprehen”Nese nuk je e imja nuk do jesh e askujt!”
    Shembull i keq per nje ndjenje kaq te bukur e fisnike sic eshte dashuria!
    Gjithsesi me falni,ky eshte mendimi im!

    Reply to this comment
    • Edi March 23, 22:21

      Jam shum dakort me ty

      Reply to this comment
    • vasili March 24, 11:47

      Mendimi im Iliriana(duhet ta vendosim veten,ne kohet e ahereshme,ku levizja ish me e kufizuar ,qe e bente ndjenjen me te thelle dhe me te koncetruar.Brenda nje shekulli,gjeografia e bashkimeve ka evoluar shume,dikur martoheshin pothuaj brenda krahines,kurse sot eshte e kunderta,gje qe ka bere tani,qe te permiresohet dhe cilesia e genit te trshegimtareve).
      Dihet qe dashuria e vertete eshte nje droge e forte dhe ahere ca me shume,dhe natyrshem,ashiku jone,qe mund te sakrifikonte dhe jeten per ashiken,nuk mund ta perfytyronte dhe duronte qe ashikja e tij te perfundonte ne krahet e dikujt tjeter.Kjo per pjesen e ashikut.
      Kurse ashikja,doli qe nuk e kish dashurine ne nivelet e sakrifices,se gjeja me e vogel qe mund te kishin bere ish te arratiseshin bashke.
      Zgjidhja me e mire,do te ish,qe ashiku,te mendonte per momentin,me nje tru te ftohte,qe nuk ja vlente te sakrifikonte vehten,as ate tjetren, qe pranoi ta vazhdonte jeten me nje mashkull tjeter,
      O dobesi,do te thosh Hamleti i Shekspirit,per te jemen,qe ta thone emrin femer!.

      Reply to this comment
  3. ??? March 23, 22:01

    Jo Zhuli-eta o katunar gazetar por Xhulieta

    Reply to this comment
  4. MH March 23, 23:33

    Ilirjana Mezini !
    Nji bravo te fuqishme i nderuari Mezini.
    Keni nji mendje te shendosht e te fuqishme analize mbi baza te se vertetes.Te dy ngjarjet nuk asht e njejta,te barbarta.Ndryshojne komplet nga njena tjetra.
    Pergezime.

    Reply to this comment
  5. Lisi March 24, 08:10

    Këto zhgarravina sentimentale s’kanë vënd në shtypin serioz .
    Përralla të tilla janë ushqim si kashta per kafshet e stallës !

    Reply to this comment
  6. t'HAhahaha .(Geht's noch ?!) March 24, 12:23

    si mer s’ka pasur ,
    Romeo e Julieta

    gjithcka ka pasur shQYPnia

    por ne Versionin Primitiv allatruka .

    madje pasusit e tyre ,pra fisi tyre
    thon se ka pas qen Xhaferri i Fajes ,
    qi knonte poshte fikut ,
    zdrym mi dreq pri atij Fiku ,
    se pash allahun te du fort ,si hamiden – ashiku .

    Reply to this comment
  7. tomsojeri March 24, 16:44

    Bravo Mezini ! Jam ne je mendje me ty ! Nuk shof asgje te perbashket me historin e Shekspirit dhe ktij krimineli Faqezi ! Ky esht si pun e atij ,qe sja kujtoj emrin e vrau ate vajzen te Liceu e pastaj ja futi vetes ,e kjo tani ne shek xx ! Askush nuk denoi vajzen, sido qe te ishte historia
    Nuk kuptoj, ku esht krahasimi ktu mes ” Romeos e Zhulietes” edhe ktij vari te perbashket, qe nuk e dija historin e tij , ndonese kam kaluar andej dhe e dija si vendndodhje !

