‘Doktor Xhelali’, prej 3 vitesh edhe ‘Profesor’ në Universitetin e Kamzës

Nga Përparim Halili December 22, 2013 11:25

‘Doktor Xhelali’, prej 3 vitesh edhe ‘Profesor’ në Universitetin e Kamzës

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, bëhet sërish personazh i rëndësishëm publik. Por edhe këtë herë ashtu si në rastet e tjera, ai bëhet i mirënjohur jo vetëm për arrestimin për tenderin 800 milionësh, për vulën e qendrës së votimit gjendur poshtë dyshekut, për emërtesat e rrugëve me emra kryeqytetesh e personalitetesh të botës modern dhe për “arritjet madhështore” në qeverisjen e problemeve sociale-ekonomike-financiare të komunitetit të zonës që ka administruar si kryetar bashkie, por edhe edhe si “profesor akdemik”, pedagog mësimdhënës në Universitetin e Kamzës.

Pas suksesit me mesazhet e “shamikuqes”, pas mjeshtërisë si “artist” në rënien e veglave muzikore e këngës popullore në orkestrat e dasmave në fshatra dhe pas marrjes së titullit të lartë shkencor “Doktor” në ekonomi-financë, vlerësuar “shkëlqyer” nga Rektorati i Universitetit të Kamzës, për punim shkencor të “shkëlqyer”, por të vjedhdur të markës “made in Italia”, mësuam se “poliedriku” Xhelal Mziu, ka avancuar dhe më tej. Ai ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij publike e profesionale. Eshtë emëruar me “përzgjedhje meritokratike” prej Rektoratit të Universitetit të Kamzës, si “profesor” mësimdhenës në këtë universitet.
Sipas informacionit, tashmë të konfirmuar, “profesor” Xhelal Mziu punon dhe pedagog i jashtëm në degën Agrobiznes për lëndët ekonomi, financë e biznes të këtij universiteti prej afro 3 vitesh. Sipas informacionit tonë, ai jep lëndët “Analizë Investimesh” dhe “Administrim Publik”.
Në kryesekretarinë e këtij Universiteti, na i mohuan faktin që Xhelal Mziu është pedagog, madje këmbënguljes tonë, ata iu përgjigjën me “habi” dhe me deklarimin: “…nuk e njohim as si fytyrë”. Që të mos njohin “doktor” Xhelal Mziun në kryesekretarinë e Universitetit të Kamzës, kjo duket plotësisht e habitshme, mbasi jo më larg se data 22 korrik 2013, me vendimin nr.176, atij i është dhënë grada “doktor” nga ky universitet dhe grada të tilla të larta shkencore kalojnë përfundimisht në zyrën e kryesekretarisë, sepse atje sekretohet punimi i fitimit të gradës, nota e vlerësimit dhe pasqyrimi dokumentar i titullit, madje prej kësaj zyre “zografiset” dhe një nga firmat që vendosen mbi dosjen e titullit “Doktor” që lëshon universiteti. Dhe po prej kësaj zyre, i përcillet njoftimi edhe Ministrisë së Arsimit për këshillin Shkencor të verfikimit, miratimit dhe njohjes së gradave shkencore që fitojnë pedagogët e universiteteve.
Në biseda me pedagogë të këtij universiteti, konfirmuan se kryebashkiaku i Kamzës, prej 3 vitesh akademike (mësimore) punon si pedagog i jashtëm në Universitetin e Kamzës dhe jep seminare për studentët, duke qenë pjesë e trupës mësimdhenëse në një katedër me profesor Idajet Shehu. Madje eksperiencën si “pedagog” i këtij universiteti e ka pasqyruar në dosjen e si kriter kualifikimi edhe për marrjen e titullit “Doktor i shkencave ekonomi-financë”.
Sipas burimeve tona nga Ministria e Arsimit, në këtë universitet mendohet se janë graduar me tituj “doktor e profesor” edhe shumë “xhelalë” të tjerë, madje edhe nga ata me diploma shkollash të larta të blera në universitetet-kioska, disa prej të cilavë japin mësim në Kamëz e disa në universitetet private. “Mjafton të hapësh letrat e dhënies së gradave shkencore dhe rekrutimet e pedagogëve të jashtëm e më kohë të plotë dhe konstaton çudira, zbardhet gjithçka ka ndodhur në këto procedura”, na tha një prej profesorëve të këtij universiteti.
Sipas ligjit për arsimin e lartë dhe sipas rregullores së universitetit, testimet, rekrutimet dhe pranimet si pedagogë në universitet i bënë komisioni përzgjedhës i emëruar nga rektorati, me kërkesë dhe propozim të rektorit, sipas nevojave për pedagogë. Patjetër që ky detyrim ligjor e procedurial është zbatuar 3 vite më parë edhe për përzgjedhjen dhe pranimin e z.Xhelal si profesor, pa dhënë asnjë ditë mësim as në shkollat e mesme bujqësore, madje pa patur asnjë kualifikim minimal si mësimdhenës.
Kujtojmë, se pas 3 vitesh si “profesor” në auditoret e universitetit, ka qenë pikërisht po ai rektorat i universitetit të Kamzës, që me vendimin nr.176, datë 22 korrik 2013 i ka dhënë kryebashkaikut të Kamzës titullin e lartë “doktor”, duke i pranuar si “punim” një studim të kopjuar prej një profesori Italian, firmosur nga dekani Prof. Dr. Bahri Musabelliu dhe nga rektori, Prof. Dr. Fatos Harizaj.
************
Tafaj i hoqi titullin Dr. Xhelal Mziut
Vetëm pak orë, pas zbulimit dhe publikimit të skandalit në lidhje me titullin “doktor”, dhënë prej Universitetit të Kamzës, ish-ministri i Arsimit prof. Dr. Myqerem Tafaj, urdhëroi që t’i hiqet tiulli Doktor Xhelal Mziut për arsye se pas verifikimit të denoncimit të bërë në media, punimi shkencor i “doktor” Mziut, rezultoi plagjiaturë. Verfikimet provuan, se punimi shkencor i “doktor” Mziut, ishte një shkelje e rëndë e rregullores për “Etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese”, pika 3.2 mbi parimin e ndershmërisë. Eshtë kopjuar nga studiuesi Italian Sandro Petrizelli.
Vendimi që bëri Xhelalin “doktor”
“Juria e ngritur pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në përputhje me legjislacioni në fuqi, shqyrtoi disertacionin me temë: “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në kërkim të gradës shkencore “Doktor”, dhe me vendimin nr.176, dt. 22/07/2013, e vlerësoi atë “Shumë mirë” duke i dhënë Xhelal Mziut gradën shkencore “Doktor” në fushën: Ekonomi dhe Agrobiznes, profili: Financë-Kontabilitet”.
Xhelali në “Facebook”: U bëra “Doktor”! 
Ja njoftimi dhe gëzimi i publikuar në profilin e “doktor” Mziut me rastin e marrjes së titullit shkencor: “Mes shumë kualifikimesh, titujsh e nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Xhelal Mziu, i shtohet edhe një titull mjaft i rëndësishëm shkencor, pikërisht grada “Doktor”. Kjo gradë e lartë shkencore, i është dhënë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës për disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet”.

dr. Mziu

Nga Përparim Halili December 22, 2013 11:25
Komento

74 Komente

  1. didi October 23, 09:17

    I lumte

    Reply to this comment
    • Moza October 24, 08:27

      I lumte them dhe une ! Bile te publikohet dhe online doktoratura e Z. Mziu. Nuk kuptoj pse disa komentues e shajne pa lexuar c’ka punuar. Per me teper qe Bahri Musabelliu dhe Fatos Harizaj nuk do ta kishin nenshkruar kurre diplomen nqs studimi i Z. Mziu nuk do ishte cilesor.
      Urime Z. Mziu dhe tashme Docent dhe bile bile bile. Profesor

      Reply to this comment
      • as October 24, 15:02

        Akademik te behet? Kur u be Gudar Beqiraj, cfare ka ky me pak…

        Reply to this comment
        • ofsite December 22, 17:48

          mos ja fut kot

          Reply to this comment
          • ofsite December 22, 17:53

            Une them se masa me te rrepta duhen marre kundrejt atyre te dyve qe kane nenshkruar dhenien e titullit doctor ketij tipit.

    • PPNEA October 25, 09:10

      I lumte stafit te UBT, kjo eshte arritja me e madhe pas atij te Yniversitetit Kristal me djalin e Umberto Bossi-it.

      Duhet te marre shembull udheheqesi i disertacionit, Komisioni i Vleresimit mbi menyren e CITIMIT te LITERATURES.

      Te gjithe bashke duhet te foten ne KURSET e Kulaifikimit te Z. MZIU.

      Ore ka punuar ky Mziu apo tere jeten eshte Kualifikuar.

      Po te shohesh CV-ne duket se nuk ka punuar, vetem eshte kualifikuar???

      Kamza eshte kthyer ne nje lavazho e Mzinje-ve.

      Reply to this comment
  2. b.kanani October 23, 09:58

    U shtua rrjeshti i budallenjeve ne shqiperine tone te dashur,kesaj i thon qe kushdo ne fushen e vete te mbroje nje shkrim a cfar ti them dhe te marri titullin doktor,cfar behet keshtu??.per mua eshte njelloj sikur nje ferm blegtorie me lope te mbaj aq dema sa ka lope.i bastarduat fare keto tituj dhe keto shkolla.

    Reply to this comment
  3. jani October 23, 10:52

    Qe te merrte diplomen duhej anglishtja.

    Reply to this comment
  4. kastriot October 23, 10:53

    Bravo e suksese shkenctarit me te ri te ketij vendi Xhelal Mziu.Po te keni mundesi e fonde botojeni vepren e tij te doktoratur se do te jete me vlera per te kapercyer krizen ekonomike qe na ka mberthyer.
    Po ashtu jepjani edhe vendeve prendimore sidomos Gjermanise qe te kapercej krizen ose me e pakta te rrit ritmet e zhvillimit ekonomik.
    E mbi te gjithe cojeni per te marre cminin Nobel se jemi te vonuar se me duket se nobelistet e keti viti ne ekonomi po me duket pa vlere e kot.
    E se fundit.kur degjoj per marrjen e titullit doktor nga Xh.Mziu.veprat e te tjerve sidomos gjerman.amerikan,suedez etj me ngjajne zero e me kujtojne vargjet e at Gjergj Fishtes se veprat e tyre me duken si prralla hiri.
    mgjthate bravo i lumte Zhelalit dhe ekipit vlersues

    .

    Reply to this comment
  5. miri suedi October 23, 11:13

    prap ke pire raki plepi o shejtan, mos i jepni esell doktorit se nuk e mban me.

    Reply to this comment
  6. era October 23, 11:39

    Prisni edhe pak sepse shume shpejt do te japi leksione ne universitet e famshe shqipetare.Te rinjte e shqiperise do te kene se çfare te mesojne nga kultura dhe zgjuarsia e pasur e ketij njeriu.Perveç leksioneve shkencore,te rinjte do te mesojne edhe se si behet rakija , dhe menyra se si ajo pihet,pa mare parasysh meyren e kercimit gjysem i dehur.

    Reply to this comment
  7. Horri i Bulevardit October 23, 11:53

    Me kujtohet filmi i revolucionit meksikan ku Panco Vila i thoshte Emiljano Zapates qe sdinte te shkruante dhe lexonte dhe qe mendjen e kishte te merrte nje cope toke, ty te takon te behesh president, jo ja priste Zapata, ti duhet te behesh president.
    Saliu e coi Shqiperine, mbas atyre qindra mijra specialisteve qe kane nxjerre univeritetet shqiptare, qe te vi koha qe analfabetet te behen doktora e profesora.

    Reply to this comment
  8. Arioni October 23, 12:07

    Eh cfar me bere o Zhelal. Ma fike deren.

    Jam ne proces Doktorature, kam plotesuar numurin e artikujve shkencore, numurin e pjesmarrjeve ne konferenca shkencore nderkombetare, kam dhene TOEFL-in si detyrim, kam botuar liber shkencor profesional me ISBN, dhe kam shkruar 95 % te Temes se Doktoratures.

    Do i braktis te gjitha pasi shoket dhe miqte e mi kan fillu me me tall. E di cfare me thon ?

    Ti do behesh Doktor si Zhelal Mzi-Daullja.

    Heu Zhelal cka me bere bre.

    Reply to this comment
  9. maloku October 23, 12:33

    Ironia qendron se e paskan firmosur dy titullare Skrapallinj.Kjo tregon qe mardhenia LSI-Mzati eshte me e forte se kurre.Perpara….drejt Kamzes se fiseve Maja.

    Reply to this comment
  10. doktorri October 23, 12:37

    Me kete nderohet e gjithe PD e rraskapitur nga fanatiket dhe injorantet si puna e ketij kulishi doktorr leshi!!!

    ju lumte presorve te sumnderuar te universitetit te Harvardit: Prof. Musabelliu dhe Prof. Harizaj – ka ngekur tani edhe Veri Llapa i 21 – pa diplome ti jepet edhe atij per kontribute te cmuara dhe studimin – “Llapizmi ne strukturat e larta te PD nje kontribut i cmuar drejt integrimit Europian”.

    Reply to this comment
  11. cdo behet October 23, 12:38

    DUHET DHE PAK HUMOR se jemi te lodhur shume

    Reply to this comment
  12. Real October 23, 12:53

    ahahaa, cna shkrite. U be edhe Xhela doktor. Gallat.

    Reply to this comment
  13. Njeriu realist. October 23, 12:54

    Turpi i botes qe tallen me universitetet tona,turp i atij komisjoni qe ben keto gafa,te marresh graden doktor nuk e di çfar et them se me rrenqethet mishte sa poshte ka rene burri dhe nderi.
    Derman mos gjeç o Salòi Berisha qe sote tallen bota me ne,me arsimin tone,me daullexhinjte tane.TURPIN e paçi per vete.

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi October 23, 13:14

    VR!!! Kur bëhen dhe gomarët “doktorë shkencash” për ne njerzit çfarë titujsh ka? Duhet të jeté e kundërta besoj? Njerëzve mund t’ju jepet titulli shkencor “gomar shkencash”! Po vjen apokalipsi i njerëzimit më duket!? ” Arion”mos u mërzit? E di çfarë te bëni,-mer ndonje artikull “shkencor ” të zhelalit me titullin “babai i mushkës dhe integrimi europian” botoje dhe ja ku e ke në xhep titullin shkencor!!? Jepi “arion”? Eshtë kollaj fare!? Përshendetje arion! Jam me ju jo me zhelalin por mos i trego këtij(mziut) se fillon pëllet nga inati që ju përshëndeta? juve!?

    Reply to this comment
  15. otto October 23, 14:01

    Doktor veteriner !
    Duhet te jete bere me nderhyrjen e Doktor Sales se ka nevoje per te tille.

    Reply to this comment
  16. Bathore October 23, 14:31

    Shkolla ne Shqiperi mbaroi. U mbush vendi me ‘doktora” dhe “profesora”.Nisur nga ky fakt me vjen ndermend fjalen e urte popullore: Une zot, ti zot , gomarin kush e kullot?

    Reply to this comment
  17. lerta October 23, 15:38

    Pse lodheni me kete te afermin qe eshte si shume e shume te tjere,nese eshte keshtu si shkruani e gjykoni.Pa kthehuni te djali Umberto Bossit qe u diplomua te Kristal pa hyre ne territor.Universitetit ju ndalua licensa perkohesisht dhe sot eshte sikurse ishte.Pse ? Apo se lujti me lojtaret ne fushate.Kurre nuk do shkojme drejt se mires me pislleqet qe vendi mban

    Reply to this comment
    • LSI December 22, 20:13

      O Lerta! Po kush do e beje kete shtet, LSI-ja? Po nuk e shikoni qe legenat e PD-se shkuan te LSI-ja dhe tani u bene prape drejtore? Po po vjedhin pa piken e turpit e dhe ky gjatoshi ben sikur nuk sheh. Nuk e kuptoni qe nuk ka shprese?Jemi te vdekur.

      Reply to this comment
  18. Sali Komunisti. October 23, 17:17

    Tani milet prisni e mabani vesh, cfare komenti do te bej ne FB Profesor Doktori i Gomereve te shoqates PD, sb (Sali Bytha), per kricin-daullexhi-loderxhi, qe e ka trurin pa asnje rrudhe si fasule pllaqi Korce nga ato te fshatit Rakicke i Ridvanit te kazanave te rakise. Tani ka Material te bollshem per spektaklin Portokalli, nuk te lene keta te shoqates PD, qofte edhe nje dite qe te mos gajasesh, i kane shakate te kripura si te Duces.

    Reply to this comment
  19. Bilal camurri October 23, 18:22

    o zzzhelal,po ja nxorret bojen Sales,o zhelal.! O Ramiz c`na bere,po me mire te kishe bere kalin e Petrit Dumes President si ai perandori romak sa vure Salen kryetar te PD -se

    Reply to this comment
  20. iliri October 23, 19:00

    Urime dhe suksese te metejshme.Ne punofsh per te mire te kombit e gezofsh titullin,ne punofsh per parti haram e paq.

    Reply to this comment
  21. gaz October 23, 20:34

    O Xhelo, po pse si ke thene atij qe ta ka bere (perkthyer) temen ta perkthente edhe ate “summary & conclusions” ne shqip. Kot e paska lene per 4-5 faqe:) jo per gje por meqe ka perkthyer 200 e ca faqe pune “kerkimore”.

    Ne fakt pashe temen tek nje link qe kishte bere nje komentues ketu dhe kjo vetem teme doktorature sme duket por thjesht “copy paste” leksionesh psh per buxhetimin kapital, njohuri qe meren ne shkolle te larte per ekonomik. Une nuk pashe ndonje “studim rasti” apo se cfare te reje ka sjelle “ky kerkues shkencor” ne lemin e investimeve e finances vecse leksione te paraqitura si teme doktorature.

    Ato shembujt se si te apliohet nje formule e me me shembuj hipotetik per te gjet vleren aktuale apo te ardhme te parase, formulat e buxhetimit kapital etj, jane thjesht te mara nga libri i “finances se korporatave” qe ju mesohet studenteve.

    Duke pas pozicionin e K/bashkise fare mire mund ta kishte nderlidh me investimet konkrete qe ka bere e te nderthurte teorine me praktiken konkretisht dhe kshu do ishte dhe “Studim Rasti” sic na paraqitet e per rrjedhoje dhe do sillte mbase ndonje risi ne menyren si te investosh ne sektorin publik.

    Dhe nje gje me beri pershtypje ke CV-ja e z.Mziu; tek seksioni “Edukimi” nuk na thote fare se ku e ka mbaru te larten e se per cfare, por vetem mastera te njepasnjeshem e doktoratura me se fundmi.

    Sukese Xhelalit dhe ngushellime studenteve e studenteve potencial te tij:).

    Reply to this comment
  22. Sander Mafishleshi October 23, 20:44

    Po per shami-kuqen kur do e marri doktorraturen ky Mzi-mzatiati, se per kontabilitet as karandashe nuk eshte. Cohu o popull cohu,……..!

    Reply to this comment
  23. tomas October 23, 22:01

    lere lere fare orektor ishalla te viziton nje doktor katranjos qe kamarr dipllomen me pare dhe pastaj te ruajt zoti…..oooooorektor

    Reply to this comment
  24. Mziuuuuu October 23, 23:31

    hahahahahahaaha, po ka marre ky titullin DR shkencash na mori lumi…….kur shikoni cudira te tilla nuk ja vlen me thon me shume se : no coment. hahahahaha

    Reply to this comment
  25. ilir October 24, 08:54

    Të nderuar Profesor, Doktor apo Profesor/Doktor të Shkencave, tani që komunitetit tuaj ju shtua edhe një personalitet si Xhelal Mëziu, do tu lutesha të bëni një kërkesë për riorganizimin e Akademisë së shkencave sepse ajo duhet të udhëhiqet nga personalitete me integritet dhe reputacion të lartë, gje që plotësohet vetëm nga i nderuari Xhelal.
    Kujdes!
    Kam informacion se pas këtij evenimenti historik, që ldhet me doktoraturën e z.Mëziu, Kuvendi i Shqipërisë me unanimitet të plotë do të miratoi një ligj që i nxjerr të pa vlefshme të gjitha titujt shkencor të fituara para Xhelalit, për të filluar kështu një epokë të re për shkencën shqiptare.
    Bravo Universteti Bujqësor i Shteteve të Bashkuara të Bathores. Ju me këtë doktoratur tanime jeni në një nivel me Oksfordin, bile edhe mbi të

    Reply to this comment
  26. raimonda October 24, 15:11

    Mor po cfare leverdie ekonomike per administrimin e investimeve publike paska studjuar ky torollak. Pse je lodhur e studjuar kaq shume or taj?? Ore ju firmetaret e “Doktoratures” boll t’i rekomandonit ketij se ketij Ligjin per prokurimet sebashku me aktet nenligjore, ne zbatim te tij qe te mos studjonte kaq shume per kete gje qe e ka kopsitur ligji… Dhe nuk do lodheshit te lexonit doktoraturen qe patjeter edhe ortografine, shenjat e piksimit do t’i kete gabim pale me rregullat e sintakses per te kuptuar ato qe ka shkruar… Hajde humor blu hajde…

    Reply to this comment
    • shqiptar October 25, 07:27

      Po dhe ato qe kane firmosur kane patur tre ose kater´te forte´me automatike siper kokes besoj se arsye tjeter s´duhet te kete!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  27. gozhda October 24, 15:31

    kjo eshte dite e shenuar gomari mori titullin doktor nuk e di a e pyeti njeri kur i dhane diplomen per mrekullite qe ka bere.

    Reply to this comment
  28. jani October 24, 16:16

    Profesor te behet, e meriton biles edhe mjekun mund te beje , per inxhinier eshte perfekt, thone qe merr vesh dhe nga astrologjia . Bravo Mziu ky eshte kryetar bashkie

    Reply to this comment
  29. Emri Mbiemri October 24, 16:34

    E turpshme dhe e dhimbshme.Shamikuqja edhe per ta perkthyer ka vene ndonje nga te bashkise.E dhimbshme sepse ne po behemi copa per te mbrojtur me kushte te specifikuara dhe dalin keta dhe na zhvleresojne gjithe mundin ashtu si Diplomat.Nqs vertetohet per falsifikim gje qe nuk eshte e veshtire duhet te denohen me se pari ata qe e leshuan Diplomen.Me vine keq per veten dhe te tjeret si une.

    Reply to this comment
  30. aljor October 24, 17:09

    Zotrinj drejtues te Universitetit Bujqesor,a nuk keni pak turp qe duke i dhene nje kryetari injorant titullin DOKTOR,na keni barazuar me zero ne specialistat qe kemi lene kockat ne malet dhe fushat e Shqiperise ?dhe ky zoterija behet “doktor”vetem se tund flamurin e PD-se dhe foton e Berishes ? JU MBULOFTE TURPI DJAL MBAS DJALI.

    Reply to this comment
    • Arioni October 25, 10:42

      Zhelali ne CV tregon cka ka ba nga viti 2007 e ketej.

      Ne vitin 2007 Zhelali ka pas qen 40 vjec,

      Cka ka ba ne jete deri ne moshe 40 vjecare Zhelali ?

      Me siguri do ket rrujt dhite.

      Reply to this comment
  31. ransi i daulles October 24, 20:39

    hallall doktorreve te PD ju shtua nje element i munguar qe ka talent te spikatur : i bie Daulles se vet!! Partise se Doktorrve ju shtua nje zog i ri!

    Po Shamibluja jote kur do te behet Doktorreshe o xhilal – e ka ne dore Profesor Musabelliu dhe Profesor Harizaj – Dy Tarabellet e Institutit Rural te KAMZES – kerkojne shume ata – edhe ti sumen se pate problem.

    Reply to this comment
  32. cafka October 25, 01:57

    Ironia qendron se e paskan firmosur dy titullare Skrapallinj.Kjo tregon qe mardhenia LSI-Mzati eshte me e forte se kurre.Perpara….drejt Kamzes se fiseve Maja.

    Reply to this comment
  33. shqiptar October 25, 07:23

    Born again an IDIOT…………………….

    Reply to this comment
  34. NamiZi October 25, 09:28

    Pa vene ne dyshim faktin qe kjo doktorature eshte nje farse (si shume doktoratura te tjera ne Shqiperi), ngre pikepyetje per gazetarine shqiptare. Mbase gazetari ne kete rast e ka marre me mend qe askujt nuk i shkon ne mendje qe kjo doktorature mund te jete nje punim i mirefillte shkencor (sic nuk me shkon nder mend as mua), por per te qene profesionist, gazetari duhet te permende me patjeter nese pjesa e “kopjuar” eshte cituar ne referenca apo jo. Keshtu, fare mire, doktori mund te kete thene:
    sipas XXX YYY, bla bla bla. Kjo padyshim qe nuk perben plagjiature. Doktoratura eshte titull qe hiqet ne cdo moment te jetes nese vertetohet plagjiatura.

    Reply to this comment
  35. vlora October 25, 11:09

    Une kam thene duhet filluar qe me Doktoraturen e Topallit …. te gjitha jane plagjiatura
    Keta hajvane skane patur te mbaruar shkollen kur hyri Demokracia e si u bene te gjithe Doktore e Profesore
    Ky Mziu eshte komplet i lodhur nga ana e intelektit shkencor …

    Reply to this comment
  36. zjarri 7 October 25, 14:22

    I lumte zotit Mziu. Le te vazhdoje te marri te gjitha shkallet tani, Bachelor-in, shkollen e mesme e pastaj edhe 9 vjeçaren. Le të plasin ata që nuk e duan.

    Reply to this comment
  37. tomas October 25, 18:56

    ore rektor ishalla te vizitoj nje doktorr me dipllom fallco si ajo qe ike dhen xhelal mziut apo daullexhiut

    Reply to this comment
  38. XYZ October 25, 19:12

    Ne universitetin ku studio une, per te njejtin problem (plagjiature) ne temen e diplomes se masterit, studentit I eshte hequr diploma, ndersa udheheqesi I temes ka dhene doreheqjen.

    Reply to this comment
  39. LETA October 31, 11:17

    E keni punimin tek site i UBT pa merak lexojeni 😛

    Reply to this comment
  40. BJORN December 22, 12:35

    Tashti do te ngrihet edhe niveli i te burgosurve shqiptar se po u dergohet nje Prof/dok,por shpresoj qe ky te mos jete i vetmi se nuk e perballon dot.

    Reply to this comment
  41. vlora December 22, 13:34

    Po tani ketyre qe ja kane dhene kete titullin ketij a do t’ju ndodhe gje. Minimalisht profesori i tij qe ka firmosur nuk duhet te kaloje me pragun e universiteteve ne Shqiperi. Perse nuk thuhet kush ka drejtuar tezen e tij te doktorates?

    Reply to this comment
  42. Paul Neti December 22, 15:24

    Kesaj i thone : “Bjer Selmani i nenes ke te qaj me pare!”… Si shume jane shtuar budallenjte koheve te fundit; duket qe jemi toke pjellore pasi po prodhon si shume bereqet. Hahahaaa!
    Nga vendi i cudirave kemi bere nje hap cilesor perpara, jemi kthyher ne vendin e cmendurive dhe, duke qene qe Akademik, Prof. Doc. Mziu ka nje merite te vecante nuk eshte keq qe t’i ngrihet nje shatatore. Pyesni Salen sepse ka nje eksperience te pasur ne kete drejtim!

    Reply to this comment
  43. aurenc bebja December 22, 15:41

    Hypokrizia e notave ne arsimin shqiptar…Shume mire ose Dhjeta…Keto vleresime jane te ralla ne perendim, as qe behet fjale qe nje i diplomuar ne te gjitha lendet te kete 9 ose 10 si ne Shqiperi…Mbivlersimi i nje shoqerie ne tranzicion qe e inkurajojme te shohe endrra me sy hapur…

    Reply to this comment
  44. vescovi December 22, 15:45

    perpara ne diktature, nuk na lejonin te shkoshim neper shkolla, keshtu qe, mbetem injorante!
    ne kohen e Saliut shollat u bene aq te lira saqe i moren dipllomat me pagese, keshtu qe, perseri neve mbetem injorante!

    Reply to this comment
  45. Odisea December 22, 16:12

    Turp

    Reply to this comment
  46. Phobos December 22, 17:08

    Kush pyet u fol shume qe universiteti kristal jep diploma fallco italianeve dhe cfar beri shteti asgje, ata vazhdojne punen e tyre

    Reply to this comment
  47. Monda December 22, 17:43

    Pac faqen e zeze o sal rumpalla

    Reply to this comment
  48. Denisa December 22, 17:44

    Hydajet Shehu eshte drejtuesi. Ai duhet te pushohet i pari nga puna!

