Edhe trotuarët po na vrasin…

October 1, 2017 22:54

Edhe trotuarët po na vrasin…

Përshëndetje z.Thano!

Problemi që dua të trajtoj është i prekshëm nga të gjithë. Shpresoj se botimi do te ndihmojë sado pak në rregullimin e gjendjes.

Që po vritemi me armët qe i kemi e s’po grumbullohen  edhe pse ka nje vendim per to, e di. Që po vritemi me nje çekiç, thikë, apo me mjete të tjera  rrethanore e kam parë dhe dëgjuar! Por të gjesh vdekjen nga një pengesë në  trotuar  e mësova ditët e fundit.

Një shoku im i fëmijërisë, L.Q, u pengua në një pllakë  trotuari. Theu kokën e femurit. Drejt e në sallë. Operacioni kaloi mirë, por më pas  iu bë trompozë e s’mund të jetonte.

Sebep u bë një pllakë trotuari jo në nivelin e te tjerave (!)

Shihni pllakat në krahun e djathtë në Rrugës së Kavajes dhe Rrugës Fortuzi. Ose tek stacioni i autobuzit pranë  Urës së Elbasanit, përpara Kishës Katolike, përpara Parlamentit, por edhe gjetkë. Ato janë  valë-valë. Ca të ulëta, ca të  ngritura, disa të hequra e disa të thyera. Çdo ditë pengohen e rrëzohen njerëz. Kur bie shi, të ndot uji që ato mbartin. Kalimtarët flasin nëpër dhëmbë. Dikë mallkojnë!

Është mëse e qartë se ato janë të gjetura e të mbetura e s’mund të  bëhen në një ditë. Por riparimi i tyre mund dhe duhet bërë sa me shpejtë. Është domosdoshmëri.  Ato duhen niveluar e zëvëndësuar. Kjo nuk kërkon shumë shpenzime, por vetëm interesim.

Prapë për trotuarët. Shpesh nga Brryli tek Ura e Elbasanit trafiku është i ngarkuar. Motorët ngjiten në trotuar, atje ku kalojnë këmbësorët dhe njeri pas tjetrit  shkojnë pranë semaforit, ku janë policët. Ata i shohin, por heshtin. Kur  dikush i njofton, ata justifikohen: Pse s’i more targat ?!

Në trotuar kalojnë edhe biçikleta; kalojnë edhe këmbësorë. Kemi edhe shitësit ambulantë. Kemi edhe shitësit e dyqaneve që ekspozojnë mallrat e tyre. Një kaos i vertetë. Kjo është gjendja. Të gjithë e dinë, por heshtin.

Ka nga ata që ngrejnë zërin si puna ime, por s’të  dëgjon njeri. Kaq kemi në dorë.

Evdal Nuri

 

