Edi Rama dhe PS, dashuri me shikim të parë apo martesë e detyruar?

Bedri Islami March 19, 2016 00:02

Edi Rama dhe PS, dashuri me shikim të parë apo martesë e detyruar?

Që Edi Rama, shumë vite më parë, atëherë kur njerëzit ndanin idetë e tyre të politikës, as që e kishte menduar se një ditë do të ndodhej pjesë e PS-së fillimisht, e më pas kreu i saj i padiskutueshëm, kjo është që diçka që dihet nga të gjithë tashmë. Jeta e tij politike nuk ka qenë e lidhur me një strukturë të së majtës, megjithëse idetë e tij, në dukje radikale, kanë qenë afër të së majtës, pa e ditur nëse do i ngjanin ideve laburiste angleze apo një socialdemokracie franceze.

Fillimisht ai u bë ministër i së majtës, një rast pikëllimi e solli atë në një vëmendje që kishte munguar drejt tij dhe, pasionant si pak kush, ai e mori mbi vete të drejtën për të qenë ndryshe nga kolegët e tij. Ndryshe nga gjithçka. Ishte ndoshta i vetmi ministër i një qeverie socialiste që nuk ishte anëtar i saj dhe, në vitet e para as nuk e mendonte se mund të ishte. Ishte ndryshe nga ministrat e tjerë, por edhe nga figurat e tjera të së majtës që nga veshja, aspak e zakontë për postet ministrore, statura që po krijonte përmes një imazhi të ri të njeriut që mund të ishte pjesë e qeverisjes, por që nuk kishte asnjë sens partiak në paraqitjen e tij. I sajdisur nga personazhet më të rëndësishme të forcës politike që i dha postin ministror, ai u bë pjesë e lojës së dyfishtë: Të atyre që përmes tij kërkonin ringjalljen e ndjenjës së të bukurës tek të rinjtë duke e mishëruar përmes Ramës në partinë e tyre, e nga ana tjetër, të vetë Ramës, që përmes tyre të shkonte drejt një posti të ri, po ashtu politik e administrativ njëkohësisht, të kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Tiranës. Tre herë radhazi, me një lehtësi të çuditshme, por jo të papritur, ai rrëzoi kundërshtarët e tij, edhe kur partia e tyre ishte në qeverisje, edhe kur ishte në opozitë, dhe tri herë kishte përballë figura të njohura, themeltare të PD-së, ministra dhe polemistë të dalluar: Ai e mori Bashkinë duke mundur Mustafajn, më i denji mes tyre që i dolën ballas, pastaj Ngjelën, më i shquari në polemikën e tij, dhe në fund, Olldashin, të cilin, një figurë kontraverse e thellësisht mafioze si Fazlliç, e futi në lojë në vendin e Bashës, vetëm për të humbur.

Megjithatë Rama, edhe pse kishte pas vetes të gjitha forcat e së majtës, nuk mendonte të bëhej pjesë politike e saj. Kishte qenë në thellësinë e saj, por nuk lagej nga breshëri i politikës. Jetonte në ishullin e tij të pushtetit, duke menduar tokat e qëndrueshme të mëvonshme. Ishte bërë idhulli i socialistëve, sidomos të Tiranës, pa qenë njëri prej tyre. Po bëhej idhulli i të gjithë socialistëve, pa menduar se pas tij qëndronin shumë struktura partiake, të cilat, edhe pse kishin një lider, Nanon, ndjenin më shumë për tjetrin, që, edhe pse nuk ishte de jure i tyre, ishte de fakto.

Pra, nuk ishte dashuri me shikimin e parë. Edi Rama e njohu thellësisht forcën që më pas do i bëhej lider, por e njihte pa qenë brenda saj. Nëse zakonisht thonë për diçka që është brenda një zhvillimi se, e di luga se çfarë ka vekshi, Edi Rama nuk pranonte asaj kohe të ishte as luga e as vekshi. Partia e fuqishme, me një elektorat të qëndrueshëm, por që nuk kishte qenë aq entuziste ndaj të tjerëve, po bëhej entuziste për atë, që në fakt, deri asaj kohe nuk kishte qenë entuziast për vetë këtë forcë politike. Edi Rama, megjithëse njeri i pasioneve, nuk u bë pasionant nga takimi i parë me staturën politike që më pas do i bëhej personifikimi i saj, por edhe krejt i huaj nuk qëndroi ndaj saj. Ai, si duket, zgjodhi rrugën e depërtimit përmes figurës, një pune që dukej se do të ishte e pazakontë dhe që, më shumë se sa vetë fjalët e tij, do të tundonin socialistët për ta patur atë diku, mes tyre, por ishte tepër shpejt për të qenë lideri i padiskutueshëm, si është sot.

Vizioni i socialistëve nuk ishte si kënga e sirenave për një njeri që fillimisht kishte aspiruar djathtas, tepër djathtas, ndoshta më radikali i atyre që do të shfaqeshin më pas si radikalë, idhtar i një pastrimi të menjëhershëm të politikës, të një pastrimi pa dhimbje, dhe nga kjo, më shumë se socialistët, u ndjenë të rrezikuar pikërisht ata që më pas do të shfaqeshin si më të djathtët e të djathtëve, por që në fakt do të ishte një makutëri bashibozuke e pashembullt, që e prishën çdo gjë në këtë ëndërr demokracie.

E djathta e Edi Ramës, si duket kishte qenë vrulli i parë i një mendimi politik, që kishte njohur më herët se të tjerët boshllëkun e një sistemi në kalbëzim, dhe që përmes refleksioneve, diçka e re, megjithëse të vonshme, ishin diç më e re, tërheqëse, ndjellëse dhe rebeluese. Por, jo përtej saj.

Nuk është ky rasti i parë që e majta është tërheqëse për pasionantë të së djathtës, të cilët, dhe kjo është e domosdoshme, janë shumë më të kulturuar se ata që i rrethojnë në vetë të djathtën. Fransua Miteran është njëri prej tyre. Presidenti më i kulturuar francez, njeriu që mposhti edhe mitin e De Golit dhe që e bëri emrin e tij simbol të Francës , ia arriti kësaj duke u nisur nga e djathta, nga rezistenca franceze, nga miklimi i qeverisë së Vishisë, por edhe nga këmbëngulja për të mos qenë pjesë e një kabineti golian, ku ai nuk do të ishte në rradhën e parë të violinave qeverisëse. De Goli nuk ia harroi kurrë këtë, ai nuk e harroi njeriun që ishte paraqitur më radikal dhe më nacionalist se ai vetë, që me ftohtësinë goliane e kishte larguar nga rradhët, pa e ditur se haku do i merrej shumë shpejt. Kjo ndodhi edhe me Ramën. I larguar nga pushteti i Berishës, ai u tërhoq për disa kohë në botën e tij, gjysmë boheme, gjysmë filozofike, për të hedhur tej pushtetin e Berishës, por me dallimin e vetëm se Berisha nuk kishte asnjë copë të petkut të De Golit.

Rama erdhi po kështu në Partinë Socialiste, por, ndërsa rruga ishte e përbashkët me mitin e socialistëve francezë, kishte edhe ndryshime në rrethin që e mbështillte. Intelektualët më të shquar të Francës u bënë krahët e Miteranit, përmes së cilëve dhe me të cilët, për 14 vite radhazi, herë me qeveri të majta, herë me qeveri të djathta ai mbetej sfinksi i presidencës, që, sa ishte mistik, aq ishte edhe i pranishëm.

Rama, pasi e kaloi fazën e asaj që mund të quhej dashuri me shikimin e parë në partinë që drejton, gjërat,si duket, i mendoi më qetë se sa pasionantët politikë, megjithëse pasionant si njeri. Ai iu drejtua strukturës politike në një kohë kur asaj kishin filluar t’i merreshin këmbët, dhe kur dualizmi mes tij dhe zotit Nano, njeriut që po rrëshqiste nga adhurimi në humbjen e vëmendjes, ishte krejt i afërt. Edi Rama ishte i mirëpritur nga socialistët, kreu i tyre i asaj kohe i tha ‘mirëseerdhe’, megjithëse ndjehej ironia dhe pendimi përse e kishte sjellë në qeveri dhe i kishte dhënë bashkinë, që në fund e mori vetë. Ai ishte i mirëpritur, pasi zenithi i tij politik ishte në ngjitje ende, ai nuk kishte arritur kulmin dhe socialistët, ndoshta me naivitet menduan se zenithi i tij do të ishte edhe zenithi i tyre.

Socialistët nuk u dashuruan me shikim të parë me Edi Ramën, ashtu si ai nuk ishte dashuruar me ta në pamjen e parë. Por, më tej, të dyja palët e ndjenë domosdoshmërinë e njësimit, besimi shkoi nga të rinjtë drejt më të vjetërve, deri sa nuk dihej se ku ishte vija që i kishte ndarë disa kohë më parë.

Ata që mendojnë se Rama është njëkohësisht, kryetar i partisë dhe militant i saj, ata janë të gabuar. Ai është pika e referimit të tyre, pika më e lartë, është pa asnjë dyshim figura e tashme më frymëzuese që kanë dhe që kanë patur deri tani, por, mos i gënjejë mendja, ai nuk do të jetë edhe më pas aty, militant, i përbashkët, njeriu që do i vërë shpatullat kur ajo të anohet sado pak. Edi Rama mund të jetë lideri i shkëlqyer, dhe është në disa përmasa, por nuk është mbështetësi i shkëlqyer. Ai u dha frymëzim socialistëve, dhe, duhet thënë, vazhdon t’u japë, përmes tij njerëzit janë gjithnjë e më tej pjesë e frymëzimit socialist, dhe përtej saj, ai i dha një frymëmarrje të re, e cila, megjithëse mbështillet me idenë e laburizmit britanik, nuk është asgjë tjetër, veçse perceptimi i tij për një të majtë, që ende nuk është e majtë si duhet dhe, njëkohësisht nuk është as e qendrës së majtë. Më shumë se sa një parti politike strikte, organizative, më shumë një piramidë politike, se sa një lirshmëri politike, Rama, në mendimin e tij ka idenë, dhe jam i bindur për këtë, për krijimin e një lëvizjeje politike, rilindase apo jo, me tipare sipas përcaktimit të tij. Ai kërkon më shumë një parti parlamentare, ku partia tradicionale të shërbejë pikërisht për këtë të parën, partinë parlamentare.

Pra, ndërlidhja mes tij dhe socialistëve, duke mos qenë një dashuri me shikimin e parë, nuk është njëkohësisht as një martesë e sforcuar.

Ajo është një gjetje politike me dy anë. Ana e shumicës dëshironte dhe vuante të kishte një lider karizmatik dhe kur e gjeti atë, Ramën, e bëri pjesë e tij, duke e ndjekur atë, herë pas here me atë skajimin që ka një bazë militante. Ramës iu donte një shumësi politike, strukturat e së cilës nuk i kishte ngritur vetë, por i duhej që të bënte reale idetë dhe vizionet që ai kishte për politikën e për shtetin, dhe që, përmes saj, të bënte të prekshme një ëndërr të vjetër, të ishte pjesë e historisë. Pikë për pikë si Fransua Miteran në pikun e shkëlqimit të tij.

Socialistët kanë sot liderin më intelektual që kanë pasur në periudhën pas pluraliste. E kanë gjetur atë dhe ai i ka gjetur ata. Në këtë dashuri në kohën e qeverisjes, asnjë lëvizje blushiane, edhe pse aspiron për më shumë, duke manipuluar me pjesë të vogla të së vërtetës, nuk ia heq dot shkëmbin ku e kanë vendosur fillimisht dhe ku është ngjitur më pas. Lëvizja e Blushit për ndryshim politik, që rastësisht apo jo, koinçidon me botimin e ndonjë libri të ri nga ai, është vetëm zhurma e mullirit, ndërsa mokrrat bluajnë grurë. Nuk është zhurma ajo që bën shtetin, dhe, kur dikush tjetër, cilido qoftë ai, aq më shumë lideri yt, përmes një mundimi sizifian, kërkon të ringrejë atë që është shembur, shtetin pra, nuk është gjë e dobishme të ulërish.

Të jemi të sinqertë. Ajo që i mungon Ramës është forca për të ndëshkuar të keqen, por nëse kërkon të ndëshkojë mendimin ndryshe brenda vetes, ai nuk do të jetë njeriu i konceptit laburist për parinë, por, edhe më tej se kaq, nuk do të jetë njeriu që sillte vetë mendimin e qëndrimin ndryshe në forcën politike që drejton dhe, jo rastësisht, e pranuan si lider, pikërisht për ndryshimin që kërkoi. Mosndëshkimi i së keqes nga Rama, brenda shtetit, është dobësia e tij, dhe këtë e ndjejnë socialistët që duke e ditur se mes tyre dhe Ramës ka një kontratë politike, e shpërpjestuar në progresion gjeometrik edhe tek të tjerët, mosplotësimi i saj do të jetë shprishja e proporcionit të dashurisë mes liderit dhe masës.

Pas Fan Nolit, duam apo nuk duam, Rama është drejtuesi më intelektual që kemi pasur e vazhdojmë të kemi, por jo më pragmatisti, jo më i sakti dhe më i vendosur në mbajtjen e fjalës së dhënë.

Por kjo është një temë e së ardhmes.

Sot, e shtunë, është dita kur dashje pa dashje, socialistët verifikojnë edhe një herë kontratën e tyre, një kontratë që është bërë pjesë edhe e të tjerëve, njerëzve të zakonshëm, jashtë rrjedhave të politikës aktive.

Është një kontratë, e cila e ka të shkruar pjesën themelore të saj, por që shumë lehtësisht mund të kthehet në diçka të re.

Në cilën?

Nëse marrëdhënia mes Ramës dhe socialistëve nuk është as dashuri me shikimin e parë dhe as martesë e detyruar, ajo lehtësisht mund të jetë një marrëdhënie e qëndrueshme, jashtë statuseve partiake, por që mund të përcjellë njëkohshëm, edhe vizionin e Ramës dhe ëndrrën e një shumësie njerëzore që, duke aspiruar për ndryshimin e domosdoshëm, aspiron njëkohësisht edhe për ringritjen e një vendi që askush nuk do e kishte shkatërruar më keq, se sa e shkatërruan politikanët shqiptarë. Socialistët, sot për sot, ndoshta edhe për shumë vite, nuk mund të kenë, brenda strukturës së tyre, një lider më të fuqishëm, se sa zoti Rama. Këtë, më mirë se kushdo e di Ben Blushi, ndaj edhe e ka shpallur luftën e tij, duke synuar të ketë ndeshje me majat, megjithëse vetë nuk është majë e askujt. E ndoshta, as mashë e askujt.

Do të ndodhë kjo?

Lidhjet e mëdha, ato të fshehura brenda vetes dhe pjesë e pashmangshme e jetës, nuk shfaqen rastësisht. Këtë unë e di mirë dhe këto ditë e pranova edhe një herë se lidhjet e mëdha janë ato që lëvizin gjithçka. Edhe të pamundurën, nëse duam ta bëjmë këtë.

Bedri Islami March 19, 2016 00:02
Komento

29 Komente

  1. kris 1 March 19, 03:15

    paska ardhur shpejt pranvera ne Gjermani dhe flladi i saj e ka bere Bedriun te beje hartime per psikopatin e rilindjes.Te heqesh nje paralele midis Miteranit dhe Ram Shejtanit do te thote qe te vleresosh. njesoj pellumbin me larasken

    Reply to this comment
    • 666 March 19, 11:09

      Te krahasosh edin me nolin eshte turp qe vetem trapa si bedriu mund ta bejne.te thuash intelektual si noli tregon qe bedriu nuk di gje tjeter vec me lepi. Sa per edin dihet qe ishte martese me detyrim dhe nga ato qe vazhdon te jete me detyrim, ndryshe edi skishte pse i shtynte zgjedhjet disa here

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati March 20, 00:36

      Jo more Bedro .

      Rana ishte nje anarkistqe nuk i pelqente azgje dhe sidomos ishte kundrr te majtes sepse ishte nje deficent qe pelqente vetja per sharlatanizmat e tij

      Rama u be me PS nga Nano sepse Nano mblidhte reth vetes gjith kauret

      Ndaj Rama nuk ka azgje te perbashket me PS dhe nga ana tjeter ai po e shksteron PS me pa aftesine tij skandaloze ne cdo aspekt

      Rama do mbahet mend se ngriti ne piedestal njeriun e pa-afte , kriminal dhe kaur

      Ato gjasme reforma qe ben ky sharlatan nuk kane azgje te perbashket me zgjidhjen reale te problemeve qe ka vendi
      Por hane reforma qe ky i ben per te perjetesuar pushtetin e tij kriminal dhe te koruptuar
      Dhe qe fatkeqsua esht se ky oalaco qe e ka mbush parlamentin me kriminele dhe qeverine me adoleshente koke-qype , ka fituar edhe perkrahjen e administrates amerikane , sepse pranoi menjehere ata teroristet muxhahedine

      Reply to this comment
  2. SH.KOLONJA March 19, 07:31

    Nese Beni djali i Kiços prej Blushi me harimet e shkrimet e tij ‘duke share’ ja ngre ndoshta edhe me shume se i takon vlerat Rames,Ti o shoku Bedri me kete HARTIM duke e krahesuar Ramen me Çuròillin ,Rusveltin e Musolinin Miteranin po e ben QESHARAK.Si duket 25 vjet nuk e njeh realitetin e tragjedine e ish Shqiperise kthyer ne Bathore pa shtet e me 100 PARTI-NJERI-BAGETI!(Arsyet i di vetem ti)

    Reply to this comment
    • Kariz Matik March 21, 11:39

      Po puna e konfliktit mes Rames dhe Blushit ishte loja per te shperqendruar opinionin publik nga ceshtjet e aktualitetit.

      Me nje gur vrasim dy zogj! Edhe Rames ja shtojme popullaritetin, por edhe Blushit i japim rendesine e duhur si politikan. Eshte apo jo kjo taktitke ramo-blushiste per te forcuar sa me shume unitetin rreth partise me qellim fitimin e zgjedhjeve te radhes, kete do ta vertetoje koha. Une personalisht jam kurreshtar te di se si do te perfundoje “dueli” mes tyre, per te percaktuar perfundimisht nese PS-ja do te mbese ajo qe ka qene, pra PPSH (nga praktikat krahasohet me partine “Die LINKE” ne Gjermani, dhe jo me “SPD” qe kerkonte te trumpetonte gjoja me te madhe ne kongres), apo do te beje hapa perpara drejt demokratizimit te metejshem te saj.

      Reply to this comment
  3. Lili March 19, 07:52

    Edi rama Erdhi ne politik nga Franca!…
    Sikur berisha,sikur thaci…
    Shume sherr po i shohim ketyre made in France apo jo?

    Reply to this comment
  4. info analitike March 19, 08:10

    Qenke lodhur o Bedri per ta bere me zor Ramen te majte. Mbete militant tejet i njeanshem dhe fatkeqesisht i pakorrigjueshem. Rama eshte despot e diktator e perdor te njejten propagande te enverit por kjo nuk e ben ate te majte por antidemokratik dhe ekstremist. Vete politikat dhe aksionet qe ndermerr nuk kane asgje me platformat e majta, perkundrazi ato i ngjajne me shume nje te djathte te eger. Qershija mbi torte eshte fakti se nje anarkik qe percmon ligje e rregulla ben propagande me thirrjen “po bej shtet”. Personazh i persosur i nje teatri absurd.

    Reply to this comment
  5. andromeda March 19, 09:04

    Ideali i tij për të lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë e ka udhëhequr Ramën të bëjë flirte ,aleanca dhe kompromise politike gjatë gjithë karrierës së tij. Fatkeqësisht, përtej këtij ideali ai është një njeri mediokër në të gjitha kuptimet. Ndaj i padobishëm për të drejtuar një vend aq problematik sa Shqipëria. Unë s’di ta etiketoj polin e Ramës sepse ai lëviz sa majtas djathtas pa një pozicion të mirë përcaktuar.

    Reply to this comment
  6. lori March 19, 09:11

    Me pelqen shtjellimi qei bene figures se E.Rames ,ose siç duhet te quhej (njeri nga pardesybadhet e pas 90).Ndoshta gabon me vetedije kur kerkon ta paralelizosh me te madhin F.Miteran qe i dha hop jo vetem te majtes por edhe gjithe Frances duke u bere keshtu lideri me jetgjate qe ka patur ndonjehere Franca.Ndashta kur e paralelizon me Miteranin ke parasysh “arogancen ” e tij,por jam i mendimit qe E.Rama me shume i ngjan M.Rokard-it se sa figures se siperpermendur e ma merr mendja qe duhet te kesh lexuar per te!E.Rama nuk eshte njeri i se majtes e per pasoje ndaj edhe gabon per kete elektorat pasi nuk ndjen asgje per te ne veçanti.Ai ka bere me te majten nje martese te detyrur duke pikasur e psikologjisur qe kjo e majte eshte mo toleruese e me vizionare per ecurine e vendit se sa partite e tjera ndaj edhe ka bere leshimin e radhes!Mençuria e E.Rames te ishte perputhur me idealizmin e te majtes do kishte bere çudira ne ate vend ose me mire te themi qe nuk do kishim me Salinj neper kembe e kriminela te tjere qe pasi e shkerdhyen keqazi kete vend tani e kane nxjerre ne pazar per ta shitur!Ndoshta kur e krahason kete personalitet me Nolin apo me Miteranin ke aresye te tjera qe mund ti shtjellosh ne nje kohe tjeter dhe mire bene duke i lene ti nenkuptoje lexuesi,e nese kjo qendron ,ta miratoj!

    Reply to this comment
    • Xhaketa March 19, 11:19

      Kjo jo vetem eshte martese me detyrim por madje eshte nga ato ku vazhdohet dhe imponohet dashuria, diku shkembyer interesa per “dashuri” , duke vene ushtare te tij pa lidhje me te majten ne ps, si g99 apo ca ku… qe i ka gjet rrugeve por jo te e majta, duke futur te forte ne ps per te mbajtur pika strategjike per te mbajtur ps me te forte, duke perdorur ku.va si autori per te imponuar dashurine ndaj kryetarit pasi askush te e majta nuk e do me ate si kryetar por vetem pranojne per ndonje vend pune

      Reply to this comment
  7. Arkimedi March 19, 09:16

    Pergezime Z. Islami. Si gjithmone shume i sakte dhe shume i drejte ne vleresimin e gjerave qe preokupojen vendin,qe po vuan keto 25 vjetet e fundit.

    Reply to this comment
  8. Mark uk March 19, 09:30

    Ksaj i thon:Ka hip qeni ne gardh.

    Reply to this comment
  9. Qytetar March 19, 09:34

    Rama dhe PS eshte Martese e Imponuar. Nga ai/ajo qe urdheroi Fatos Nanon ne 1997 ta sillte nga Parisi ( ashtu si tha Fatosi, por jo me vullnetin e tij ) e ta gradonte direkt fillimisht Minister, pastaj Kryebashkiak e sot Kryetar te PS e Kryeminister. Po kjo Skeme e ajo Dore, ashtu si zevendesoi Nanon me Ramen do zevendesoje neser Ramen me Veline. Ne se ai/ajo Dore do jetoje der atehere.

    Reply to this comment
  10. Vladimir March 19, 10:04

    Jam i zhgenjyer nga Rama kryeminister, prisja shume prej tij, veçanerisht per “çarmatosjen” e te forteve qe si bandite te paskrupullt pushtuan, poshteruan, dhunuan e vrane shqiptaret.
    Por gota nuk eshte vetem gjysem bosh, duhet pare edhe gjysma plot dhe ndoshta Bedriu ka te drejte. Analize interesante.

    Reply to this comment
  11. BLACK SWAN March 19, 10:19

    NDIHMOJENI BEDRI ISLAMIN !
    DIKUSH TI THOTE QE NUK ESHTE ME TE ZERI I POPULLIT !
    DIKUSH TI THOTE QE ESHTE BER LOLO ,ME KEQ SE ATEHER KUR SHKRUANTE PER KOMITETIN QENDROR .

    HARITON DUA HARITON
    TA MBYLLI INTERNETIN !!

    Reply to this comment
  12. shpatar March 19, 11:13

    Shkrimi dhe komentet une i quaj leksjone .Nga qe jemi te pompuat me fjalime premtuese ,vepra politike kundra njeres e tjetres ,arrijme te pranojme:Ky apo ai ishin ballista u bene demokrat ,ishin te PPSH u bene te majte socjalist te tjeret gjeten rrugen e shartimit e keshtu kenaqemi se ka ide pluraliste .
    Ne fakte ,po ti referihemi se si jane zhvilluar ideologjite ,kuptojme se ato kane vuajtur nga filozofia shkencore gjate gjithe koherve ne Shqiperi .Ne asnjehere nuk jemi ngritur politikishte .Rrymat kane depertuar nga influencat e jashtme .Shume intelektual qe studiuan jashte ,biznesmen e perfaqsues shteteror i sodhen ne Shqiperi si receta te botes perendimore .E kunderta verteton ne praktike se ideologjite kane sherbyer vetem per te mar pushtetin e jo per te cfaqur vlerat e tyre . Keshtu kane vepruar te gjithe , duke dale ne pahe ne planin politike ,lufta e brylave per te marre pushtetin.
    Qe nga pas I .Qemalit e deri me sot perplasjet politike kane synuar pushtetin e jo vlerat e pluralizmit .
    Ne kohen e Zogut linden ideologjite pluraliste por nuk paten fryme te ngriheshin ne sistem .Hoxha i mbylli te gjitha shtigjet sa i zhduku dhe ato pak qe egzistonin. Mbas 91 per cudi mbin si kerpudhat .U duk qarte se laboratori prodhoje fidane qe rriteshin me shpejtesi .U fole dhe sterflitet per pluralizmin por geni shqiptare po e tregon se kush eshte ne fakte .Brryla e jo ideologji per te hypur ne pushtet .
    Kjo semundje ,duke e perjashtuar faktorin e jashtem qe shpesh here eshte percaktues per ne ,eshte cfaqur tek te gjithe .Keshtu beri Zogu dhe kundershtaret e tij. Hoxha per tja lene pushtetin Ramizit ,Saliu ,Nano,Meta e shume te tjere qe hidheshin nga nje krahe ne tjetrin e Rama qe per Bedriun qenka me i sakti .
    Ky leksjon, me doza te medhaja furcash, nuk mund te kete vlera per faktin se nyja me e koklavitur ka qene qendrimi parimor mbi idoelogjite .Te Djathtet u vete quajten demokrat ku perfaqsonin “krahun perparimtar pro Perendimor ” ,te Majtet e sotcem nuk ngjajne fare mbasi PPsh edhe pse vetequhej me ide te majta nuk arriti ta perfaqsoje ate .Sot te majtet nuk mbajten azgje nga anet pozitive te se shkuares .Te tjeret jane perzjerje rrymash pa koncept pragmatist qe mbijetojne ne hapsirat qe dha shpallja e pluralizmit alla shqiptarshe .
    Keto tema jane vetem leksjone se si duhet te ishim por Saliu mbetet nje malok qe do te sundoje mbi te tjeret .Rama -Meta kane dhe ata te njejtin qellim ndoshta me te zbutur sic pame dhe tek Nano .Ketu Bedriu ka te drejte. Rama eshte me intelektual se Saliu e Meta por jo me shume se Nano.

    Reply to this comment
  13. N.VJOSA March 19, 12:24

    Jo @BLACK,
    Bedriu nuk eshte bërë Lolo…
    Ashtu duhet luajtur pjesa….
    Bedriu yne eshte Bedri me bojna…
    Lum ata qe e njohin dhe mjerë ata qe se njohin…
    Ndoshta kjo vlen dhe DITA-n…

    Reply to this comment
    • Tartufi March 19, 16:56

      Bedriu nuk eshte [ lolo] por eshte nje plehanov i mbeturines se te kaluares dylberike,qe di vetem te beje
      elozhe per krietarin. Lum ai shqiptar,qe i le trapin ti lexoje
      shkrimet e ketij zheleznoje.

      Reply to this comment
  14. Artan March 19, 15:30

    Me gjeni dy shqipetare qe mblidhen dhe nuk shajne . Une gjithmone kam pyetur veten si ka mundesi qe impulsi pare I shqipetareve eshte sharja e gjithkujt, por sidomos e atyre qe perpiqen te ndryshojne. Nese autori do shkruante nje artikull kritik per ramen, prape do e shanti, autorin bashke me Ramen. Artikulli ketu ka te dhena, ka analize dhe interpretim. Nese ka te dhena gabim hajde ti ndreqim. Nese keto te dhena jane te drejta dhe konsekuenca e fakteve e tille, aman mos shani. Dhe nje fakt qe eshte rrjedhoje e aftesive te shqipetareve per te share -te gjithe njerezit qe ne kete vend kane dashur te ndryshojne I kemi degdisur jashte, future neper burgje dhe shkaterruar. prandaj, ju sharamane te medhenje tju rroje Berisha se keto lloje meritojme.

    Reply to this comment
  15. DRENICA E KUQE March 19, 16:36

    Te gjithe shqiptaret ne trojet e tyre etnike dhe jashte tyre, duhet te dashurohen ne shikim te pare me Shqiperine, duhet te martohen e te lindin me Shqiperine e per Shqiperine, sepse vetem duke qene te tille i plasim thi e qen, “miq” e armiq!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  16. Socialisti bythpambuk March 20, 04:18

    Turp per gazeten DITA qe boton shkrime te tilla si ky i servilit Islami .

    Reply to this comment
  17. s.h. March 20, 21:03

    Te vjen ndot te futesh ne diskutime me keta fare njerezish qe me shume shajne , se sa bejne analize ; Mgjth. mendoj se analiza e B.Islamit eshte e ceket dhe aspak realiste e konkrete ; teorite nga e majta apo e djathta , apo analogjia me F. Miteranin , jane gjithashtu, krejt jashte realitetit ; per te mos u zgjatur sepse nuk mjafton vendi , une do theksoja se analizes se B.Islamit i mungojne dy kryesore : e para , ndikimi qw pati ne ngritjen e E.Rames dueli Nano , Meta ; e dyta -pjesa me e madhe e shtreses gri , pretendonin apo prisnin qe E. Rama te krijonte partine e tij ; Rama me shume zgjuarsi dhe largpamesi zgjodhi te futej ne PS dhe ne duelin Nano – Meta , qendroi me shume asnjanjes ; ai ndryshe nga Blushi sot , qe u kujtua te kandidoj per kryetar te PS , ne nje moment krejt te paperpshtashem, ne kongresin e PS ku Nano perzuri Meten , vendosi kandidaturen e tij dhe mori nje grusht me vota, packa se ne komitetet drejtuese te PS ne rrethe, shpesh nuk e pranonin te futej …B.Islami harron te permend nje fakt domethenes : edhe ne fushaten e zgjedhjeve 2005 , ku I.Meta hyri me partine e tij , fushate e humbur per kapadajllekun e Nanos, E.Rama , si pjese e PS , nguli kembe deri ne fund per pajtimin Nano – Meta …Me pas , fusha ishte e hapur per E. Ramen…Mejdani perballe E. Rames ishte gare sa per te lar gojen nga ku i fundit ….

    Reply to this comment
  18. enter"" March 20, 22:10

    Nje njeri me kulture si Rama, i pjekur ne Paris, nuk mund te gjente vend ne organizaten kriminele te ashtuquajtur Parti Demokratike, keshtu qe mos derdellisni lart e poshte.

    Problemi me ju qe jeni kunder Rames eshte i thjeshte. Eshte gani shqiptar, qe ju nuk doni nje njeri te jete me i mire se ju, aq me teper kur ai njeri ben me shume sesa ju.

    Reply to this comment
  19. Kariz Matik March 21, 11:11

    Elozhet dhe bishtkrehjet e teprura qe “sanco-pancua” i partise i ka bere donkishotit, perkrah frazeollogjive te mirenjohura dhe standarte, permban edhe shume krahasime dhe superlativa nga me qesharaket. Per anen komike te saj, dhe dhe jo per vertetesine e atyre qe shkruhen, ky shkrim meriton te vleresohet maksimalisht me nje note kaluese.

    Reply to this comment
  20. tomorro dr. March 21, 13:07

    Jo. Nuke kalon, por ngelet ne Klas..ata qe negein ne klase bejn plane djallzore qysh me u ngjite me cdo lusht, me cdo mjet

    Reply to this comment
  21. luani March 21, 23:49

    Me vjen te qesh nga te gjithe keto komente qe vetem komente nuk jane.Se nuk mund te quhen fyerjet komente kjo tregon nivelin e ulet qe kane ata qe nuk dine te argumentojne pse e kundershtojne artikullshkruesin.Z.Bedri me analizen e tij te rrafinuar dhe te drejte e di shume mire qe nje lider si E.Rama nuk mund te kete popullaritet kur fut ne burg pse vjedh, grabit,kultivon droge,nuk respekton ligjin, vret , etj, etj por kjo eshte baza e themeli e nje shteti
    qe deri tani nuk ka funksionuar.E keqja e shqiptarit eshte padurimi qe enderron ti kete te gjitha por mundesisht shpejt me buton dhe duke patur parasysh edhe faktin qe per 25 vjet vendi yne ka qene nje rrumpalle e qeverisur si mos me keq pasojat e ndryshimit do te kalojne me dhimbje! Mendoj se do te vije nje dite dhe Rama do te kujtohet per guximin dhe kurajon qe pati per te filluar nga e para ndertimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar deri me dje i vjedhur nga bandat antishqiptare.Duhet kohe se infeksinoni eshte teper seroiz, pastaj te qeverisesh ne vendin tone ku te gjithe jane politikane e ben akoma me shume interesante vazhdumimin e kesaj endrreje qe une besoj.Tung!

    Reply to this comment
  22. Xhavit Mani March 22, 13:07

    Mos i beni ditirambe Edi Rames se tash e ka kuptu gjithe mileti se asht nje monster i pashoq qe s’di me ba asgja vec me u zgerdhi dhe ban batuta-gallate, nje plehre s’do as fmine e vete dhe ka cmend nje grua, ju thoni se c’e lidh me PS-ne asgja s’e lidh por e mor zvarre Ilir Monika-edhe ky kryemonster dhe e lane si kukull kryminister dhe gjoja sikur asht dhe kryetar i PS-se, por jo te PS-se reale por te nje grupi pdrastesh rreth tij e eunukesh paidentitet si Taulant Balla nga Librazhdi, Pandi Majkua-debili, Bashkim Fino liliputi qe vodhi dynjane nje i njorant i papune ne Gjirokaster dhe nje duzine laviresh qe i ka ba drejtoresha e ministre dhe kaq, nje monster i paperseriteshem….

    Reply to this comment
  23. ronin March 23, 11:49

    Reportazh tvsh ne emisionin hapesire e blerte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*