    Reply to this comment
  49. cuci December 22, 17:55

    ku e lame e ku na mbeti vaj vatani vaj mileti rrugecerit e xhepistat e rrugeve duke mar diplloma turp per te gjithe ne si shqiptar pacin faqen e zeze per te tilla bema shume familje te ndershme sakrifikojne gjithcka per te ardhmen e femijeve te tyre me mish e me shpirt me mund e me djerse kurse qelbesirat jane transformuar ne gangrene te dijes dhe te ardhmes tone mbareshqiptare ptuh more qelbacer rektore e dekanesh u shofshi sa te keni jeten

    Reply to this comment
  50. Late Shpiragu December 22, 18:53

    Nuk eshte per te qeshur. Eshte per te qare. Di shume raste te tjera ne kete Universitet qe shiten diplloma studenti, grada dhe tituj shkencor pa hesap. Di shume raste qe behen konkurse formale punesimi dhe merren ne pune ata qe “dine te lyejne rroten” dhe jo ata qe kane kontribute te pamohueshme ne shkence dhe jeten akademike. Shihni kush punon ne kete universitet, nepotizem pa mbarim, si dhe te paafte qe nuk dine te shkruajne as emrin e tyre. Lipset te ndermerret nje hetim i plote per dipllomat e leshuara, per gradat dhe titujt e dhene, si dhe per menyren si jane punesuar gjate ketyre dhjete viteve pjesa dermuese e punonjesve shkencor ne kete Universitet.

    Reply to this comment
  51. prenge sherri December 22, 18:56

    nuk ka asgje qe nuk behet ne shqiperi ketu edhe italianet vine e marin diploma ketu tek ne edhe gomari ose kerrici pajiset me lloj diplomash dija ketu tek ne vlen sa nje darke shtepie rrofshin profesorat qe mbushen vendin me gomare te diplomuar.

    Reply to this comment
  52. Baba Ali Tomori December 22, 18:57

    Ne komentet e mesiperme gati te gjithe lexuesit kane bere humor. Sigurisht nuk ka humor me te mere. Eshte vertet brilant. Nga ana tjeter eshte per te vene duart ne koke. A e merrni vesh o shqipetare, a e kuptoni c’po behet me kete vend, kush i ka marre ne dore fatet e Shqiperise? Une Baba Ali Tomori nuk i jap dot derman ketij problemi. Mesa duket na ui dashka te bejme permbysje te madhe, t’ja fillojme nga e para. Me kete rast po tregoj nje episod te jetuar nga UMB-ja e Kamez-Bathores. Nje person, i cili pasi e dendi me mish e me raki komisjonin, shkoi drejt e ne salle ku do te mbronte doktoraturen. Ungrit i pari, pra ai qe udhehiqte temen, dhe iu drejtua te pranishmeve:
    -Sic e dini, u mblodhem per te diskutuar rreth temes qe ka pergatitur per mbrojtjen e Doktoratures zoti Met Bega.
    -Nuk eshte Met Bega ky- i tha nen ze tjetri qe ishte ne krah te kryetarit, antar komisioni.
    -Pse kush eshte, si e ka emrin ky?- pyeti disi i shqetesuar Kryetari.
    -Beg Musta, si nuk ia mbajte mend emrin, pime dy ok raki me te- ia priti kolegu i skuqur nga turpi.
    Ja keshtu jane marre gradat shkencore te nderuar lexues. Me para, mish e raki.

    Reply to this comment
  53. Ilir December 22, 19:05

    http://www.diploma.com

    I KENI KETU CMIMET.

    3 VJECARI 5,000 EURO
    MASTERI 2 VJECAR 3,000 EURO

    DOKTORATURA 10,000 EURO

    PER CDO NJE MUND TE KONTAKTONI NEPERMJET REDAKSISE.

    Reply to this comment
  54. Dr.Dërrasa December 22, 19:06

    Ndërsa mua në monizëm më shtrydhi prof.Dr.Lufter Xhuveli dhe pas shumë viteve e provash mora doktoraturën,për studimin shkencor” një mizë në bythë të kalit!”,ky derbeden Mziu,paska marrë doktoraturo po aty ku nuk merrja unë edhe prej mbiemrit megjithse babai im,mjek i shquar Prof.M.Dërrasa e kish shok Lufter Xhuvelin! Di vetëm që Lufter Xhuveli edhe Berishës dizertacionin për tu bërë DR.Berisha nuk desh ta firmoste për plagjiaturë dhe këtë prof.Xhuveli i ka pranuar që atëherë Berisha nuk e meritonte,por nderhyri prof.Ylli Popa se “Berisha është komunist”dhe ,ka deklaruar Xhuveli,” për herë të parë në jetë, u tërhoqa!”
    Këto me vijnë ndermend kur lexoj se, “Meziu ka marrë doktoratë!” dhe tani i nderuari Tafaj” ja anullon doktoratën!”
    Nuk di cte them por pas ikjes nga universiteti bujqesor i Kamzes i dy korifejve,prof.Lufter Xhuveli dhe prof.Resmi Osmani; gjithshka ra në dore të LSI që nga doktoraturat,diplomat ka bërë hapur LEKE!
    Duhet të vene ne birucë firmetaret e doktorates së Meziut!
    Një mosnjohje diplomash e doktoraturash, pas vitit 1995, riprovim i plotë i atyre qe i zotrojnë nga ky vit, por me kushtin e sjelljes së dokumentit zyrtar qe kane mbaruar shkollen tetvjecare dhe ate te mesme! 50 perqind e doktoraturave por dhe diplomimeve universitare nga ky vit, jane me garanci profedionale falls!…Volter,si nje filozof i shquar i ka kerkuar atëherë Frances se tij, të mos prodhonte me shumicë universitarë!…(lexo Volter) kjo nuk do te thote se ai ishte armik i dijes, pasi dihet ishte një nga njerzit më të shquar te Francës! Por ai donte cilësi dhe jo sasi pa cilësi! Aktualisht sot ne kemi shkelur kerkesën e Volter teper rëndë dhe Meziu është tullumbacia e madhe e shpuar tashmë e universiteteve tona që po shfryhet dhe po rrezohet në tokë!Meziut iu shpua tollumbacia e diplomimit,dhe po te zbritet më poshtë ai ka klasen e tetë të shkolles tetvjecare të pambaruar, por të shënuar të mbaruar nga nje manipulim që kontrollohet lehte!…Eshtë një absurd i politikës shqiptare!..

    Reply to this comment
  55. Grava December 22, 20:07

    Degjoni , Ju, djali i Doktor Maksutit! Ke patur nje baba qe i kishte shoket te rralle si burre, si personalitet,si mjek,si luftetar per clirimin nga nazi-fashistet, si human.Me ka operuar nevitin 1958.Dhe mjek , ate burre nuk e harroj kurre!
    Sot, mor i fisem, eshte kohe xhelalesh, dmth zulalesh…

    Reply to this comment
  56. S.p. December 22, 22:01

    Sa gallate, ne kohen e Saliut Tr…, nga Sudja me copa letre, Rapushi me 100$ ne salla koncertesh tek Meziu me 1000 lek ne ball e titull Doktor i Shkencave Bujqesore, ka ardhur verdalle e gjithe Shqiperia ne 23 vjet.
    Te shkrihet Akademia aktuale e Shkencave te Shqiperise dhe te rikrijohet me ata qe i kane dhene shkencave dhe ketij vendi. Firma perfundimtare, “Doktor Shkencash” te jepet ne fund duke kaluar nga kjo akademi dhe jo nga Universitete si ky qe jane pushtuar nga jashtoksor mbas 1992. Ky ish Institut i Larte Bujqesor i Tiranes nga me te njohurit ne kontinent ka rene kaq poshte sa sbehet me. Asnje doktorature e mare pas 1992 te mos njihet pa ju nenshtruar edhe njehere kontrollit nga profesoret me mjeker te ketij universiteti po jane gjalle dhe jo nga ata qe marrin nje pjese te parave te rrugeve te Xhelalit.

    Reply to this comment
  57. lisdushku December 22, 23:51

    Kam 23 vjet qe e quaj hajvan me diplome Berishe katunarin,por sot fale zbulimit te z.Derrasa e vertetova qe diplomen e paska marre me nderhyrjen e Y.Popes si komunist.DR.Y.Popa ka bere edhe te tjera nderhyrje te pafalshme ne lidhje me Berishen.Ke qene shume intransigjent me studentet qytetare z.Ylli Popa,tani ja pe hajrin te perkedhelurit tend Sali malokut,besoj!

    Reply to this comment
  58. MARKO December 23, 00:33

    Koqe kandari, palo doktor.

    Reply to this comment
  59. Raimonda December 23, 09:13

    Me keto lloj diplomash e titujsh eshte mbushur administrate e Saliut. Nga keto dokumeta ka plot neper dosjet e nepunesve, pesrgjegjesat e sektoreve dhe drejtoreve. Duhet nje aksion I pershkallezuar ne gjithe vendin qe te verifikohen diplomat e ketyre. kjo mendoj se duhet te jete “A”-ja nga duhet te filloje puna per pastrimin e administrates, te nxirren jashte strukturave te administrates gjithe keta “te aftet”, qe mbron ajo zyra qe ka ngritur Lulzim Basha dhe te burgosen gjithe mashtruesat qe kane bere keto pislleqe…

    Reply to this comment
  60. helio December 23, 11:16

    @ arioni.. hahahahaha turp eshte,per bese!

    Reply to this comment
  61. mira December 23, 13:16

    e po te jete dhe ky MONSTER pedagog u shofte dheu,per PEDAGOGET, DOTTORET,QE PRANOJNE TE JENE SHOKET E TIJE .TURP TURP I madh,per qeverisjen e kryepsikopatit qe na e ktheu vendin 100 vjet prapa.

    Reply to this comment
  62. Muhamed Tabaku April 9, 10:08

    Mund te theme me plot bindje se sot nuk ka shkollim edhe per faktin se nuk duhet me shkolla pasi nuk ke se cfare te drejtosh. Mjafton te jeshe mashtrues qe te bleshe nje mall e ta sheshesh me shtrejte dhe behesh i pasur pasi veprimtari prodhuese qe kerkon kulture dhe arsimim ne shqiperi nuk ka. Rrofte klasa politike qe kemi qe injorantet na i beri te ditur e te pare dhe mashtruesit e mafiozet qeveritare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*