Paloka: Kreu i OSHEE-së në Lushnje vjedh energjinë

November 25, 2014 12:06

Paloka: Kreu i OSHEE-së në Lushnje vjedh energjinë

Edi Paloka thotë se drejtori i OSHEE në Lushnje nuk paguan energjinë elektrike.

Sipas tij, kjo tregon se kush është duke i mbrojtur abuzuesit.

Edi Rama ka caktuar në krye të operatorit shqiptar të energjisë hajdutë, përfitues dhe abuzues me pasurinë publike.

Edi Rama nuk krijon asnjë vend pune për të varfërit që të kenë mundësi të shlyejnë pagesat e energjisë, dhe nuk jep asnjë alternativë tjetër vec burgut, ndërkohë që në krye të OSHEE ka caktuar njerëz që vjedhin vetë energjinë.

Drejtori i OSHEE-së së Edi Ramës në Lushnjë ka favorizuar biznesin e tij, duke mos i paguar faturat e energjisë. Ky drejtor i Edi Ramës ka vjedhur të paktën 1 milionë e 600 mijë lekë. Ja ku është këtu fatura, që e nxjerr atë debitor.

Cfarë ka ndodhur me drejtorin e Ramës. A është ai sot në burg, si dhjetra e qindra hallexhinj që nuk e paguajnë dot energjinë se nuk kanë bukë të hanë, sepse qeveria nuk ka hapur asnjë vend pune por ka mbyllur me mijëra?

Jo nuk është në burg, është drejtor, është numri një i Energjisë për Lushnjën.

Ky është modeli i Edi Ramës. Mbush burgun me të pamundur që nuk kanë njohje dhe s’kanë mundësi të paguajnë se nuk ushqejnë dot fëmijët, dhe shpërblen e bën shef të Energjisë, një hajdut, vetëm pse është miku i tij”, tha Paloka në një konferencë shtypi.

Sipas tij, ky rast tregon se kush i mbron hajdutët e energjisë.

“Ky nuk është rasti i vetëm. Hajdutëria është mënyra se si qeveriset e si menaxhohet energjia në vend.

Problemi më i madh me energjinë sot, është vjedhja që bëjnë njerëzit e Edi Ramës.

Humbjet më të mëdha vijnë nga korrupsioni qeveritar dhe favoret klienteliste me energjinë, ku vetëm me një tender vidhen 7 milionë euro.

Gropën më të madhe sistemit ia krijoi vetë Edi Rama me skandalin korruptiv të CEZ, duke i dhuruar kompanisë 600 milionë euro fatura ta pashlyera të njohura nga ajo vetë. Para që po u merren shqiptarëve me kërbacin e policisë dhe me burg.

Partia Demokratike  dënon me forcë  standartin e dyfishtë të Edi Ramës dhe pabarazinë para ligjit. Qytetarët e varfër e të pamundur i fut në qeli, hajdutët e mëdhenj të energjisë i bën drejtorë“, tha Paloka.

November 25, 2014 12:06
Komento

3 Komente

  1. Abi November 25, 15:07

    Edi me apo Edi (Pa)loqe??? Pijanec ordiner, kellire e Sali qoftelargut.

    Reply to this comment
  2. MERIMANGA E KUQE November 25, 20:03

    O RROTE JE I VONUAR

    Reply to this comment
  3. orienti November 26, 11:27

    …nuk ka asgje te keqe qe Paloka merret me rastin,por ta denoncoje ne org kopetente..kjo do ishte me demokratike..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*