October 1, 2017 22:54
Komento

1 Koment

  1. . October 1, 23:26

    I nderuar zoti Adrian Thano

    Autoriteti Portual Durrës është sot një nga institucionet më të korruptuara në vënd. Ja çfarë ndodhi dhe po ndodh në Portin më të madh në vënd i cili jo rastësisht u përmend edhe nga kryeministri Edi Rama në mitingun e dt 21 Qershori në Durrës duke e cilësuar një vatër e korrupsionit, një vatër e nepotizmit dhe punësimit të militantëve të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
    Shumë pak ose aspak është folur në shtyp për korrupsionin ne këtë institucion por Korrupsioni në Autoritetin Portual Durrës ka kapur majat dhe është kthyer në një art të vërtetë për të zhvatur gjithçka mjafton që të blihet me lekët e arkës së Portit .
    Cdo gjë fillon me emërimin e Drejtorit Aleksandër Lipivani (mbas largimit te Gazmend Shalsit, ish Drejtorit të dështuar, sot i pandehur), emërim i LSI , konkretisht e minisrit Lefter Koka i cili me këtë emërim u likujdua me lekët borxh që ministri Koka i paska këtij Drejtori (referuar gazetës Bulevard e dt 8 korrik 2017) , e konfirmuar disa herë edhe nga familjarët me shumicë të ministrit Koka ne këtë institucion.
    Ne fund vitin 2016 e cila përkon me emërimin e Drejtor Lipivanit , Porti Durresit si çdo institucion përgatiti Plan – Biznesin per vitin 2017 me objektiva te qarta jo për zhvillimin e Portit të Durrësit por për vjedhjet galopante të Drejtorit dhe stafit shumë të ngushtë të tij. Ky drejtor një pelivan i vërtetë orkestroi dhe organizoi të gjithe masakrën financiare dhe administrative nën drejtimin e plotë të tij . Por Plani biznesi i përgatitur u kundërshtua me forcë fillimisht nga titullarët e lartë të Portit , por edhe nga këshilli drejtues i Autoritetit Portual Durrës i cili mbas një debati me tone të larta e miratoi vetëm me 4 votat e antarëve të këtij këshilli propozuar nga Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim pasi 3 antarët e tjerë u larguan fare nga mbledhja. Ky plan biznes u kundershtua kaq shumë sepse Planifikimet për blerje nuk kishin asnjë lidhje me aktivitetin e Portit dhe do të ishin një katastrofë financiare për nga madhësia e vlerave të cilat po jua permendim shkutimisht më poshtë:
    1. Blerja e një Zjarrfikse të re kur në Portin e Durrësit janë 3 zjarrfikse , pra 4 zjarrfikse duke nënvizuar që Porti Durrësit nuk shkarkon asnjë litër karburant ,vaj apo hidrokarbur pasi e ka të ndaluar me ligj që në vitin 2007, duke konkuruar denjësisht edhe me repartin zjarrfikës të Qarkut Durrës por edhe Tiranën , kur Portit vetem pra vetem 1 zjarrfikse mund ti duhet.
    2. Blerja e një Autoambulance të re kur në Portin e Durrësit është një autoamblancë e re e vitit 2010 duke konkuruar edhe në këtë fushë denjësisht me spitalin rajonal Durrës , faktikisht asnje ambulance nuk i duhet Portit , pasi Terminali Pasagjereve eshte dhene me koncesion per 25 vjet.
    3. Blerje e një furgoni për forcën e sigurisë portuale pasi nuk mjaftojnë 2 automjete në përdorim , personeli prej 130 vetësh i kësaj force sigurie ,100 kamera të vendosura në të gjithë territorin e Portit dhe sallë monitorimi në ambientet e saj.
    4. Blerje e një mjeti Volvo xc 60 per Drejtor Lipivanin.
    5. Blerje e një pick-up që nuk i duhet askujt ne Port.
    6. Blerje e një veture.
    Specifikimet teknike të këtyre mjeteve u bënë ashtu siç ishin paraporositur nga klienti Mektrin Motors i cili sigurisht u shpall fitues dhe Porti i Durrësit pagoi 790 milionë lek pa tvsh.
    Përveç më sipër ka edhe blerje të tjera për sistemet e teknologjisë së informacionit si ;
    1. Blerje – Upgrade i datacenter-it me vlere 354 milion lek pa tvsh
    2. Blerje Suporte 178 milion lek pa tvsh.
    3. Blerje -Vazhdimi i kalimit të Sherbimit Mirembajtjes TIK operatoreve privat 392 milion lek pa tvsh.
    4. Blerje -Përmirësimi i sistemit të administrimit të mjeteve dhe inventareve,zgjerimi i sistemit të inventarizimit të aseteve si dhe të etiketimit dhe dokumentimit në terren 140 milion lek pa tvsh.
    5. Blerje Kompjutera, Printera, Fotokopje, Paisje dhe licenca per sistemin Gis,licensa Ms Office, 45 milion lek pa tvsh.
    Specifikimet teknike të këtyre u bënë ashtu siç ishin porositur nga klienti tjetër i cili sigurisht ishte Tetra Solution ose partnerët e tij dhe Porti i Durrësit pagoi 1 miliard e 528 milion lek pa tvsh duke konkuruar me kompani apo agjenci në fushën e teknologjisë së informacionit.
    Por zotit Drejtor kishte planifikuar te blinte edhe Veshmbathje për Personelin e Portit të Durrësit dhe këtu sigurisht padiskutim këtu do të ishte vetë kompania e tij fituese KOAN shpk , e cila u pagua 391 milion lek pa tvsh. Por kemi përsëri , Blerje Paisje speciale për forcën e sigurisë portuale 79 milion lek pa tvsh.e shumë të tjera.
    Për realizimin e skemës në funksion të misionit “ fisnik ” të grabitjes ishte e nevojshme ndryshimi i organogranës duke kaluar sektorin e prokurimit nga Drejtoria Juridike në varësi të Drejtorisë së Burimeve Njerezore dhe Promocionit e konkretisht Auert Kokës nipi Ministrit Lefter Koka djali i vëllait të tij dhe emërimin në krye të sektorit të prokurimeve Erion Keçi , me detyrën shërbëtor i devotshëm dhe pjesë e tepsisë.
    Në të gjitha tenderat për blerjet e mësipërme , të cilat u realizuan , kryetar komisioni i vlerësimit të ofertave u vendos Auert Koka, Drejtor i Burimeve Njerezore dhe Promocionit me arsim politika ndërkombëtare .
    Për blerjet ne fushen e teknologjise se informacionit zoti Drejtor kishte ndihmën dhe kontributin e paçmueshëm të “negociatorit” z.Ermal Turkeshi pjestar në tepsi ,( burri motrës së Auert Kokës dhe mbesës së ministrit Koka) , i cili per gjithe lodhjen dhe mundin u shpërblye jo vetem me para por së fundmi 4 ditë para se të mblidhet Qeveria e re me postin e Drejtorit teknik te Portit të Durrësit duke mos pasur asnjë lidhje me profesionin dhe arsimin e tij 3 vjecar te papërfunduar , lënë për verifikim nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe e pazbatuar per verifikim nga Burimet Njërëzore të Portit pasi Kunati tij Auert Koka është Drejtori .
    Bëmat e Drejtor Lipivanit dhe familjes e dhendureve te Kokave nuk mbarojnë këtu pasi ka shumë të tilla si blerja e nje filmi , e nje skulpture etj etj por jo vetëm për tenderimet dhe emërimet sepse edhe tani ne keto momente ato vazhdojne , por edhe largimet nga puna megjithese informacioni është i mbyllur hermetik pasi Auert Koka drejton me dorë të hekurt.
    Veprimtaria e Drejtor Lipivanit duhet të jenë objekt i veçantë hetimi jo vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit por edhe krimi ekonomik pasi nuk janë bërë gabime por janë bërë veprime të qëllimshme nga grabitqarët pronarë të tepsisë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje edhe Z.Kryeministër Edi Rama që pastrimi i administratës së Portit nga këto grabitqarë është i domosdoshëm dhe sa më shpejt.
    Per verifikimin e saktesise se ketij informacioni mund ta shikoni fare lehte ne faqen e Agjensise se Prokurimit Publik , mund ti verifikoni fizikisht ne Portin e Durresit, mund te kontaktoni me zv/Drejtorin e Pergjithshem te Portit Artian Qirici, mund te kontaktoni me 3 anetaret e keshillit drejtues qe kundershtuan ose cilindo ne Portin e Durresit te madh e te vogel .
    Vlerat e lekeve te permendura ne kete shkrim jane leke te vjetra.
    Ju faleminderit dhe pune te mbare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*