    Reply to this comment
  8. Alban Dardani March 24, 19:30

    — Nje gojdhene bajate , e tipit imam bajalldi , perzi me ferges me xhiz e te permrenshme pule , e gatume diku ne katune Tirone , po qe su dihet mir emri as i katunit e as i fisefe ku kane ndodshur. Flitet per nje ”Ashik” e ”Ashike” , me emra te sajum pa rrenje e pa dege , thuhet se jane varrosur te dy, por varri quhet ”i Ashikut” , ashikja spermendet ect…. —- Nuk mund te ngrihet nje muhabet posht hijes fikut apo mejhaneje ne nivel Romeo –Xhuljete Tirane e aq me teper me krahasim vepre Shekspirjane.
    — Eshte e vertete qe pellgu i shqiperise mesme eshte shquar per kenge qejflijsh ”’ ..Te ka lala shpirt, te ka lala xhan…” , ku dominojne kenge e muzike allaturka , ahengu e cingish. ===… ”kendon gjeli kika -kika,,,” ……”..Te pusi cerrages moj Xhemile ma bojshe me dor”……”Ra Faja prej fiku……”’ …..”Ti mat ane e une m’ket ane, midis nesh kalon nji prru // vjen i shketi qosh em qosh , e sna len me u taku…”..
    …”..Qani mole, qani fusha cu ka prish dynjoja. // Djemt e rij jan mush me halle , i ka zan sevdaja // Cka po kan kta djem e rij qi spo rrin rahat , // I gergasin gocat vet , ato jane per vra ect…..””.
    ”Dy penxhere ly me bojna, nji usta ci ka gadit, dil moj goce mos ban ojna prej allahit t’raft i pik”’..Tufa , tufa zerdeli, djemte tane synetli…..”’ ..”Cu takum ne nji rruge te ngusht fillun rane ca pika shi..,,….’Llazore llaxore , a ke pa llaxufate, llaxufat e motite…..” ete tjera e te tjera kenge te tipit ”jarem.. jarem .. jarem….”’
    xxxxxxxxx
    — Nje here, ne nje takim shoqeror nga vitet 80 , per humor ngacmuam disa shoke Tiranas qe mbaheshin per ”den baba den”’ [te vjeter] te na thoshin te kendonim bashke ndo nje kenge patriotike apo trimerije nga shqiperija e mesme te kenduar para viteve 1940 [ pra ja u hoqem kenget per ”Kajon…”. \\, ”Baben…’, ”Daj ceniin” dhe ”Lym Keten”. —
    — Me shume veshtiresi gjeten nje kenge ku flitej per vrasjen e nje zyrtari turk qe mblidhte taksat. por per ironi edhe ai vdekjen nuk e kish gjetur ne beteje por ish vetmbytur nga nje kocke pule e mbetur ne fyt ne nje gosti.
    — Mos tu vije keq .Por i gjithe pellgu i Shqiperis se mesme nuk ka histori patriotizmi e trimerije sa mund te kete nje krahine apo nje fshat ne zonen veriore apo ne Jug te Shqipe ..PO keshtu edhe kenget e dashuris ne keto zona jane me me ndjenje dhe vlere kulturore e artistike,
    xxxxxxxxxxx
    — Me gjith ate , mendoj qe kete histori , le ta tjerrin me me kujdes e me bukur,, ta ngrene me mire nga niveli artistik, letrar, kulturur duke ja pershtatur koheve ne hershmeri . Te rregullojne e pershtasin me mire vendin ku mendoje se ka ndodhur ,ose ku eshte me mire duke i bere edhe ndonje objekt tjeter prane per biznes, ta reklamojn per turiste kureshtare duke nxjere fitime edhe si biznes tyre[— SUKSESE NE TE ARDHMEN ….

    Reply to this comment
  9. Linda March 25, 01:45

    Bukur, vec ke harruar thelbin e histories se Romeo e Xhulietes; ne te secili vret veten per tjetrin. ne kete rast ai I mori jeten te dashures se tij, e me pas vetes…mua s’me duket edhe aq romantike. Dashuria e vertete bazohet ne liri. Lirisht yrk Shekspiri, dy te rinjte vendosen te mos jetojne pa njeri-tjetrin. Ketu, ka ndodhur ajo qe ndosh cdo dite ne Shqiperi “o me mua o me askend tjeter”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim